Muxhahedinët në Shqipëri, ish-këshilltari i Biden sugjeron zhvendosjen e tyre

3 Dhjetor 2020, 19:25Kronika TEMA

Daniel Benaim, ekspert, profesor dhe ish-këshilltar i Joe Biden për Lindjen e Mesme ka një ide se si Shtetet e Bashkuara mund të rikuperonjnë marrëdhëniet me Iranin.

Një prej rrugëve sipas tij është reduktimi i mbështetjes ndaj muxhahedinëve të strehuar në Shqipëri dhe zhvendosja e tyre drejt Etiopisë apo detit të Kuq.

Politika e jashtme amerikane pritet të  ndryshojë rrënjësisht nën udhëheqjen e presidentit të zgjedhur Joe Biden, më këtë të fundit që do të duhet të ndreqë raportet të dëmtuara rëndë nga paraardhësi me Iranin, Kinën e gjithashtu Europën.

Daniel Benaim, i cili ka qenë këshilltar i Biden për Lindjen e Mesme në kohën kur ishte zv.president e që pritet gjithashtu të marrë një post të rëndësishëm në dministratën e re, thotë në një intervistë për revistën “Jacobin mag”, se tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga ujdia bërthamore ishte një goditje e fortë për Iranin.

Sipas tij lëshime strategjike duhet t’i ofrohen këtij shteti, për ta rikthyer vendin në tryezën e negociatave. Pjesë e lëshimeve sipas tij do të ishte reduktimi i mbështetjes ndaj MEK, apo muxhahedinëve iranianë të strehuar në Shqipëri.

Ekpserti për çështje të Lindjes së Mesme, sugjeron se nje zgjidhje do të ishte zhvendosja e tyre nga Shqipëria në Etiopi ose përgjatë brigjeve të detit të Kuq.

“Unë dhe miqtë e mi jemi të mendimit se një reduktim në mbështejen amerikane ndaj MEK mund të mirëpritej nga Irani. Zyrtarë shqiptarë, në takime bilaterale kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me aktivitetet e paligjshme të grupit në trafikimin e njerëzve, drogës apo armëve. Vendosja e muxhahedinëve për një kohë të gjatë në Shqipëri dhe përgjatë kufijve europianë nuk është e nevojshme, dhe mund të konsiderohet risistemimi i tyre në Etiopi apo përgjatë Detit të Kuq”.

Që prej vitit 2014, nën trysninë amerikane, Shqipëria strehon më shumë se 4 mijë pjesëtarë të popullit muxhahetin të Iranit, një grup i fshehtë opozitar i regjimit iranian./A2

6 komente në “Muxhahedinët në Shqipëri, ish-këshilltari i Biden sugjeron zhvendosjen e tyre”

  1. JU Lutem i Merrni says:

    Respekt:merrini sa me Pare, se kemi Elvsi Nacin dhe shume te Tjere qe jane Shqipetare..kemi me Bolleke..qe na kane “Mbushur Barkun” Plote me Predikimet e Allahut…….

  2. emigranti says:

    Heqja e tyre nga Shqiperia do te ishte nje gje shume e mire per ne, pavaresisht se behet per qellime te tjera dhe jo per hallin tone.
    Ata nuk jane thjesht besimtare, por opozite luftarake ne perberje te se ciles ka njerez qe kerkohen per akte terroriste ne vendin e tyre, madje deri para disa vitesh ka qene konsideruar organizate terroriste.
    Sa me larg sherrit.

  3. Mooooossss says:

    Mooooossss,lerini mujahedinat te qete mes birazeresh tourkoshqipfoles,shume prej tyre pritet te martohen me Hanemet shqipfolese….

    1. Tturkoshaku tfgs says:

      Si kurdet ne Greqi p.sh. ata shiko si po martohen me vajza greke dhe …….ua do renja e ture turkoshake , shiko neper klubet e Greqise se cvalle dhe kenge kendoben , turkoshake koplet , oriental dhe buk me krip thone birazeret e tu

  4. Rrespekt... says:

    Zhdukini sa me pare nga Shqiperia ju lutemi .
    Flm Shba…

  5. demokrati says:

    Kjo e ka emrin Tradheti ndaj kauzes se popullit iranian ndaj rregjimit fashist islamik te ajatollaheve.Nje evidence e qarte kush qendron pas manipulimit te zgjedhjeve dhe cili eshte kursi i politikes se jashtme te obames.Ja pse popujt liridashes kane shprese vetem administraten Trump.Tentakulat e rregjimit te ajatollaheve kane kohe qe shperndajne dizinformacion jo vetem ne tv kryesor shqiptar.Obama nuk do ti jepet rasti te jape biliona dollar per xhahilet e Teheranit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje