Së paku pesë mijë afera seksuale (sipas biografit të tij amerikan), neps i pashuar, dredhi të papara: mbreti Faruk I i Egjiptit ishte pasqyrim i despotit oriental. Portret i një trashaluqi të trentë, të cilit kur u bë mbret Hitleri ia dhuroi një Mercedes, ndërsa monarku britanik Georg VI disa pushkë gjuetie.
Nga Enver Robelli
Në romanin «Pan Aroma» të Tom Robbins përshkruhet një mbret, i cili përpiqet me çdo kusht t’i shmanget plakjes si lepuri dhelprës dinake. Alobari, kështu quhet mbreti, ka arsye të ndalë procesin e plakjes, sepse në fisin e tij është traditë që mbreti të vritet me një vezë të helmuar në atë çast që te ai shihen shenjat e para të plakjes. Mbreti Artus, ndërkaq, sipas sagës, u bë i njohur për tryezën e tij të famshme, rreth së cilës i mblodhi kalorësit. Asnjëri nga kalorësit nuk favorizohej me ndonjë vend nderi, të gjithë qenë të barabartë pranë tryezës. Ky motiv, i përmendur për herë të parë më 1155, konsiderohet si një ndër aktet e hershme demokratike në shoqëritë feudale europiane të asaj kohe.
Mbreti Faruk i Egjiptit, pinjoll i dinastisë me origjinë shqiptare, e cila sundoi Egjiptin që nga viti 1805, as nuk bëhej merak për plakjen e tij, as nuk e shikonte tryezën si sipërfaqe për debate demokratike. Aty ai dëshironte vetëm të shuante nepsin e tij, lakminë e paparë për të shijuar specialitete të llojllojshme kulinarike, para se të hidhej në krahët e ndonjë gruaje për të shënuar në regjistrin e tij të gjatë aferën e ardhshme amuroze.
Në historinë gjashtëmijë vjeçare të Egjiptit Faruku nuk hyn në mesin e mbretërve me karrierë të shkëlqyer politike. Dallimi me stërgjyshin e tij s’ka si të jetë më i madh: Mehmet Ali Pasha, i njohur si themelues i Egjiptit modern, drejtoi fatet e vendit për mbi katër dekada. Ai u lind më 1769 në Kavallë të Greqisë së sotme, por familja e tij ishte me origjinë nga Zëmblaku i Korçës. Si sundimtar i Egjiptit ai ka merita të mëdha në formimin e një shtrese udhëheqëse, e cila duke marrë si model Europën filloi ndërtimin e administratës moderne dhe themelimin e industrisë së orientuar nga eksporti.
Ndryshimet që i nisi Mehmet Ali Pasha në historinë arabe quhen «Nahda», që domethënë «Rilindje». I njohur u bë Mehmet Ali Pasha jo vetëm me ndërtimin e infrastrukturës dhe zhvillimin ekonomik të Egjiptit, por edhe për shkak të luftës së tij shfarosëse ndaj vahabinjve (ekstremistëve islamikë). Udhëheqës i trupave kryesisht shqiptare kundër vahabinjve ishte Ibrahim Pasha, i biri i adoptuar i Mehmet Ali Pashës, i cili kishte katër djem. Në shtator të vitit 1816 Ibrahim Pasha zbarkoi në Janbu, në portin e qytetit të Medinës. Dy vite më vonë, pas luftimeve të ashpra, ai pushtoi dhe e shkatërroi qytetin Dirija, që ishte bërthama e kryengritjes së vahabinjve. Sot Dirija është një paralagje e Riadit, kryeqytetit të Arabisë Saudite. Trupat e Ibrahim Pashës atëbotë zunë rob shumë prijës fetarë, mes tyre edhe Abdallah ibn Saudin, imamin e vahabinjve. Ai u ekzekutua më 17 dhjetor 1918 në Stamboll pasi ishte dënuar nga një gjykatë për shkak të «korrupsionit mbi tokë», «përçarjes së myslimanëve» dhe «kryengritjes kundër kalifit».
Mbreti Faruk I, i parafundit mbret i Egjiptit, u ngjit në fron në vitin 1936, kur ishte vetëm 16-vjeçar. Në fillim ai ishte mjaft i popullarizuar. Egjiptianët e pëlqenin mbretin e ri, ai dukej bukur, ishte arsimuar në Britaninë e Madhe dhe premtonte reforma sociale. Politikanë nga bota arabe thoshin: «Ai nuk është vetëm mbret i Egjiptit, por Mbret i të gjithë arabëve». Por nami i familjes dhe i shtëpisë mbretërore nisi të zvetënohej për shkak se Faruku u tregua i paaftë të reformojë vendin, të demokratizojë sistemin politik dhe të frenojë prirjen e tij për plaçkitje. Për shkak të korrupsionit Faruku u hoq nga froni më 1952 pas grushtit të shtetit të udhëhequr nga oficerët Ali Muhamad Nagib dhe Xhamal Abdel Naser.
Pas shfronësimit mbreti Faruk iku në Romë. Në vitin 1963 publicisti amerikan Michael Stern botoi biografinë e Farukut, në të cilën e përshkruan monarkun si një person tejet dekadent, të pangopshëm, të tmerrshëm dhe të dhunshëm. Sipas Michael Stern ai vuante nga një neurozë, e cila e çorientoi si në jetën private ashtu dhe në politikë. Atje ku burri, sipas Sheikut Nefzavi, babait të Kamasutrës arabe, duhej të ishte së paku «një pëllëmbë e gjysmë» i gjatë, Faruku kishte mbetur në nivel fëmijëror, gjysmë pëllëmbe. Kjo e metë iu shndërrua në kompleks dhe gjithnjë përpiqej që cilësinë ta kompensojë me shumësi. Kur i afrohej ndonjë qyteti a fshati, vetura e tij kuiste si një qen i shkelur; në mëngjes i hante nga 12 vezë përnjëherë; kur luante bixhoz, së pari i hidhte në tavolinë 25 mijë dollarë.
Por, mbi të gjitha, ai ishte i pangopshëm me ushqim dhe në afera me gra. Sipas vlerësimit të biografit Michael Stern gjatë jetës së tij të shkurtër (Faruku jetoi vetëm 45 vjet) ai pati rreth pesë mijë gra. Pasi me vite ishte frikësuar se do të trajtohej si dështak në shtrat, Faruku njoftoi këngëtaren franceze të klubeve të natës Annie Berner. Ajo ishte vetëm 20-vjeçare kur mbreti e takoi në klubin e natës «Scarabée» në Kajro dhe e mori me vete në veturën e tij «Cadillac». Të dy bashkë, të dehur nga epshi, shkuan në një vendparkim veturash, që ishte i njohur si zonë e të dashuruarve. Rastësi apo jo: po atë natë policia egjiptiane bëri një kontroll në atë rajon me qëllim të përzënies së çifteve. Bashkë me patrullën policore ishte edhe një fotoreporter i revistës «Al-Musavar». Mbreti i zënë ngushtë ia prishi aparatin fotografit, nxori një pushkë automatike, shtiu disa herë në ajër dhe i përndoqi policët që po e pengonin. Michael Stern shkruan se Faruku kurrë s’e kishte harruar leksionin e parë që atë natë ia kishte dhënë Annie Berner në karrigen e pasme të «Cadillac-ut»: «S’është gjatësia me rëndësi, por mënyra se çfarë bën me të».
Sidoqoftë, këtu e tutje, pas takimit me francezen Annie Berner, mbretit me origjinë shqiptare nuk i interesoi më politika, por vetëm aventurat dhe ushqimi i begatshëm. Formalisht Faruku ishte sovran i popullit, por në realitet ai ishte vetëm sovran i ushkurit. Ai i detyronte shërbëtorët e tij të shkojnë në hotel, t’i zgjojnë nga gjumi stjuardesat e kompanive ajrore perëndimore dhe t’u thonë atyre se mbreti po i priste në pallat.
Kur aktorja Nadja Gray hyri në një lokal me të dashurin e saj, mbreti e ftoi në tavolinën e tij me këtë kusht: «Madamë, kjo ftesë vlen vetëm për ju». Kur mbretëresha greke, Frederike, vizitoi Egjiptin, Faruku hyri në dhomë të saj, fiku dritat dhe iu afrua. Sundimtarja greke e frikësoi mbreti egjiptian me këto fjalë: «A nuk e patë atë burrin e madh para derës? I veshur me uniformë admirali? Ai është burri im dhe unë e dua shumë». Faruku u zbeh pak dhe u largua. Njëherë, ndërsa gjendej në shtrat me një angleze, burri i së cilës kishte shkuar në udhëtim zyrtar, Faruku dëgjoi disa rrapëllima në bodrum. «O Zot, ky është burri im», tha anglezja e trishtuar. Mbreti doli i zhveshur në ballkon dhe priti me orë të tëra në shi derisa u gjet një shtegdalje për të ikur.
Faruku i trajtonte gratë si lodra. Njëherë shkoi në Qipro, ku e takoi aktoren hebraike Lillian Cohen. Të nesërmen ajo gjeti mbi komodinë 50 funte, por mbreti tashmë kishte ikur. Njëherë tjetër Faruku e përzuri një franceze nga dhoma e fjetjes me këto fjalë: «E dashur, je tepër e hollë». Thuhet se monarku kishte një dobësi për gratë e mbajtura mirë.
Lakmia e Farukut ishte e pafundme. Bleu një jaht për 86 mijë dollarë dhe ia shiti qeverisë së tij për 360 mijë; hapi disa xhirollogari në Zvicër dhe bashkë me tregtarë të armëve furnizonte ushtrinë e tij me armë të vjetra, të papërdorshme (fitimet, kuptohet, i fuste në xhep); kur motra e tij Favzia, e cila një kohë ishte e martuar me Shahun e Persisë Muhamed Reza Pahlavin, erdhi për vizitë në Kajro, Faruku ia vodhi nga valixhet gurët e çmuar të kurorës; në vitin 1944, kur në Johanesburg vdiq babai i Shahut të Persisë, trupi i tij u soll njëherë në Egjipt, ku iu bënë nderime. Ndërsa po përulej para kufomës Faruku iu lut shërbëtorëve të tij ta lënë vetëm për pak çaste. Kur arkivoli arriti në Teheran, u zbulua se shpata e artë e Pahlavit mungonte. I zemëruar Shahu Muhamed Reza Pahlavi i tha ambasadorit egjiptian në Teheran: «Tregoni Mbretit tuaj se është vjedhës». Pas heqjes së Farukut nga froni shpata u gjet në bodrumet e tij, ndërsa në pallatin mbretëror në Aleksandri oficerët puçistë hasën në koleksionin më të madh pornografik në botë (fotografi, libra, filma). Me arritjen e mbretit Faruk në Romë çmimet e prostitutave u shtrenjtuan nga 16 në 32 dollarë.
Më 17 mars 1965 rreth orës 22:00 mbreti, pasi kishte ngrënë gjashtë senduiçë dhe katër qese me çipsa, ndali televizorin, vendosi alltinë në brez (Beretta, 6,35 milimetra) dhe doli në qytet – për darkë! Në xhep kishte dy kartëmonedha nga një mijë dollarë dhe dy kuti të arta me tableta kundër shtypjes së gjakut dhe dhembjeve në veshkë. Me 130 kilogramë peshë mbreti mezi u fut në veturën e tij Fiat 2300.
Pasi kaloi disa çaste te vajza e një taksisti, Faruku shkoi te e përzgjedhura e tij, Annamaria Gatti, 25-vjeçare, trupmbushur, deri-diku e hijshme. Pasi zunë vend në restorantin «Isle de France» në Romë, Faruku iu vërsul 12 midhjeve me salcë Tabasco, një kofshe dashi me patate, një sallate dhe fasules. Meqë si mysliman s’pinte alkool, Faruku zbrazi disa shishe me Coca-Cola, pija e tij e pëlqyer. Pas desertit ndezi një puro dhe befas u dridh, sytë i mbetën hapur, trupi i tij ra përtokë si lis. Vdiq nga sulmi në zemër. Nëna e tij tha: «Ai ishte një përbindësh».
Kur vdiq, Faruku ishte si një thes me dhjamë. Gjatë drekës në tryezën e tij zakonisht shtroheshin gaforre, pula, jahni, kotëletë qengji me patate, bizele, oriz dhe angjinare. Për çdo javë mbreti Faruk porosiste nga 300 midhje të freskëta nga Kopenhaga në Kajro. Kështu, mes grumbujve të ushqimit, mori fund jeta e mbretit Faruk, i cili ishte i martuar dy herë; me njërën grua pati tri vajza, me tjetrën një djalë.
Në gazetat perëndimore mbreti Faruk për herë të fundit u përmend në vitin 2006, kur në Kajro ngordhi breshka e tij vigane. Sipas të dhënave nga kopshti zoologjik breshka kishte 270 vjet dhe ngordhi për shkak të moshës. Kur shkoi në ekzil në Romë mbreti Faruk e la breshkën në kopshtin zoologjik.
Lakmia dhe nepsi i mbretit egjiptian me decenie u kanë shërbyer si model autokratëve të botës arabe për plaçkitjen e popullit dhe për luks të neveritshëm.
Më datën 18 mars 1965 gazeta zvicerane «Neue Zürcher Zeitung» jepte këtë lajm për vdekjen e Farukut: «Ish-mbreti i Egjiptit Faruku vdiq papritmas të mërkurën në mbrëmje në Romë në moshën 45-vjeçare. Faruku po hante darkë në një restorant në Via Aurelia Antien para portave të Romës. Pasi hëngri, ai u ndie keq. Pas pak vdiq me gjasë si pasojë e një krize të zemrës ose embolisë. Ai u soll në spitalin San Camillo, ku të gjitha përpjekjet për ta rikthyer në jetë, qenë të pasuksesshme».
Faruku ishte djali i vetëm i mbretit Fuad I. U lind si princi Faruk më 11 shkurt 1920 në Kajro. Në vitin 1917 babai i tij me lejen e britanikëve u ngjit në fron si sulltani i parë i egjiptianëve dhe pasi mori fund protektorati britanik më 1922 ai u kurorëzua si mbreti i parë i Egjiptit. Faruku u shkollua si ushtarak në Akademinë Mbretërore të Woolwich në Angli dhe pas vdekjes së Fuadit mori këtë titull: «Mbret i Egjiptit, Sovran i Nubias, Sudanit, Kordofanit dhe Darfurit». Kur u bë mbret Faruku ishte 16-vjeçar dhe me gjasë nuk dinte të drejtonte veturën, por kjo s’e pengoi diktatorin gjerman Adolf Hitler që t’i dhuronte sundimtarit egjiptian një Mercedes. Mbreti britanik George VI i bëri një dhuratë më të rrezikshme: disa pushkë gjuetie.
Pasi e dëbuan nga froni më 1952 oficerët egjiptianë të ndikuar nga Bashkimi Sovjetik shpallën Egjiptin republikë (më 18 qershor 1953), e akuzuan mbretin për tradhti kombëtare dhe më 1958 ia morën edhe shtetësinë. Më 1959 Faruku mori shtetësinë e Monacos. Qeveria e re konfiskoi menjëherë gjithë pasurinë e mbretit në Egjipt, por ai ishte kujdesur që të transferonte në botën e jashtme mjaft mjete materiale, të cilat ia mundësuan një jetë prej merakliu të grave të bukura dhe gostive opulente.
Kush eshte ai pusht, qe perpiqet te denigroje shqiptaret e medhenj neper note? Kush eshte ai kopil serbi e sllavi qe ul shqiptaret, qe paguhet si jevgjit e i duket vetja i shkathet?
Farefisin nga 10 deri 100 vjec, ua kajsha.
I pe gjë ndonjë kualitet të theksuar këtij njëriu të “madh”?apo kujton se po i plas shumë grekut apo serbit për faruket shqiptare që kanë qenë nëpër botë?
Keto qe thote ky jane te egzagjeruara , dhe nuk biografi i Farukut nuk eshte ky amerikan qe jep ky, por eshte nje tjeter
Aty thuhet Mbreti Faruk ishte i shkurter
Fakti eshte : se ne moshen 16 vjec Faruku ishte 1.83 m
Pot ai ishte shume i shendoshe, dhe dukej shume trupmadh,
por aspak xhuxh sic thote ky trapi ne shkrimin e tij
Shtypi Britanik thote se ne moshen 16 vjec Mbreti Faruk, ishte 1.83 i gjate dhe shume i bukur, me sy ne bojeqeilli, dhe fytyre te bukur .Ai konsiderohej nje seks simbol ,per pamjen e tij, ne Londer , ne ato vite qe jetonte atje
Dhe ne ate kohe Motra e tij qe ishte martuar me princin e Iranit, eshte konsideruar Femra me e bukur e te gjitha koherave
”’
Mbreti Faruk ishte shume i nteligjent nga natyra , ishte me humor te holle , dhe kishte talent per gjuhet e huaja, pasi fliste shkelqyer Ferngjisht, Anglisht, Italisht, turqisht dhe Arabisht
Kur vajti te mesonte ne Kolegj Ushtarak, ne Londer ai nuk kishte qejf te mesonte , sepse ai ishte nje tip shume i shkujdesur qe nuk e pelqente regullin
dhe nuk peprqedrohej dot, te rinte gjithe kohes duke degjuar profesoret . Dhe duke qene se ishte shume i pasur ai e kishte mendjen te jepej pas qejfeve me femra , te lozte bixhoz me letra dhe te hante e te pinte rencem ne restorantet me luksoze te Europes
dhe nuk donte tja dinte per shkollen -Por ama Anglisht, ferngjisht dhe Italisht mesoi shkelqye
””
Ai tallej me keta burrat e shtetit dhe ishte shume i dhene pas femrave , edhe pas ushqimit , hante shume
por edhe femrat e pelqenin shume tipin e tij,
Biles nje ish e dashura e tij Britanike,( Shlrimtare me duket) thote ” ishte e pamundur ti rezitoje atij, sepse ai ishte shume terheqes, plot sharm,shume i dashur, dhe plot humor”
Nje tjeter Aktore Amerikane thote :” Ai kishte sjellje si nje femije dhe nuk i merte gjerat seriozisht ,porse nga te gjithe te dashurit e mij , Mbreti Faruk kishte me shume sens humori qe me bente gjithmone te qeshja, dhe ai nuk zemerohej kurre, gjithmone e kthente cdo gje ne humor ”
Ai ksihte shume te dashura, por jo 5 mije sac genjen ai historiani amerikan,–Por qe ai kishte zakon qe po ta kerkonte dicka do bennte namin derisa ta merte -, jepte para dhe perdorte cdo gje qe ta merte
”’
Ai shprehej me krenari qe ishte me origjine Shqiptare, sipas origjines se stergjyshit te tij dhe mbante nja 30 bodyguarde shqiptare, ndersa shokun me te ngushte kishte nje italian qe e perdorte si keshilltar
Ne fakt gjaku i tij ishte 1/16 Shqiptare, sepse gjaku i tij ishte mbi 10/16 Cerkez dhe 3/16 turk , etj ne gjakun e tij, pasi meshkujt e fisit te Mehmet Aliut ishin martuar me cerkeze, te cilat kane qene te fameshme per bukurine e tyre
”
Mbreti Faruk ishte bere i fameshem ne gjithe boten e Perendimit per jeten e tij luksoze , tipin e tij eksentrik,por edhe per theniet e tij
Ne ate kohe ne Amerike dhe ne gjithe perendimin , kur diksuh kerkonte dicka me teper se i takonte
, i perdorej shprehja : Ca mendon se je ti ,Mbreti Faruk”
Faruu kishte ca shprehje famoze ., te tilla :
Nje shprehje kur lozte kumar qe gjendet kudo :
#- Bota eshte ne revolt, Ne fund do ngelen vetem 5 Mbreteri: Mbreti i Anglise, Mbreti i spathise, Mbreti i karose, Mbreti derrit mach etj lol
Nje shprehje tjeter e bukur per tipin e tij prej qejfliu eshte kur thote :
# “Mashkuli perdor mendjen se si ti beje parate,
dhe zemren se si ti prishe ato ”
por ka shume shprehje prej Mbretit Faruk,
….
Kur loste kumar, meqense atij i thoshin se ishte kunder cifuteve, ai bente humor duke thene :” Ma sillni nje cifut ketu, t’ja fitoje te gjitha parate
Te gjithe politikanet Amerikane qe e kane takuar Farukun e pelqenin flisnin me admirim , dhe cuditeshin qe Faruku ishte aq modern, aq i happur ne bisede , dhe shume shakaxhi
Kur e rrezuan nga pushteti ai jetoi ne Itali ne Rome dhe atje shkonte cdo dite ne nje kafene luksoze qe frekuentohej nga aktoret e Kinematografise Italiane dhe te huaj
Aty ku be mik i ngushte me nje mafioz Italian qe kishte jetuar me pare ne Amerike,
dhe te cilin Amerika e kishte denuar me 30 vjet burg, por pastaj e internoi ne Itali
Dhe ky mafioz u be miku i ngushte i Farukut, Ky i sillte Farukut femra te reja -Aty Faruku ulej ne shoqerine e femrave dhe ja shtronte me te ngrena e me te pira pa fund
Ai ishte shume i pasur dhe harxhonte pa mase , porse kishte nje sjellje nganjehere feminore sepse ishte shume i shkujdesur , nuk cante koke per azgje
Kur ishte ne Egjypt ai mori nje xhepist ne pallatin e tij Mbreteror dhe i kerkoi atij ti mesonte vjedhjen e xhepave
Pasi e mesoi ate zanat, Faruku i vodhi oren e xhepit Curcillit ne nje takim me te, por ja ktheu prape duke thene : ” Une di qe anglezet kane sens humori, dhe nuk e marin per keq” lol
Kur kalonte kohen ne kafenene e Romes , ju fliste te gjitheve , ishte shume i llafazan dhe shume miqesor me te gjithe ,
por qe ai gjithmone rinte ne shoqerine e femrave , te cilat e pelqenin shume tipin e tij, megjithse ishte shume i shendoshe , por ishte dhe shume i pasur
Ishte dhe qejfli per Makina, kishte shume fare ne garazhin e tij, po ashtu kishte koleksion shume te madh monedhash ,Me nje fjale ishte shume i dhene pas lluksit
Jane shkruar shume libra per Jeten e Mbretit Faruk, ku pershkruhen jeta e shfrenuar qe ai bente , ppor ka edhe egzagjerime,
Po ashtu Bruce Springsteen e ka nje varg ne nje kenge te tij ku thote : “E dashur kisha me shume fat, se Mbreti Faruk”
Pra Mbreti Faruk, ishte nje lloj i vecante Mbreti qe i pelqente jeta e Nates ,neper klube dhe me bixhoz, i rrethuar nga femrat dhe miqte e tij , dhe qe tavolinen ta kishte te mbushur plot me ushqime. te zgjedhura …dhe te bente shaka e muhabet plot finese
”’
Sa per Ibrahim Pashen, qe Robelli thote se Ibrahimi ishte djale i biresuar i Mmehmet Aliut, nuk eshte e vertete , Ibrahimi ishte tamam djali i Madh i Mehmet Aliut,
dhe te gjithe studjuesit e quajne Ibrahimin nje Pasha Shqiptar –
Ibrahim Pasha e shtypi Revolucionin grek, ne Peloponez
por nderhyne fuqite e medha dhe i dhane Lirine Greqise-Biles u be nje lufte detare midis anijeve te Ibrahim Pashes dhe anijeve te Koalicionit mte fquive t emedha qe ishin Rusia, Anflia, dhe Franca dhe aty Ibrahimi u terhoq.
Eshte edhe nje fakt tjeter qe Ibrahimi pasi e shtypi kryengritjen greke,
u martua me nje vajze arvanitase nga Pllaka e Athines
Me interesant komenti, se artikulli. Sai përket Ibrahim Pashes eshte e vertete. Nuk e di nga e ka marre kete copy -paste Robelli?!!!
Interesant komenti yt??
Haha e Forte ishte myslimane nuk pinte alkole as nuk hanet Mish Derri veq bent sex me qdo lloje femre dhe vidhte haha kjo eshte tipike edhe politikanet shqiptare po ti pytesh thone se jeni besimtsr
Per fat te keq Muhameti (jo Mehmeti) u martua me gra vendase (arabe dhe beduine madje) dhe sigurisht gjaku shqiptar u kruqezua me gjak arabi. Nuk mund te jete komendant nje 50/50 shqiptaro/arab. Vetem 100% shqiptar beri histori, Muhamet Ali Pasha.
Je gabim o trap
Babai, gjyshi e stergjyshi i Farukut nuk u martuan me Arabe,
Atta u martuan me Cherkeze dhe Turke
Dhe kuptohet edhe nga fakti qe ata nuk dinin te flisnin arabisht ,
me perjashtim te Farukut i cili mesoi arabisht
KY KA DENIGRU VETEN O SHOKU FARUKUT…CA KISHTE KY QE TE MBURREMI NE …KY VETEM TE KEQIJA KA PAS..E VESE TE POSHTRA…KUJT PO I RRUHET KE FARUKU O LOQE…
Ha ha ha!! Tipik shqiptar!! Asnje pune, vetem qejf, femra, makina jahte dhe te vjedhe!!
O populli ke shume te drejte. Kurse z. Robelli vete shkruan qe Mehmet Pasha e kishte babain e Farukut djale te adoptuar dhe me logjik ky mbreti Faruk nuk qenka shqiptare. Pranaj mos e fillo shkrimi tend me idrne per te share shwipetaret. Po ngelet te liq dhe vegla te serbve.
Sa e peshtire kjo plagjature? Ky pushti kopjaxhi eshte kujdesur te rreshtoje bukur cdo mekat, por ka harruar te thote se ka qene dhe mbetet numizmati me i madh i te gjithe kohrave.
I ati dhe xhaxhallaret qene burra te zote, por i biri doli kot.
nuk thone kot, “mund te besh nje mbreteri, por s´di te lesh nje mbret”. eshte rast normal ku historia njeh trashgimtaret si njerez te dobet.
GAZETA E PARAQESIN NJE RRUGAC, NJE SKANDALOZ TE RRANGUT BOTEROR, POR ME SIGURI NUK JANE FARE TE VERTETA. DONIN ME CDO KUSH TA HIQNIN NGA FRONI DHE JA NXINE BIOGRAFIE. SA PER GRATE QE KA PATUR, KJO NUK ESHTE ASGJE, SEPSE SOT BURRAT, PA QENE MBRET KANE TE DASHURA PA FUND.
Ky po, paska bo qejf, e ka ik pa pishmon nga kjo bote. Se cfare flasin te tjeret i plasi k.. ketij. Sot po ikin njerezit nga korona, zoti e di se cilat jane deshirat e pa realizuara ne jete. Ndersa ky i paska qit funin. Tani dalin disa dhe e shajne, i plasi k… Ky eshte ne boten tjeter, zoti e di se cfare ben edhe atje, mos te themi qe mund ta kete heq Zotin nga froni tja kete shtyp edhe grate e tij Hahahahahaha.
Nuk e kuptoj.Cfare do te thuash ti Robelli me kete biografi?! Cfare fiton?! Po Tema pse e publikon?! Dinastia shqiptare e Egjyptit ne teresine e vet eshte e madherishme. Dhe mbetet e tille
Sipas meje, Robelli sa vjen e lajthit. Une kam qene nje muaj ne Egjypt per nje kurs. Na respektuan tej mase. Pashe, degjpva vleresimet maksimale per dinastine e Muhamed Aliut, themelues i shtetit modern egjyptian. Por, dinastite kane ciklin e tyre. Kam mendimin se artikujt duhet te shihen edhe nga titujt, dhe pastaj te emetohen, publikohen. Ju flm.
Edhe une kam qenë ne Kajro dhe na kane bere nje respekt te madh pasi na konsideronin te gjakut te Mehmet Aliut.
Kur iku Ahmet Zogu,u lidh me kte,Farukun,dhe u strehu ca kih n Egjypt.
A ja ka pallu Xheraldinen apo jo mbetet pun e historjanve biograf,veçse,nji gje dihet.
Pidhari t çin.
O çin ishin kusherinj mes tyre, por ju qe betoheni “ çisha nanen time” se keni problem
Ku ndodhet Kurveleshi?!!!!
Nuk kam pare as kam degjuar njeri deri me sot,te jete i etur per ushqim,i pangopur po.Mos e marri kaq seriozisht dikush nga pershkrimi qe i ka bere Robelli,shqiptarit te famshem te Egjiptit,te mos e marrim kaq personale,bazohet ne nje burim te tille si Biografi,dhe natyrisht jep mendimin e tij,nuk eshte e thene qe te jene te gjithe dakord.Vetem para pak ditesh ishte botuar edhe mendimi i Marksit per shqiptaret,dy vleresime te kunderta me njera tjetren,ne nje periudhe dhe jo shume te gjate nga njera tjetra.Pse te mos e pranojme qe Faruku,ne nje fare menyre na perfaqeson ne menyre “dinjitoze”? ose te pakten ,sigurisht,deshiren e mashkullit shqiptar ne pergjithesi?
Marksi ka folur shum mire per Shqiptaret
Dhe nuk eshte e vertete aspak qe gjasme Marksi oaska folur keq per shqiptaret tek Bismarku
Keto shpifje qe gjasme ka folur keq i perhapin keta maloket Katolike te Amerikes , te ciket jane rraca me e lige e Shqiptareve
…
Marksi nuk eshte takuar asnjehere me Bismarkun , sepse Marksi ishte kunder te pasurve
Dhe natyrisht , edhe Bismarku nuk e ulte veten te takonte dike qe ishte kunder klases se tij te pasanikeve
Puna me lidh me shume Egjyptjane dhe qe te gjithe me thone vetem fjale te mira per dinastine Shqiptare te Egjyptit.ashtu si vajten punet pasi perzun Farukun,Egjyptjanet akoma mallkojne veten per ate revolucion qe bene…Egjipti ishte shume me mire ne ato kohe sesa tani
shkrim i vjedhur 100 %. TURP.
Nje pleh i pamoralshem,nje idiot,nje qen qe sduhet te kishte lindur.Me sa duker edhe e ema e tij,duhet ti kete pasur nja 5000 dashnore,reciproke.
Mbreti Faruk e strehoi Ahmet Zogun me familjen e tij ne Kajro dhe Aleksandri,
nga vitit 1945 deri sa e mbreteroi ne vitin 1952 dhe ishte mik i ngushte familjar.
Gjeraldina ne kujtimet e saj flet me shume nostalgji per te.
..Zogu dihet qe ishte kurvar
.jan bashku dy kurvaret.
.
Zogu edhe mund te ishte kurvar,por artikulli thote qe Faruku me origjine te hershme ,DEVOLLI,ishte mik i Xheraldines,jo mik i kurvave,dinte te zgjithte mikeshat devolliu i hershem.
Cfare eshte shkruar ne Gazeten Tema sot rreth mbretit Faruk jane te verteta dhe as pak pergenjeshtrime. E gjithe e keqja e Shqiptarve eshte pavetedija dmth as nuk kane lexuar asgje dhe pastaj bejne komente qesharake nuk eshte e turpshme se nuk ke lexuar por ne qofte se deshiron te besh nje koment duhet ne rradhe te pare te njohish jeten e nje njeriut . Ai qe nuk ka lexuar kurre ben mire qe perpara se te tregoj budallekun e tij ne internet te hapi internetin ne gjuhen e tij apo tjetren dhe te lexoj informacion per ate gje qe flitet ne gazeten si psh sot dhe pastaj te komentoj . Keto komente tregojne se shumica e Shqiptarve jane injorante por fjala injorance ne Shqip tingellon keq por eshte vecse nje gje i pa ditur leximet te bejne me te kuptueshem me kohen njerzite dhe historine
O Robell na çudite mer burr , e fort thenia : hante Faruku 12 kokrra vez ne mengjes , sa rend qe je mer burr , ai ishte mbret trashgimtar , 12 kokrra vez bejn 1 mij lek shqiptare dhe Edisoni durrsit po ti doj bytha i ha per mjes dhe nuk ja vret Ekonomin , faruku vinte nga dinasti 300 vjeçare , ktu erdhi zogu u vetshpall mret nuk beri asgje prej gjeje per ket ven , vetem e shiti tek italia dhe kur iku mori tre ziza me flori , ti i ben llogari vezesh farukut rrot K…..i , mjaft denigrove figurat shqiptare hajvan .
ne gjithe Escorten e Zogut ka bo namin.
Thone se i vuri kushte Zogut,me e leju ne Egjypt ,qi t’ja pallojte Xherardinen
ne sy te Zogut .
Zogu u zu ngushte ,pranoj por me nji kushte :
Saher ta pallonte mos t’ja derdhte ne vagine Xherardines,por pas .
Kuptohet qe zogu nuk deshironte qi Xherardina te ngelej shtatzane nga Kurvari Trashaluq,
qe nuk linte gra te huaja ,diplomatesh,mreteresha pa pallu.
Per kte arsye ju ndalu edhe takimi me mretneshn Elisabeth.
Allahu na rujt, Karli mundet tkish ken djalli i Shqiptarit Trashaluq .
Kurvare i njohur nga gjithe Bota hej ?✌
A thu e ka qu edhe Zogun n byth a ?!
vallahi bilahi asht e mundun Noco.
Zogu Kurvesh vinte nga fis kurvash,kishte 6 motra me tre baballare te nryshem,
vet thon ka ken dobic serbi,
nanen ja kan pas pallue tan mati,tash
sipas analizes del se Trashalluqi ja ka skuqi bytha zogu ✌
Ky Robeli çdo shkrim për shqiptarët e shkruan me shumë inferiotitet.Nuk para kam dëshirë ta lexoj se ia dil stilin e inferioritetit,dhe në këtë shkrim sa shkova direkt tek komentet.
Esafailed
Sa i ngjan Fatosi.
Faruku pri Mamurrsi, kusheri me Zogjin pri Bugajeti. Stomakshkerdhyerit shqipfolesa te uritur per plaçke e para. Geni i maloqeve qe fillon me kodin: “shisha nonen teme”. Futi edhe nje islam dhe ja ku dolem sot tek Elvisi Akbari me syze floriri dhe gruan me shami ne koke e me sytjena me diamante. Edhe ai si keta, njerin gisht ne [email protected] te popullit dhe doren tjeter ne xhep. [email protected] jevgjiter.
Mund të jenë të vërteta ato që thuhen për mbretin Faruk por fakt është që nën dinastinë e tij Egjipti u zhvillua shumë, sepse përpara mbretërimit të Farukut Egjipti ishte ende në kohën e faraonëve, një prapambetje totale, Faruku e transformoi rrënjësisht. Pastaj mund të ketë patur edhe vese, mbretërit zakonisht janë me vese.
…flm Ray per komentin, dhe per te dhenat plotesuese. Ky koment vertet i vlefshem e me i plote se vete artikulli.
Interesant komenti yt??