Drafti i kodit të ri penal: Burg sipas llojit të drogës, deri 15 vjet për kolaudimet false të pallateve

2 Dhjetor 2020, 16:42Kronika TEMA

Në rast miratimi, Kodi Penal që po hartohet, pritet t’i japë fund dënimeve të njëjta për persona të akuzuar për çështje droge, pavarësisht llojit apo sasisë së lëndës narkotike.

Në draftin e siguruar nga A2, parashikohen dënime të diferencuara në varësi të llojit të drogës, kanabis, heroinë, kokainë, apo drogë sintetike. Kështu, teksa aktualisht Kodi Penal ka dënimin me 5 vite burg si minimalin, në Kodin e ri parashikohet 2 vjet burg për kanabisin, 4 për heroinën dhe nga 5 vite për kokainën dhe drogat sintetike.

Njëkohësisht, përsonat përdorues të kanabisit, nuk ndiqen penalisht nëse mbajnë më pak se 10 gramë me vete. Nga risitë e Kodit Penal në projekt është dekriminalizimi i disa veprave që me kodin aktual konsiderohen penale, si rasti i “ngacmimit seksual” dhe “prostitucionit”.

Për dhunën në familje, kodi i ri parashikon nisjen e hetimit edhe kryesisht, pra pa pasur nevojë që viktima të ankohet në organet shtetërore. Tjetër e re në kodin penale në hartim e sipër janë parashikimet e konfiskimit të pasurive të siguruara nga vepra penale.

Mes këtyre veprave radhiten “vjedhjet e bankave”, “korrupsionit” e “kontrabandës”. Ashpërsim i dënimit nga 1 aktualisht në 2 vite burg parashikohet për moslëshimin e kuponit tatimor.

Tërmeti i 26 nëntorit 2019, ka diktuar shtimin e një neni në kodin penal, atë të “Projektimi, mbikëqyrja, zbatimi ose kolaudimi i paligjshëm i ndërtimeve”. Për rastet kur shembja e ndërtimeve mund të sjellë pasoja në jetë njerëzore për përgjegjësit parashikohen dënime nga 7 në 15 vite burg.

1 komente në “Drafti i kodit të ri penal: Burg sipas llojit të drogës, deri 15 vjet për kolaudimet false të pallateve”

  1. KONSTRUKTORI says:

    Per denimet per Kolaudim te Pa Ligjshem, ligja duhet te prek te gjithe kolaudatoret e ndertimeve, qe nga viti 1992 e ketej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje