“Xhamia e Erdoganit” dhe Jezusi i shpalosur

5 Dhjetor 2020, 09:38Bota TEMA

Kur politika shndërrohet në ideologji që deformon historinë duke keqpërdorur fenë për interesa elektorale dhe sunduese, atëherë bën vaki kjo: sundimtari e shndërron një kishë ortodokse në “xhami”.

Këtë e bëri presidenti turk Erdoan në korrik 2019 me kishën-muze Aja Sofia në Stamboll. Me pompozitet u ftuan besimtarët për të falur namazin në objektin ortodoks, që Ataturku i mençur e kishte shndërruar në muze dhe nuk e kishte lënë të jetë “xhami” siç kishin vendosur osmanët.

Para se besimtarët që i besojnë Erdoanit dhe Kuranit të hynin në “xhaminë” Aja Sofia, argatët e pushtetit u kujdesën që të mbulohen me çarçafë mozaikët e krishterë: sundimtarët Konstantinin, Justinianin dhe Leonin e Urtë me Jezu Krishtin dhe Virgjëreshën e Bekuar Mari. Myslimani i vërtetë i hazreti Erdoanit s’kishte si t’i falej Allahut para grumbullit të figurave të krishtera.

Tani, befas, çarçafët që mbulonin Konstantinin, Justinianin dhe Leonin e Urtë me Jezu Krishtin dhe Virgjëreshën e Bekuar Mari janë hequr. Me sa duket edhe argatët e Erdoanit e kanë kuptuar se historia s’mund të mbulohet me çarçafë.

Ndërkohë UNESCO ka kërkuar nga qeveria turke të lejojë një inspektim të pjesës historike të Stambollit, e cila nga viti 1985 gjendet në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Inspektimin pritet ta bëjë arkeologu algjerian Mounir Bouchenaki.

Përveç Aja Sofisë pushteti i Erdoanit e kishte ndërmend ta shndërrojë në xhami edhe kishën ortodokse Chora, po ashtu mjaft të pasur me mozaikë dhe freska bizantine.

Ceremonia qe paraparë për fund të tetorit, bashkë me faljen e xhumasë. Por njëherë për njëherë Erdoan e ka ndaluar faljen e xhumasë në kishën Chora.(E.R)

7 komente në ““Xhamia e Erdoganit” dhe Jezusi i shpalosur”

  1. "....nese gervish sadopak nje myslimon shqipfoles do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vetit!!! says:

    Pafytyresi sunitesh, ….a nuk bejne te njejten gje edhe turkoshqipfolesit birazere te Erdogan ne Albanistan!?
    Plehraaaaaaaaa….

  2. Bato says:

    Otomane e ortodokse, keto atavizma fatkeqe per popujt e tyre. Zoti, kush do qofte, eshte krijese e njeriut!

  3. rama biri i erdoganit says:

    me keta plera duhet nje lufte e ti cosh nga kane ardhur .

  4. AC/DC says:

    Normal se s’jane sunite qe vijne era perç qe ti mbulosh me çarçaf!

  5. Xhejms says:

    Nuk e kuotoj pse publikohen budallalleqe te tilla! Kaq ngushte ndodhet Tema!

  6. @vrkrt says:

    Erdoganit eshte nje terroristat dhe une besoje se Ka shume Turq qe nuk e Duane qe presidenti i tyre te sidhet si terroristat dhe komunisti

  7. dhembeli says:

    “Jam shume i sigurt tani , se shpesh ,shume shpesh,ne ceshtjetqe kane te bejne me Fene dhe politiken,
    fuqite e aresyetimit te njeriut, nuk jane mbi ate te majmunit.
    (M.Twein)
    Ndersa poeti yne ,tek “Mjekra e Zotit”tregon:

    Kur me ngordhnin bejkat malit,
    Zoti tallej si i marre
    Une gure merrja prej zallit
    E godisja per t’a vrare…

    Dhe pastaj me dru ne dore
    E kam ndjekur e perzene
    Permbi malet me debore
    As nje fron nuk i kam lene.

    Krishtit kryqin ja kam hequr
    Pa trokitur ne kembane
    Muhametit ja kam djegur
    Callmen ,xhyben dhe Kurane

    Dhe nga kjo i deshperuar,
    Papa, balli i Vatikanit,
    Me ka nemur e mallkuar,
    Mua, tersin e ballkanit….

    S’kam qeder se psall nje Pape,
    Me karroce a me veture,
    Po te ngjallet Zoti prape,
    Une prap e ze me gure.
    .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje