Irani ka reaguar sërish për vrasjen e shkencëtarit kryesor të programit bërthamor, Mohsen Fakhrizadeh, i cili u ekzekutua ndërsa udhëtonte në makinën e tij, rrugës për në Teheran.
Burime të shërbimeve sekrete deklaruan për median shtetërore se ka dyshime se Fakhrizadeh u vra nga një armë e kontrolluar në distancë, e cila është e pajisur me një “sistem smart të drejtuar nga një satelit”.
Irani që nga dita e parë ka akuzuar Izraelin për vrasjen e Mohsen Fakhrizadeh, i cili shihej nga shërbimet sekrete perëndimore si drejtuesi i programit për zhvillimin e armëve bërthamore.
Izraeli nuk ka reaguar për këtë çështje, megjithatë në të shkuarën ka ndërmarrë disa herë operacione kundër programit bërthamor të armikut të saj kryesor.
Dhe thonë pastaj që nuk kanë fantazi këta Iranianët. Po ja u kanë vrarë aty në rrugë, po skeni bythë ti ruani shkencëtarët tuaj dhe për ti mbushur mendjen popullit, i drejtoheni fantazisë