“Air Albania Stadium” mirëpret finalen e “Conference League” në vitin 2022!

3 Dhjetor 2020, 15:33Sport TEMA

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është mbledhur sot përmes video-konferencës dhe mori një vendim historik për Shqipërinë!

Finalja e “UEFA Conference League”, turneut më të ri europian për klube që do të nisë sezonin e ardhshëm, do të zhvillohet në stadiumin kombëtar “Air Albania” në vitin 2022!

Kjo është hera e parë në historinë e sportit shqiptar që vendi mirëpret një finale europiane të këtyre përmasave.

Shqipëria ishte një nga kandidatet kryesore për zhvillimin e kësaj finaleje, por arriti të lërë pas Irlandën e Veriut dhe Finlandën.

Në këtë mbledhje historike mori pjesë edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, njëherësh

edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, i cili ka pasur një rol kyç duke lobuar vazhdimisht për këtë vendim.

Gjatë mbledhjes Presidenti Duka falënderoi të gjithë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv për mbështetjen që po i japin Shqipërisë dhe në veçanti futbollit shqiptar.

Një event i këtyre përmasave është një mundësi fantastike promovimi për Shqipërinë, që do të jetë në qendër të vëmendjes për disa ditë me radhë.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mori edhe disa vendime të tjera në mbledhjen e zhvilluar sot në lidhje me finalet e kompeticioneve të UEFA-s.

4 komente në ““Air Albania Stadium” mirëpret finalen e “Conference League” në vitin 2022!”

  1. Timi says:

    Kurorezimi me i bukur i punes fantastike te Edi Ranes dhe nje kove mut e hedhur mbi koken e Lubonjes, Bushatit e kompani !

    1. Millosh Gjergji says:

      Koment kompakt dhe shumë i qëlluar.

  2. Ele Commandante Rama says:

    Bukiur e ke shkruar o Timi “Edi Rana” se rane e zhavorr eshte e nuk vlen mes shume.
    I thuaj te pakten qe te merret vesh me Baronin e Korrupsionit Armando Duken dhe te rregullojne problemin e cilesise se dhjere te barit te fushes se stadiumit qe nuk eshte bar po “Rane Zhavorr” fare.

  3. Berti says:

    NJe lajm i bukur, nje lajm qe i ben nder vendit, si te duan e si te mos duan ata qe vene syzet e erreta te opozites qe ka afro 8 vjet qe thote vetem e vetem “Plac” per punet e qeverise, ka vulen e ndryshimit pozitiv qe solli ne jeten e vendit Edi Rama dhe ekipi qe ai drejton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje