OFL zbarkon në Fier, ja 5 të dënuarit për vrasje dhe prostitucion që duhet të deklarojnë pasurinë brenda 48 orësh

7 Dhjetor 2020, 12:59Kronika TEMA

Operacioni Forca e Ligjit iu kërkon të deklarojnë burimet e pasurisë 5 personave të skeduar nga drejtësia për vepra të ndryshme penale.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve Bledar Qemalaj, Arjan Rushi, Roland Sota, Marteos Pasho, Enri (Gazmir) Ajdinaj

Bledar Qemalaj, banues në Fier, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Trafikimi i narkotikëve”;

Arjan Rushi, banues në Fier, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Vjedhja me armë”;

Roland Sota, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”;

Marteos Pasho, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

Enri (Gazmir) Ajdinaj, banues në Ballsh, i dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

(TemA)

3 komente në “OFL zbarkon në Fier, ja 5 të dënuarit për vrasje dhe prostitucion që duhet të deklarojnë pasurinë brenda 48 orësh”

  1. PD-PS-LSI ,JAN R*****A says:

    Ofl leshit po te gjith I lalzit kur do shkoi ,Ramuti me bash gjumashi po Tallin trapin me shqiptart OFL ????Do kapi hajdutat e pulave dhe xhepistat OFL OFL te dhjefsha mu ne te

  2. Lani says:

    Keta langaraqet provinciale shume mire mund tja u kerkonte policia lokale plotesimin e formularit.OFL duhej te merrej me Meten Berishen Ramen Bashen dhe kryetaret e bashkive dhe politikanet e njohur.Kjo eshte per te hedhur hi syve po populli e kupton qe ata jane bere te gjithe bashke kunder reformes sepse reforma i kap te gjithe politikanet e te gjitha partive.

  3. Shqipetare??????Ku jeni??? says:

    Eshte e Tmerrshme..kur THone se duhet te Deklarojne Pasurine??Mbase duhet ta Bejne..por ne KEMI Vrases POlitkikane qe vrane 4-Vete ne mese te Tiranes dhe nuk shikojme ti Shkoje Policia???Pse??Shtet e Dhjere….Po Pasuria e Lulezim Bashes??PO Vilat e Lalezit??Akoma edhe te Surrelit kane bere BUrimin e te Ardhurave?????????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje