Përparim Kabo: Nuk mjafton morali duhet drejtësia, Shqipëria s’ka nevojë për politikanë hipokritë

30 Nëntor 2020, 17:22Kronika TEMA

Profesori Përparim Kabo bëri një tablo të përgjithshme të sistemit të drejtësisë në vendit tonë, ndërthurur me etikën dhe moralin politik.

Ai tha se Reforma në Drejtësi duhet të ishte bërë për të ndëshkuar personat e korruptuar, madje shtoi se ky proces duhet të kishte mbaruar para zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai tha se fëmijët e politikanëve e të pasurve, të cilët ikin për të studiuar jashtë, gjëja e parë që mësojnë është etika dhe morali. Për këtë arsye, sipas profesorit, kur rikthehen, “nuk duan të shikojnë me sy prindërit e tyre”, të cilët i kanë shkolluar me para të pista.

“Unë mendoj që Reforma në Drejtësi do të prodhojë vetëm pastrimin, ndryshimi i drejtësisë do të vijë kur të shikojmë që ata që do të rizgjidhen do të jenë si ata që ikën apo do të jenë ndryshe.

Ky është problem i madh sepse mund të iki një palë dhe vjen një palë siç ka ndodhur në politikë. Por pastrimi dhe ndëshkimi i tyre siç ka kërkuar administrata amerikane është një shembull. Një filozof thotë që frika është përgjigja politike e të gjitha kohërave.

Pra pa ndëshkimin politik nuk mund të lindë frika për të mos e bërë nesër atë gjë, por për të bërë atë që duhet. Kultura pandëshkueshmërisht i ka bërë këto trima edhe para betejës, edhe gjatë betejës dhe mbas betejës. Në këtë kuptim kësaj reforme duhet t’i shkojmë deri në fund.

Por ritmi është i frikshëm, shumë i ulët. Nëse do të vazhdohet kështu me aq sa do të shkojnë në VETING do të duhet 10 vite, kur këta duhet të kishin mbaruar brenda 2020, maksimumi para zgjedhjes së prillit duhet të kishte mbaruar.

Zbulimi i së fundit i njollave të atyre që kanë marrë përsipër të bëjnë gjykimin, është një thikë mbas shpine që i është vendosur kësaj reforme. Përse kaq të djallëzuar ne shqiptarët me fatin tonë!

Ç’është ky mllef i brendshëm për të vrarë veten. Në një sistem drejtësie të besueshëm përfitojnë të gjithë, edhe fëmijët e atyre pasuroreve përfitojnë që ata i çojnë për t’i shkolluar në shkollat më të mira jashtë. Gjëja e parë që ata mësojnë ç’është morali.

Ata kur vijnë këtu të parët njerëz që nuk duan t’i shikojnë me sy janë prindërit e tyre. Kjo është një krizë e brendshme”, tha Kabo.

Profesori u ndal edhe tek çështjet ligjore e etike. Për ta rregulluar një shoqëri sipas profesor Kabos nuk mjafton vetëm morali, por nevojitet dhe një strukturë ndëshkuese e cila vjen si rezultat i ligjit.

“Të gjithë filozofët më të mëdhenj kanë studiuar një raport tejet të rëndësishëm dhe delikat raportin e moralit dhe ligjit. Ne kemi një çështje etike me ligjin apo kemi një çështje ligjore mbi etikën.

Jo, ne nuk kemi një çështje etike me ligjin. Ata që gabojnë me ligjin nuk nisen nga principe të gabuara morale, ata nisen nga interesa tregu, nga një mentalitet i vjetër Haxhi Qamilist, grabit, kap çfarë të kapësh, vidh, pasurohu ti të varfërohet vëllai jot, le të vdesë pjesa tjetër e popullsisë, le të mos ketë ushqim ajo.

Kjo nuk është çështje morali, është një paganizëm tregu, i tmerrshëm, i llahtarshëm. Ta rregullosh shoqërinë edhe në mënyrë morale, vetëm nga morali nuk mjafton.

Prandaj lindi shteti, prandaj duhet ndëshkimi ligjor, prandaj sistemi i drejtësisë është zembereku i mekanizmit të shtetit, pa drejtësi nuk ndryshon asgjë.

Magjistrati i jep drejtësinë që i intereson të gjithë shoqërisë, njeriu i zotit në qiell apo në tempull merret me edukimin moral të njeriut”, përfundoi profesori.(Tch)

9 komente në “Përparim Kabo: Nuk mjafton morali duhet drejtësia, Shqipëria s’ka nevojë për politikanë hipokritë”

    1. Ray says:

      Hahahahaha –Ca profesori eshte ky mo vella ?
      Ky po na thote se 2+ 2 =4, Ky thote : ” Ata qe gabojne nuk nisen nga principe morale, por nga interesa tregu….nga paganizem tregu ” lol WOW hahahaha

      Ata qe vjedhin , dihet, qe nisen nga interesa personale,per te ritur mirqenien e tyre , dhe kjo gje eshte eternale dhe perboteshme
      Dhe dihet fakti qe ligjet jane ato qe detyrojne njerezit te jetojne sipas Normale Morale te Shoqerise –Ketu nuk ka ndonje gje per ta elaboruar kaq shume , sic ben ky filllozofi i futbollit lol
      ..
      Ky ne fakt nga sa duket e ka gjithe hallin qe te denohet Opozita Shqiptare-, mendo tani se ca fillozofi eshte ky –Nje mjerim total.
      Natyrisht une jam tifoz me Partite e Majta, jo me te djathta,,
      por kur shikoj njerez te tille, si ky Fillozofi qe bejne thirje per Kryqezata kunder Opozites nen justifikimet imorale, qe “Drejtesia duhet te veproje para 25 Prillit ” etj,
      kur te gjithe e dime se keto institucione qe po krijohen tani , nuk kane edhe aprovimin e Opozites,.
      Mirepo ne Demokraci Pozita kur vepron duhet pa tjeter te marri ne konsiderate edhe mendimin e Opozites,
      sepse ndryshe kur te vije Opozita ne Pushtet do filloje dhe ajo te njejtin avaz

      Ndaj duhet qe ti jepet fund veprimeve te njeaneshme ne ndertimin e Institucioneve , por te ndertojme institucione vertete te shendosha dhe ky mendimi i Opozites te jete i perfshire nepermjet specialsiteve te saj
      Nuk duhet te konsiderohet Opozita si Armike , dhe te justifikohet ky mendim pervers , sic ben ky Fillozofi duke perdorur citate nga nje nepunese e rendomte dhe e papergjegjeshme , qe eshte vetem nje diplomate dhe azgje tjeter,
      Sepse ne nuk jemi nje Shtet i Diplomateve te huaj, ne jemii nje shtet i pavarur

      Pra, Nqs duam qe vertete te kete drejtesi duhet qe Institucionet e Drejtesise te mos ndertohen vetem sipas vullnetit te nje pale, ( sic jane tani )
      por te merret pelqimi te dyja paleve kryesore -Pozite & Opozite —
      Vetem ne kete menyre vendoset Drejtesia ne balancen e drejtesise , dhe vetem nga kjo lloj Drejtesie mund te presesh drejtesi te mire e cila me kohen vjen e duke u permiresuar

      Ndersa ky fillozofi ka me shume hallin ti serviloset Ambasadores Amerikane, sepse ndersa shtejllon teorinne tij tip ” Rakia e rrushit, del nga rushi” ky pastaj na citon Ambasadoren Amerikane sic citoheshin veprat e Xhaxhit qemoti -Kjo eshte qesharake, me e pakta .
      ….
      Por harron ky Fillozof i papare,
      se Ambasadorja eshte nje nepunese e rendomte e cila perfaqson vetem interesat e shteti te saj, dhe duhet te dijme se Amerika duke qene nje super-shtet nuk do rije te merret me ne, qe jemi nje shtet shume i vogel, dhe ku me shume shikohet qetesia ne dem te standarteve demorkatike te jetes sone , sic e dhe po na tregon pervoja 30 vjecare pas 1990-es.
      ..
      Ndaj ne duhet te jemi njerez me Personalitet dhe te kuptojme vete se kur Qeveria jone eshte ne ruge te drejte dhe kur nuk eshte,
      dhe te ndihmojme pushtetin tone me kritika konstruktive
      qe te eci ne ruge te drejte,
      jo te shkojme dhe pyesim Orakullin tek Ambsada Amerikane, se po behemi gaz i botes.

      1. pjeter says:

        Ti pa i pavetdijshem tregon qe sa sakt profesori ne fjale ka deklaruar.Edhe kjo eshte karakteristike e jona,te Ulim te tjeret dhe te ngrejme veten.Une nuk ta lexova komentin te gjithe,vetem per pyetjen banale dhe vullgare qe bere,se kush eshte ky profesor.Ky profesor eshte nga ata te paktit ne Shqiperi,qe nderohet e respektohet per ekulibrin e tij ne te shprehur.Ti kush je te besh nje pyetje te tille? Ai ka vene emer mbiemer dhe fytyre,dhe jep mendimin e tij shqetesues,qe perfaqeson pjesen mete madhe te shqiptareve,per nje teme kaq jetesore per te ardhmen e Shqiperise,si ajo e drejtesise,ti kush je qe ben analiza sociologjike te papara?personalisht,por besoj te mos jem ne pakice,besimin ne shume gjera egjej tek Ambasada Aberikane,se sa tek ato institucionet qe thua zotrote,por ri ke mendimkn tend shoku,e ndoshta jo vetem.

  1. vlora says:

    Profesor vertet beson se keta do presin degen e larte ku kane hipur?Te majte e te djathte jane hipokrite.Femijet e tyre qe kane studiuar jashte me parate e vjedhura jo vetem qe nuk do i perbuzin prinderit e tyre po do jene krenare per ta .Per ta mbyllur po te them nje shprehje banale te popullit po qe u takon ketyre te koruptuarve MUTI BIE NEN BYTHE

  2. Kozmo says:

    U lodhem duke shpresuar, per nje ndryshim radikal ne Shqiperine Hallemadhe, qe po shkon me hapin e BRESHKES. KU te jete Problemi Valle??? Europa mbasi po shikon qe Shqiperia nuk arriti te formoje GJYKATEN KUSHTETUESE, SI DHE GJYKATEN SPECIALE NUK I DHA OK SHQIPERISE.
    Europa eshte ne pritje te gjykimit te politikan eve te KORRUPTUAR. Vetem atehere ka Shance Shqiperia.

  3. J-32 says:

    Zoti profesor edhe Kim Jong -un Bashar al-Assadi në perëndim u shkolluan po ëhë…..ja bënë naftën popujve të tyre.
    Edhe tek ne nuk e kanë mëndjen thjesht të bëhen liderë perëndimorë dhe të qeverisin me nder, por e kanë mëndjen të bëhen ‘diktatorë perandorë’ e ta kalojnë pushtetin te të afërmit e tyre si të ishte një kothere bukë.

  4. Vrkrt says:

    …thon troç shqip shqiptart jan njers t kqinj…
    ..prandaj europa heziton ti pranoj..
    ..po mir.
    A nuk thon te njejten gje serbt ?
    Po grekt ? Edhe ata kto mendime kan per shqiptart.
    E t mos shtrihemi me gjer.
    ..t gjith mendojn se shqiptart jan t kqinj.
    Edhe Marksi po ashtu ka mendu..
    Pse t gjith budallenj qenkan e dolem ne veç ne t zgjut ?!
    Si biçim piçk dhije,apo byth e zgjut dulm na shqiptarinjt.

  5. PA emer says:

    Po mire profesor i nderuar perendimi valle e din se pesha e vuajtjes po bie mbi njerezit e thjeshte dhe ketu perendimi po del me hipokrit se kodoshet tane politikane duke ia bere me te veshtire jeten te thjeshteve njerez.Pra qe ketu bie serioziteti i perendimit duke bere gam-gam cdo vit dhe me te njejtin qendrim.ketu pra perendimi do tia mbushesh anijet edhe njehere me shqipot qe kane ngelur dhe tu sulen kufijve te perendimit.

  6. Qinon Hegel says:

    O proferist !
    Osht demokracija lirija qe i bo njerzit kshtu..gje shesh bo pershesh.
    Ka ik koha moralit kur njerzit ishin shok.
    Tash jan interes.
    M duhesh merrem me ty s m duhesh s t njof fare..o profetar.
    Do vij koha qe askujt s do ti rruhet a rro a s rro tjetri ,o proferat.
    Do vij koha qe njerzit do jen thjesht vegla pune,si psh lopata a kazma sot,dhe sot thon merr lopaten e mblidh plenat.merr kazmen hap vorrin.
    Do thon.merr Salën, fshi mhallën.
    Merr Lulin fshi bythen.
    P.sh. ë..?
    Si bičim leter bythe.. dhe fshes kashte..
    Dikur ishin qenije 1 qelizore… barazi…tip komunizmi..monotoni..asgje s levizte..prehje, qetsi…
    Pastaj erdhen shumqelizort.
    Nji qeliz u bo tru tjetra muskuj e koska.
    Truni bo qejf shijo jeten,muskujt e kockat vujn si argat tu punu token.
    Dikur ishin t gjith njisoj (nen rregjimin Dull)
    Tash ca jan pasunik t zgjut ca jan skllever..muskujsh..
    E ku ka moral or kal.
    S ka as barazi n kandar or gomar
    ..po t nershme t qime a ka ?..
    ..se po t kishte tamom ner s do kishte t qime..po t mos kishte t qime, askush as do fliste as do ngjonte tash…
    …a se harrova..
    ..thon..thon..se veç jezu krishti lindi nga paqimnija…
    ..thon ama…se muhameti pallinte per shtat pal qejfe shtat gra java shtat e t qira tet..
    …morali thot ky..profesanti..
    ..e ku ka moral kur ngrehen dy komet perpjet dhe hungrin femna si ziz sovjetik n kthesat e Krrabës ,o proferant.
    Ka vetem nji gje ky muhabet..
    Koha ben çdo gje qe mundet. Ky esht morali..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje