Vrasja në një atentat mafioz e një 47 vjeçari shqiptar ka shkaktuar panik në një restorant të Jardins, në rajonin qendror të São Paulo në Brazil.
Atentati u krye nga një person në motoçikletë rreth mesditës teksa policia ende nuk ka identifikuar autorin apo motivin e vrasjes.
Viktima raportohej se ishte 47 vjeçari Zelka Ilir, i cili kishte rezervuar në një dhomë në një hotel të shtrenjtë në Jardins, ndersa u sulmua për vdekje teksa qëndronte ulur në Zurich Bar-Restaurant.
Sulmuesi raportohej nga dëshmitarët si i veshur me bluzë të kuqe dhe helmetë ngjyrë rozë. Ai nuk lëndoi asnjë tjetër përveç viktimës së tij. Motoçikleta e krimit ishte braktisur në sheshin David Campista disa dhjetra metra larg vendngjarjes.
Viktima u dërgua në spitalin Hospital das Clínicas, ku dhe humbi jetën nga plagët. Autoritetet braziliane kanë hapur një hetim mbi çështjen.
Nuk mjaftonte evropa ekuador po na vajti nami edhe ne Brazil!!!
Mire qe aretem te festonim me flamure
Po si nuk doli nje shkenctar te bej dicka e te degjoheshim per mire
MIRE BEJNE QE I QERROJNE KETO PLEHRA E TRAFIKANTE!!! nJE ME PAK. UROJ ti qerojne te gjithe nje e nga nje
Po pastaj ?!
S do ket me shqiptare…