CEO i Pfizer: Nuk ka garanci që të vaksinuarit nuk e transmetojnë koronavirusin

5 Dhjetor 2020, 20:50Bota TEMA

Marrja e vaksinës kundër koronavirusit, të paktën e asaj të Pfizer, nuk garanton mostransmetimin e koronavirusit. “Mendoj që është diçka që duhet ekzaminuar. Nuk jemi të sigurt për këtë”, tha CEO i kompanisë amerikane, Albert Bourla, kur u pyet nga gazetari i NBC, Lester Holt, nëse një dozë e vaksinës do të parandalonte infektimin e të tjerëve.

Pfizer ka deklaruar se vaksina e saj është 95% efektive në parandalimin e zhvillimit të Covid-19, sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi i ri, por gjatë analizave, kompania nuk ka mbledhur të dhëna nëse personat vullnetarë që morën vaksinën infektuan të tjerë apo jo.

Bourla u kritikua kur Pfizer shpalli rezultatet e testimeve të saj për vaksinën, pasi shiti aksione të tij në kompani me vlerë 5,6 milionë dollarë. Por një zëdhënës tha se veprimi ishte pjesë e një plani të miratuar që më parë ngë CEO i kompanisë, dhe ai e bën rregullisht këtë gjë. Në total, Bourla shiti 132508 aksione të tij te Pfizer, me vlerë 41,94 dollarë secili.

2 komente në “CEO i Pfizer: Nuk ka garanci që të vaksinuarit nuk e transmetojnë koronavirusin”

  1. Refiku says:

    Me 1 llaf duhen te vaksinohen te gjithe i madh e i vogel, simptomatik e asimtomatik i shemtuar apo simpatik se per ndryshe nuk del hesapiObsh thote edhe vaksinen me bae dhe masken me mbajte.Per mendimin tem Une do vaksinohem me Moderna sepse nje gjysem vaksine eshte ma efikase se nje vaksine e plote e tek e fundit asht ma ekonomike .Blen 1 e merr dy shpime….

  2. 17nentori says:

    Nuk ka garanci te plote as qe vaksina te mbron nga virusi dhe as garanci se nuk te le debil per nje kohe te gjate.
    Kur nuk dine te te thone se cfare garancish ka vaksina atehere te bejne nje liste te gjate me garancite qe nuk paska!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje