Dr. Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, pohoi se është i gatshëm të marrë vaksinën Covid-19 publikisht, sapo ajo të autorizohet nga Shtetet e Bashkuara.
“Do të isha më shumë se i lumtur ta bëja vaksinimin publikisht,” tha Fauci për CBS.
“Kur shkencëtarët thonë se një vaksinë është e sigurt dhe efektive, unë do ta marr, dhe unë do t’ua rekomandoj të gjithë njerëzve, duke përfshirë miqtë e mi, Presidentin Klinton, Obama, Bush, dhe të tjerët të marrin vaksinën sepse unë do të ndihesha mirë”, shtoi ai.
Ish-presidentët Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton kanë shprehur gatishmërinë të marrin përpara kamerave vaksinën anti-Covid, menjëherë pasi ajo të marrë aprovimin e Administratës amerikane për Ushqime e Barna.
Të tre ish-presidentët shpresojnë që me këtë fushatë ndërgjegjësimi do të japin një mesazh të fortë te publiku amerikan dhe do të kthejnë besimin e tij për të bërë vaksinën.
Sapo deklaroi Biberaj se do ta bej vaksine ne studio te hapur menjehere deklaron pas tij edhe “homologu” ne anen tjeter te oqeanit, fauQi… bile fale besimit qe krijoi “homologu” shqiptar, ai tha se do te binde edhe Klinton, Obomen edhe Bushin qe ta banin vaksinen ne publik!