Erdogan kërkon formulën “të gjithë fitues” për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në Mesdheun Lindor

7 Dhjetor 2020, 14:41Bota TEMA

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kërkoi sot një formulë ”të gjithë fitues” për zgjidhjen e pakënaqësive në Mesdheun Lindor me Greqinë dhe Qipron, në prag të samitit europian, gjatë të cilit çështja e sanksioneve kundër Ankarasa do të jetë në tryezë.

“U bëj thirrje të gjithë fqinjëve dhe banorëve tanë të Mesdheut, në veçanti Greqisë, të mos e shohin këtë çështje si një lojë me shumë zero”, tha Erdogan në një mesazh me video të publikuar sot.

“Unë jam i bindur se mund të gjendet një formulë të gjithë fitues që ruan të drejtat e secilës palë”,  shtoi ai.

Sanksionet kundër Ankarasë janë në axhendën e samitit europian që do të zhvillohet më 10 dhjetor, për shkak të punimeve për kërkimet për gaz të kryera nga Turqia në Mesdheun Lindor në zonat detare të diskutuara me Greqinë dhe Qipron.

Bashkimi Europian dënoi javën e kaluar vazhdimin e akteve të njëanshme dhe retorikën armiqësore nga ana e Turqisë, por mbetet i ndarë në këtë stad për sanksionimin e këtyre sjelljeve.

Tensionet mes Athinës dhe Ankarasë u intensifikuan me vendosjen në muajin gusht nga Turqia të anijes Oruç Reis, shoqëruar nga luftanije për të kryer kërkime në brigjet e ishullit grek të Kastellorizo, dy kilometra nga brigjet turke.

2 komente në “Erdogan kërkon formulën “të gjithë fitues” për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në Mesdheun Lindor”

  1. Siktir git mr.Erdogan... says:

    To makriiiiii……

  2. Niko says:

    Duhet sa ma par ti largoni djajt e gjall nga trojet e Siris Irakut e Afganistanit e me von edhe nga e gjith Lindja e Mesme se ata po i shtyjn ne vlla vrasje Arabet e qdo Shteti ne Lindje te Mesme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje