Operacioni Forca e Ligjit iu kërkon të deklarojnë burimet e pasurisë 6 personave të skeduar nga drejtësia për vepra të ndryshme penale.
Bëhet fjalë për shtetasit: Lavdrim Pepkolaj, Arbër Doçi, Besmir Mulgeci, Amarildo Danjolli, Kastriot Brahaj dhe Ilirjan Nezaj.
“Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
Lavdrim Pepkolaj, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;
Arbër Doçi, banues në Tropojë, i dënuar në Belgjikë për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”;
Besmir Mulgeci, banues në Tropojë, i dënuar në Itali për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Amarildo Danjolli, banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Kastriot Brahaj, banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;
Ilirjan Nezaj, banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.”- njofton policia. (TemA)
Te gjithe kta qe i njek Ofl i njoh personalisht dhe asnji nuk ka asnje lloj pasurie perkundrazi jan njerz me halle qe mezi kalojn muajin. Pervec Bes Mulgecit i ati i te cilit ka nje biznes te vogel. Mendoj qe ofl duhet te merret me njerez qe me te vertet kan vene pasuri nga krimet e kryera.