DETAJET: Vrasje me armë zjarri në fshatin Mushan të Shkodrës, kush është 46-vjeçari që humbi jetën

28 Nëntor 2020, 12:32Kronika TEMA

Ridvan Ramazani është shtetasi i vrarë mesditën e sotme në fshatin Mushan, Shkodër.

Raportohet se 46-vjeçari është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar duke gjetur për pasojë vdekjen. Ende nuk dihen motivet e krimit të rëndë.

Drejt vendit të ngjarjes është nisur policia që ka ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit.

“Më datë 28.11.2020, rreth orës 11:20, në fshatin Mushan, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti është gjetur, dyshohet  i vrarë me armë zjarri në mjetin e tij tip “BMW” shtetasi R. H. 46 vjeç banues në fshatin Darragjat, Shkodër. Shërbimet e Policisë kanë mbritur menjëherë në vendngjarje.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë  punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve” – njofton policia.

(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje