Kosovë: 19 viktima dhe 468 raste të reja me koronavirus

6 Dhjetor 2020, 15:47Rajoni TEMA

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se 19 pacientë që kanë qenë të infektuar me koronavirus, kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 3 raste (85, 74, 52 vjeç), Prizren 3 raste (91, 76, 60 vjeç), Prishtinë 2 raste (87, 65 vjeç), Ferizaj 2 rast (79, 78 vjeç), Gjakovë 2 raste (64, 51 vjeç), Gjilan 2 rast (78, 70 vjeç), Drenas 2 rast (78, 73 vjeç), Klinë 1 rast (53 vjeç), Suharekë 1 rast (73 vjeç), Shtërpc 1 rast (74 vjeç)”, njofton IKSHPK-ja.

Gjatë 24 orëve të fundit, pas testimit të 1.314 mostrave, në Kosovë janë regjistruar 468 raste të reja me sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi.

IKSHPK-ja po ashtu njofton se edhe 683 pacientë janë shëruar.

Që prej marsit, kur u paraqitën rastet e para me COVID-19, e deri më 6 dhjetor, në Kosovë janë regjistruar 42.805 raste me koronavirus. Prej tyre, 1.106 pacientë kanë vdekur dhe 28.504 janë shëruar. Raste aktive vazhdojnë të jenë 13.195.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje