PËRPLASJA: SHBA anulon 5 programe shkëmbimi me Kinën

6 Dhjetor 2020, 12:14Bota TEMA

SHBA ka anuluar pesë programe kulturore shkëmbimi me Kinën, me arsyetimin se Pekini i përdor ato si mjete propagandistike, transmeton Anadolu Agency.

“Ndërsa programet e tjera të financuara nën kujdesin e Dekretit të Shkëmbimi Arsimor dhe Kulturor (MECEA) janë reciprokisht të dobishme, pesë programet në fjalë financohen plotësisht dhe operohen nga qeveria e Kinës si mjete të propagandës së fuqisë së butë”, tha Departamenti i Shtetit i SHBA-së.

“Ato ofrojnë qasje të mbrojtura me kujdes për zyrtarët e Partisë Komuniste Kineze, jo për popullin kinez, i cili nuk gëzon lirinë e fjalës dhe tubimit”, thuhet më tej.

Programet përfshijnë Programin e Udhëtimit Arsimor të Kinës për Politikëbërësit, Programin e Miqësisë SHBA-Kinë, Programin e Shkëmbimit të Lidershipit SHBA-Kinë, Programin e Shkëmbimit Transpacifik SHBA-Kinë dhe Programin Arsimor dhe Kulturor të Hong Kongut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje