Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur në fshatin Balldre në Lezhë. Sipas informacioneve mësohet se i plagour ka mbetur Hilë Gjini, i cili ka marrë disa plumba në këmbë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë banesës së 40-vjeçarit teksa ky i fundit ka qenë duke dërguar fëmijet në shkollë.
“Në fshatin Balldre, Lezhë, pas një konflikti për motive ende të paqarta, shtetasi Gj.Gj.,ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin H.Gj.,43 vjeç, banues në fshatin Balldre, i cili është transportuar në spitalin Rajonal , Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, sqaron polica.
Ndërkohë mësohet se Policia e Lezhës ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe po punon për kapien e tij.
Te shkuara per te dy , se nga iniciali i mbiemrit duhet te jene te tyret , dhe per ndonje hu gardhi do jene konfliktuar !