Masakra ndaj pyjeve, policia procedon penalisht 6 shtetas dhe 1 inxhinier mjedisi

5 Dhjetor 2020, 11:37Kronika TEMA

Policia e Shtetit bën me dije se në kuadër të bashkëpunimit me strukturat e DVP Korçë dhe në zbatim të planit të masave për parandalimin e goditjen e krimeve mjedisore, në vijim të kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Komisariateve të Policisë Pogradec dhe Devoll goditën katër raste të tjera.

Në vijim të veprimeve filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

– Xh. Ç., 40 vjeç dhe F. M., 52 vjeç, banues në Pogradec. Shtetasi XH. Ç., është kapur pranë fshatit Vërdovë, Pogradec, duke transportuar me mjetin kamion tip “Ifë”, 7 m3 lëndë drusore të llojit pishë, pa leje, sasi e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Shtetasi F. M., me detyrë inxhinier pyjesh, dyshohet se ka lëshuar vërtetim për transportin, pa kryer kontrollin e lëndës drusore.

– M. Sh., 29 vjeç dhe G. Sh., 64 vjeç, banues në fshatin Stropckë, Pogradec, të cilëve gjatë kontrollit të ushtruar në këtë fshat, iu gjetën e sekuestruan në total 23 m sterë, dru zjarri, pa dokument shoqërues, sasi e cila dyshohet të jetë prerë pa leje nga këta shtetas.

– Gjithashtu edhe shtetasit I. Z., 62 vjeç, A. L., 29 vjeç dhe E. B., 20 vjeç, banues në fshatin Miras, Devoll, u kapën në këtë fshat, duke transportuar me mjetin tip traktor, trupa pishe, pa lejen përkatëse, sasi e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.

2 komente në “Masakra ndaj pyjeve, policia procedon penalisht 6 shtetas dhe 1 inxhinier mjedisi”

  1. Like says:

    pse mor lummadh, pritet pema per dru zjarri? ne gjithe boten priten degat per dru duke shumfishuar pyllin, ne shqipri presin edhe ato dy shkurre qe kane mbetur.
    po kshu eshte kur pyjet jane pa zot. qeveria ne vend qe te leshoje pyjet me konçesion per mirmbajtje (priten X m3 dega per pellet apo qymyr druri, dhe mbillen Y fidane nga shfrytzuesi).
    Ne France p.sh. edhe ne baçe ta kesh nje peme nuk e pret dot pa mbjelle 3 te tjera. Dikur ne France njerzit u bene me te pasur me pyje se lane toka qe komshinjte te mbillnin per kompensim prerjesh, por tani kane veshtirsi te shfrytezojne pyjet e tyre se skane me toka per te mbjelle detyrimin. rrjedhimi, nderrmarrje te medha ne rrang kombtar shfrytezojne ne nje vend por pyllezojne ne tre te tjera. dhe pemet nuk priten kurre per dru zjarri por vetem per industri.

  2. xhoxhi says:

    Në fshatin Miras bëhet kërdia jo sot po ka 30 vjet që presin drurë që janë për dërasa dhe jo për zjar.I kam shkruar edhe fix-it por as e ka vënë ujin në zjar.Nga Mirasi shkojnë në kufi me Greqinë.shkojnë në Dardhë e gjetkë.Çfarë bën Kryetari i komnës nuk i shikon makinat e mushkat që venë dy tre herë në ditë?Mos gjobsni zejtoristin por kryetari si puna e kanabisit.Nuk lanë gjë në fshatin Qytezë prenë edhe drurët frutorë.Më maskarenj njerëz nuk kam parë.Edhe kur punonim atje nuk na lanë grurë e jonxhë pa e vjedhur.Mirasi një fshat hajdutësh…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje