Drejtori i shërbimeve sekrete amerikane: Kina po krijon ushtarë të modifikuar nga ana biologjike

5 Dhjetor 2020, 08:57Lifestyle TEMA

Gjenerata të tëra janë rritur me filma ku protagonistë ishin ushtarë me veti të jashtëzakonshme, ose pjesërisht të ndihmuar nga gjymtyra robotike.

Por trupa ushtarake të tilla mund të ekzistojnë edhe në të vërtetë, dhe ky mund të jetë një lajm aspak pozitiv, të paktën për vendet perëndimore.

Lajmin, që pret konfirmim, nuk e ka dhënë një skenarist filmash por autoriteti më i lartë i shërbimeve sekrete amerikane, drejtori i National Intelligence John Racliffe, ku përfshihen të 17 agjencitë e shërbimit sekret amerikan.

Ratcliffe në janar pritet t’i lëshojë vendin zëvendës drejtoreshës e CIA-s  Avril Haines, pas betimit të presidentit të ri Joe Biden, por në një intervistë për prestigjiozen Wall Street Journal ka lëshuar akuza të forta ndaj Kinës.

“Kina është rreziku më i madh për Shtetet e Bashkuara. Të dhënat nga shërbimet sekrete janë të qarta, Kina ka vullnetin për të dominuar SHBA-të dhe vendet e tjera të botës nga ana ekonomike, teknologjike por edhe ushtarake.

Ata po eksperimentojnë mbi anëtarë të Ushtrisë së tyre me shpresën që të zhvillojnë ushtarë me kapacitete biologjike të zgjeruara. Nuk ka limite etike për Kinën në vullnetin për pushtet”, deklaroi Ratcliffe.

Për këtë arsyeje, ish-kongresmeni teksan, i emëruar në postin prestigjioz nga presidenti Donald Trump pas Richard Grenell,  thotë se ka alokuar fonde të rëndësishme për agjencitë amerikane që do të fokusohen kryesisht nga Pekini, duke lënë disi mënjanë, për momentin, “armikun” e përhershëm që ndodhet në Kremlin.

7 komente në “Drejtori i shërbimeve sekrete amerikane: Kina po krijon ushtarë të modifikuar nga ana biologjike”

  1. Km says:

    I shkreti,paska rrjedhur.sic duket kerkon te argumentoje teorine e mikrocipit nga coronavirusi.Ju,amerikanet,qe jeni te paret ne shkence ,nuk arritet ta prodhon mikrocipit?te pakten futjuni punes per kundermikrocipin.Ja kush drejton sherbimin sekret amerikan,gjysmakoronet.

    1. xx says:

      ORE ,MERRINI ME SAKTE INFORMATAT SE NA E LUAJTET TEPELEKUN.Cjane keto marrezi.

    2. Baze bis says:

      @F.Baze
      Djali i Mero Bazes quhet Fatjon Baze.
      Nuk besoj se je ti djali i tij se ai nuk fshihet, nuk ka perse te fshihet, eshte trim i baba i vet.

  2. James Bond says:

    NJE BULLDOG I FELLIQTE I KELYSHIT TE PUTINIT NE SHTEPINE E BARDHE

    Fabrika mashtrimesh, rrenash, sajimesh
    Made in “ Evil Empire” – Rusia of KGB- GRU Vladimir Putin.
    A nuk ishte kjo fabrike qe sajoi mashtrimin se Kina ishte burimi dhe komplotuesi i COVID-19?
    Ka muaj qe shkencetare dhe epidemiloge spanjolle dhe italiane kane zbuluar se simptomat e para re COVID-19 jane shfaqur ne vendet e tyre qysh ne Mars-prill 2019.
    Sipas shkencetareve dhe epidemilogeve indiane ato jane shfaqur ne Indi qysh ne shtator- tetor 2019.
    Se fundí kete jave edhe eksperte amerikane te kesaj fushe deklaruan se COVID-19 eshte shfaqur ne SHBA qysh ne fillim te dhjetorit 2019 ose dy jave para Vuhanit kinez.
    Keto shpifje konspirative te njepasnjeshme ala QUANON ngjasojne si dy pika uje me propaganden gebelsiane “ Genje e genje se dicka do te mbetet”.
    E keqja me e madhe eshte se miliona njerez ne mbare Boten bien viktima te kesaj propagande te rrezikshme dhe corientuese aq sa edhe vete COVID-19 qe po merr permasa alarmante ne mbare Boten ne kete fillim dimri ne hemisferen veriore ku banojne 4/5 e njerezimit.

  3. Black Jack says:

    Aty ku ka zo , nuk osht pa gjo , pranej boni durim o Biden ista, me Biden ne krye te White House in USA ?? Kina tash do boj qejf , Trump ja mlodhi sumen China s , ja coi floten tek brigjet si China s dhe North Korea s dhe ja shkerdheu technologin e spiunazhit te cell Hawei . Biden osht nothing. Boni durim

    1. Grey wolf says:

      Keto jane si armet e shkaterrimit ne mase te Sadam Husein. 17 vjet me vone dhe mbi 1 miljon te vrare vetem qenin e ngordhur kan gjetur. Po le te shpresojme se po instalojne nje demokraci te pakten.

  4. Zaho says:

    J Bond ,nje tope me zile

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje