Pak orë ndajnë nga derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, një ndeshje e shumëpritur për sportdashësit shqiptarë duke njohur historikun e rivalitetin e kësaj përballje të zjarrtë mes ekipeve të kryeqytetit.
Por ndeshja këtë radhë nuk do të ketë bukurinë e zakonshme e jo vetëm për shkak të mungesës së tifozëve në shkallaret e stadiumit.
Duket se Tirana si organziatore nuk ka menduar aspak për cilësinë e ndeshjes që luhet sot, pasi ka vendosur që takimin ta zhvillojë në një terren të papërshtatshëm aktualisht për të luajtur në kushte normale, stadiumin “Air Albania”.
Fusha e këtij impianti vazhdon të jetë në gjendje të mjerueshme dhe pak orë para zhvillimit të sfidës, duken qartësisht kushtet skandaloze te terrenit në të cilin duhet të tregojnë vlerat e tyre dy skuadrat e kryeqytetit.
Është e pashpjegueshme se pse klubi vendosi që të bënte një zgjedhje të tillë, sidomos tani që nuk lejohen tifozët në stadiume. Zhvillimi i ndeshjes në një fushë me gropa e me një kanal dheu në mes, kur kishte alternativa më cilësore, duket se është zgjedhja më e gabuar e mundshme për të garantuar cilësinë e kësaj ndeshje e do të zbehë edhe më shumë bukurinë e saj, ashtu si shkallaret bosh./Vip Sport/
Nuk e kuptoj ate rrypin pa bar! Po bejn kanalizimet, apo po kalojn fibrat optike 5G?
Edhe ketu vodhet..Rrace muti
Kesaj i thone jepi jevgut nji Ferrari , mas i viti e gjen kotec per pulat!. . . . . Nuk bohet kjo lloj kafshe. Lejini ne fukarallik se dine aq tru kane, popull zhgarravine.
Gropa e Hajdin Sejdise u zevendesua nga gropa e Armando Dukes. Gropa e Dukes eshte e rrethuar nga nje stadium 80 milion dollaresh.
jo ne ministri,por edhe ne komitetin qendror te ishte e liroja nga detyra shefin qe merret me keto pune.gjynah leku i popullit,prandaj nuk me rrittet pensioni mua se leket ikin per gropat e fushave te futbollit
Një miku im që ka ndërmarrje të afermuar në Itali,
dërgoi preventivin dhe offerten economie për impiantin e vaditjes dhe terrenit të stadiumit.
Kur shkoi të takoi përgjegjësit e projektit,filluan të zgërdhihen dhe tallin profesionistin serioz ,i cili më pyeti përsenë e kësaj sjellje.
Mu desh shumë kohë ti shpjegoja se nëse preventivi eshte 100.duhet ti kthesh 50 nën dorë kujt te jep punën dhe me ato që ngelin
të kryesh punën.Ai i shkreti insistonte se nuk duhet të funksionoi kështu dhe nuk imagjinonte dot.
Tani do i telefonoj ti shpjegoj pasojat e asaj praktike mafjoze dominuese të shoqërisë shqiptare.