OFL zbarkon në Elbasan, Tiranë dhe Lezhë, ja 5 të dënuarit që duhet të deklarojnë pasurinë brenda 48 orësh

1 Dhjetor 2020, 13:15Kronika TEMA

Operacioni Forca e Ligjit iu kërkon të deklarojnë burimet e pasurisë 5 personave të skeduar nga drejtësia për vepra të ndryshme penale.

Bëhet fjalë për shtetasit Angjelin Ndreka, Ndue Jaku, Ilia Pire, Arben Muça dhe Egli Duka, të cilët duhet të deklarojnë pasurinë brenda 48 orës.

Njoftimi i policise

Angjelin Ndreka banues në Lezhë, i dënuar për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Ndue Jaku banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Ilia Pire banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Arben Muça banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;

Egli Duka banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

5 komente në “OFL zbarkon në Elbasan, Tiranë dhe Lezhë, ja 5 të dënuarit që duhet të deklarojnë pasurinë brenda 48 orësh”

  1. lefteri says:

    Futeni dhe
    Shkelzen Berishen
    Ilir. Meten
    Salih Berishen
    Lul Bashen
    Monika kryemadhi
    apo per keta duhet bole qe per Arben Krajen E SPAKUT

    nuk ekzistojne
    Turpe shtet kot…….. Edi Rama erdhi me vote per te
    hedhur pas hekurave kete dyzine hajdutesh

  2. Doktor Mortja says:

    Keta jane peshqit e medhenj qe lufton SPAK?!
    E mi Shiqere, lidhjet e forta i paske pas!

  3. Debatiksi says:

    Ofl e leshi pa lidhje fare po te gjiri I lalzit kur do shkoi ?????

  4. Leka I says:

    Ore ca behet keshtu? Tre prej tyre jane te denuar per vrasje me paramendim ? , qe do te thote ne mungese te ligjit per denim me vdekje ata duhet te ishin brenda me burgim te perjetshem . Ky shtet demaskon veten kur keta tipa kerkon ti denoje per mosdeklarim pasurie. Degradim total.

  5. Emiljano says:

    Ofl= Pirdh se cfryhesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje