Si duket ish-anëtari i "Bandës së Durrësit", Indrit Taullai, pas arrestimit në Kosovë

7 Dhjetor 2020, 18:09Kronika TEMA

Indrit Taullai, anëtari i Bandës së Durrësit, është arrestuar në Kosovë për llogari të Interpol Tirana. 45-vjeçari kishte hyrë në Kosovë të shtunën në datën 5 Dhjetor, por një ditë më vonë u arrestua në Prizren, menjëherë sapo Interpol Tirana dërgoi urdhrin për arrestimin e tij, me akuzën e grupit të strukturuar kriminal.

Zyrtarisht Policia e Shtetit nuk ka dhënë detaje nga arrestimi, pasi po vijojnë hetimet. Por mësohet se Indrit Taullai është i dyshuar për një ngjarje kriminale që ka ndodhur në Durrës.

Indrit Taullai është një emër i njohur, pasi ka qenë i dënuar me 25 vite burg, por u lirua nga Gjykata e Lartë me argumentin se vuante nga një sëmundje e rëndë.

Banda e Durrësit ku bënte pjesë 45-vjeçari ka funksionuar që prej vitit 1994 dhe është autore e një sërë vrasjesh që kanë ndodhur në Durrës e Tiranë, duke filluar nga ekzekutimi i Dritan Sallakut, Vuron Curri, Arjan Paja dhe Marsel Sotiri. Shumica e anëtarëve të Bandës së Durrësit janë liruar nga burgu.

1 komente në “Si duket ish-anëtari i “Bandës së Durrësit”, Indrit Taullai, pas arrestimit në Kosovë”

  1. Angjelini says:

    Paska vuajtur nga smundja e izolimit si duket. Ah gjyqtare te degjeneruar e bete at vend te pa jetushem per nje grusht para. Njerz te kalbur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje