Yuri Kim e prerë: SPAK po jep rezultate, SHBA vazhdon të mbështesë fuqimisht Reformën në Drejtësi

3 Dhjetor 2020, 18:33Kronika TEMA

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim thotë se SPAK po jep rezultate. Me anë të një statusi në twitter, Kim shprehet se SHBA vazhdon të mbështesë fuqimisht zbatimin e reformës në drejtësi ashtu sikurse e kërkon populli shqiptar.

“SPAK po jep rezultate, duke përdorur Ligjin Anti-Mafia për të luftuar korrupsionin. SH.B.A. vazhdon të mbështesë fuqimisht zbatimin e Reformës në Drejtësi, siç kërkohet nga populli shqiptar dhe në përputhje me statusin e Shqipërisë si Aleate e NATO-s dhe aspirante e BE-së”, shkruan Yuri Kim.

8 komente në “Yuri Kim e prerë: SPAK po jep rezultate, SHBA vazhdon të mbështesë fuqimisht Reformën në Drejtësi”

  1. Angjelini says:

    Po zonje ambasadore, SPAK po jep rrezultatet e Leshelise. Deri tani kane denuar dy viktima per dhenje rrufsheti nje polici. Deri tani jane turpi i drejtesise. Shpresoj te zgjohen.

    1. Bunkeri 2025 says:

      Kim , NGJALA..
      PARA ISHTE lu peshku e kshu me radhe…lol!

  2. remarku says:

    Mbahu o muco me gajret i thon kesaj…ku jan rezultatet .apo konfiksimi i 500 lek dhe 1000 lek ,duket se as nje shprese nuk ka, per tu ndeshkuar korupsioni ne kete vend..,fatekeqesisht ska shprese….nuk do as mende ase fakte ato jan leht te indetifikushme ,thjesht ky vend eshte lene eksperimental…fjale,fjale.fjale….nje super ngopje me fjale e premtime..tek nje Zot mbetet e vetmja shprese..e gjet prej TIJ kush i ka ren ne hak ketij populli te sfilitur..

  3. Ilir says:

    Ju lumte zonje, tani kerkoni arrestimin e Sali Berishes dhe te Ilir Metes. Populli shqiptar do tua dije per nder.

  4. Dajti says:

    Shenjat e para te Spakut tregojne se eshte vazhdimsi i atij sistemi drejtesie qe patem.Po nuk u hetua masakra e 21 Janarit 2011 nuk mund te ket drejtesi.

  5. Deforma e vertete ne Drejtesi,akoma ne pritje says:

    Deforma ne Drejtesia do te jape rezultatet qe pret populli Shqiptar kur te filloj te godase kokat o korrupsionit,qe jane politikanet me superpasuri dhe tani jane hedhur ne sulm per ta zhbere kete reforme.Ne se nuk vepron ndaj tyre,do te jete nje zhgenjim i madh.

  6. ANDON LARSI says:

    SPAK po jep rezultate por me “lëvizje breshke”. Kjo u jep kriminelëve kohë të mjaftueshme për të shpëtuar ose pastruar xhepat e tyre. SPAK duhet të lëvizë me “shpejtësinë e rrufesë” në mënyrë që të kapë kriminelët në punë!

  7. Zani says:

    Neqoftese te gjithe politikanve qe kane vjedhur dhe abuzuar me leket e Shqiptarve do u sekuestrohet pasuria dhe do futen ne burge atehere drejtsia funksionon dhe te gjithe ambasadorve Amerikan duhet to ngrihet permendore ne mese te Tiranes me mbishkrimin: Rilindasit e vertet te Shqipris, dhe Shqiptaret duhet ti perulen sa here kalojne para tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje