Negociatat, heshtja e PD e PS për kushtin e papërmbushur të “Peshqve të Mëdhenj”

3 Dhjetor 2020, 10:51Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Vetëm një muaj e gjysmë më parë, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, gjatë një takimi të rëndësishëm në Tiranë për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, deklaroi në mënyrë të qartë se Nisja e Konferencës Ndërqerveritare do të varet shumë nga rekordet që Shqipëria do të ketë luftën ndaj korrupsionet në nivelet e larta.

“Shqipëria ka mjaft punë për të bërë në luftën ndaj korrupsionit, kemi parë dënime për zyrtarë të nivelit të ulët e të mesëm. Më shumë se 286 magjistratë që kanë kaluar vettingun 62% janë larguar se nuk justifikonin pasurinë.

Vettingu është i rëndësishëm për të marrë besimin e publikut, kemi parë përparime në krijimin e disa institucioneve si SPAK.Situata e korrupsionit vijon të mbetet i shtrirë dhe shqetësim për vendet anëtare të BE ndaj kërkon përpjekje dhe dënime të formës së prerë për zyrtar të nivelit të lartë që është mjaft e ulët.

Këto dënime duhet të jenë model për shoqërinë që të besojnë të drejtësi. Ndaj presim nga SPAK të bëjë punën e tij”, tha Soreca, më 13 tetor.

Por bën përshtypje që në debatin publik shqiptar të ashpër ndërmjet mazhorancës dhe opozitës, askush nuk e përmend këtë fakt që duket se është shumë i rëndësishëm në gjykimin e Europës ndaj Shqipërisë.

Thuajse të gjitha vendet e rajonit e kanë kaluar një provë të tillë. Maqedonia ka nën hetim ish-kryeministrin që është dënuar nga një gjykatë për korrupsion dhe disa ministra të qeverisë, përfshirë edhe ish-kreun e shërbimit sekret.

Mali i Zi ka pasur presidentin, e disa kryebashkiakë të rëndësishëm, Serbia, disa biznesmenë dhe ministra, Kroacia ka burgosur kryeministrin dhe një sërë zyrtarësh të lartë, Bosnja, disa ministra, Rumania, kryeministra, presidentë e disa kryebashkiakë etj.

Pra të gjithë vendet e rajonit kanë një “track rekord” në provën e luftës ndaj korrupsionit në nivele të larta me “Peshq” vërtetë të mëdhenj.

Kurse ne jemi i vetmi vend që nuk e kemi këtë rekord të tillë, e ka shumë gjasa që pikërisht ky të jetë jo i vetmi, por ndër më kryesorët faktorë e mos mbajtjes së Konferencës Ndërqeveritare.

Por këtë nuk e flet njeri nga partitë kryesore, madje edhe kur e hap kush në emisionet e mbrëmjes, krerët e tyre duan ta mbyllin.

7 komente në “Negociatat, heshtja e PD e PS për kushtin e papërmbushur të “Peshqve të Mëdhenj””

  1. Nje qeveri eshte e korruptuar se nuk funksionon drejtesia says:

    BE e USA qe jane pergjegjese per reformen ne drejtesi,ti kerkojne llogari spakut e aspakut dhe jo qeverise.
    Hoqen ca te korruptuar dhe lane ca te korruptuar qe po mbrojne ata qe u hoqen dhe politikanet

  2. vlora says:

    Mos zhvillimi i konferences nderqeveritare me BE ishte lajmi me pozitiv per shqiptaret,sepse ne nuk na duhet nje anetaresim formal ne union me gjith keta hajdute neper kembe.Reforma ne drejtesi u be per te hedhur hi syve te nderkombetareve.Dikur k/ministri trumbetonte me te madhe cdo dite reformen ne drejtesi,po sot?Zero artikulim. SPAK nje deshtim ,punonjes me roga milionshe te strukur nga frika.Tani thone kur te vij FBI shqiptare do behet nami ,thjesht shtyjn kohen,Juristet e dine se po nuk do prokurori asgje nuk ben oficeri se ne fund ky urdherat i mer nga prokurori.Me djallezi keta SPAK-ut nuk i kufizuan objektin por e lane thjesht korupsion,dhe keta korupsion quajne dhe 500 lekshin e policit dhe duke u mare me kete jane ne regull me ligjin dhe nuk i hapin telashe vehtes.Ky vend ka 108 vjet qe nuk e gjen rrugen,Neqoftese miqte na duan vertet sic moren OMN ne dore te marin SPAK- un dhe gjykaten e posacme e ti drejtojne ata,jo ti fusin ne burg politikanet tane se do duhet ti mbajme me leket tona ,por tu sekuestroj pasurine e ti lere te trikua e leshit sic ishin atehere kur hyne ne politike.

  3. titi says:

    Gaddafi do ti ishte lule para legjendarit tone Salih dhe presidentit Like , por cte besh nuk jane pjekur kushtet aroma, duhen dhe ca krime te tjera se akoma nuk plotesojne standartin e nje krimineli te vertete.

  4. xhemal says:

    pika gazetareve..
    nqs cdo minute ne shqiperi nuk do flitej e gjykohen ngjarje qe kane tronditur tere kombin si 94,96,97,98,2008,2011,2017,2019 as qe pritet qe gjerat te levizin ne te mire te njerezeve te thjeshte,privatizimi klientekist i ekonomise, shkaterrimi i prones publike fabrika ,uzina territore te tera ,bregdeti ,lumenjt ,liqenet etj
    krijimi i monopoleve ne energji ,minerale e ne industrine e ndertimit, ndertimi i nje shteti anarkist qe i ka sherbyer grupimi te vogel njerezish po keshtu i tere istitucioneve e.qe nga maja e piramides ,mos flasim per drejtesine nje germadhe private qe ka menduar e mendon vetem lekun pasurine,as qe mund flitet per gjera themelore ambienti ,natyra qe u shperfyturua nga ndertimi i getove rreth qyteteve ne baze te filozofise jeni te lire te levizni ,zaptoni ndertoni pa rregullin me te thjeshte ,pastaj shembujt trondites te piramidave e kalimi i vendit ne nje rremuje te plote ne prag te nje perplasje civile e mijera gjera te tjera qe duhet folur shkruare e analizuar pa ideologjolizma, militantizem por me fakte e duke nxjerre edhe pergjegjesi me emra e mbiemra.ne cdo tragjedi kolektive ka edhe pergjegjesi individuale.ju gazetaret te paret bini ne rrjeten e politikes e militantizmit ose per interesa te ngushta fshini te verteten ose e tregoni pergjysem.uroj te reflektoni per te miren e miliona njerezeve

  5. american16al says:

    Keta jane nje surrat, dhe kerkojne te hyjne ne BE!!!!
    Kapin ndonje fakir per show dhe ata qe duhen te kapen japin leksione kunder korrupsionit..!!!!

  6. Shenjestra says:

    Eshte e vertete qe shqiperia eshte i vetemi vend qe nuk po e bene luften kundra korrupsionit,sidomos per peshqit e medhenj.Pse eshte kjo? Sepse ne vendin tone edhe ato instanca te drejtesise qe u krijuan,jane njerzit e Sali Beeishes si ne SPAK;kryeprokurori,etj dhe deri sot nuk kane bere gje dhe as kane per te bere se jane vete prokuroret dhe gjykatesit te korruptuar.E keqja eshte se keta te SPAKU-ut nuk ka kush ti denoi se jane vete zot e vete shkop.Prandaj ata zun vendin dhe flen te qet se per 9 vjete nuk i luan njeri.Ne shqiperi duhet nje revolucion ne drejtesi.

  7. Shenjestra says:

    Pse ne shqiperi nuk krijohet dot Gjykata Kushtetuese? Sepse presidenti kukell,Meta do qe te verin njerzit e tij per tu shpetuar shkarkimit apo problemeve te tjera te medha.Ai ka shume shprese te Vitore Tusha apo te disa qe kerkon t’i vere ne ate gjykate, me qellim qe t’i perdorin si mashe per te nxier geshtenjat nga zjarri pervelues,apo te bllokoi qeverine dhe Edi Ramen te mos mare reforma apo ligje te domosdoshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje