VIDEO/ Rama: Testimi i shpejtë ka nisur në Tiranë (ja si kryhen dhe sa zgjat procedura)

7 Dhjetor 2020, 17:14Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku demostrohet se si bëhet testi i shpejtë anti-Covid dhe sa pak zgjat e gjithë procedura.

“Që prej mbrëmjes së 8 Marsit, epidemiologët po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në terren për hetimin dhe testimin e qytetarëve të dyshuar për #covid19.

Siç u zotuam, testimi i shpejtë ka nisur në Tiranë nga ekipet e epidemiologëve të terrenit, duke rritur aksesin për qytetarët për testimin në kohë dhe të sigurt

Së shpejti, hapen disa pika në qendra shëndetësore për testimin me rezervim pranë mjekut të familjes.”- shkruan Rama teksa poston videon. (TemA)

 

4 komente në “VIDEO/ Rama: Testimi i shpejtë ka nisur në Tiranë (ja si kryhen dhe sa zgjat procedura)”

  1. Bledi says:

    Keto qendra duhet te gjenden faqen e qeverise per testimet e Covid-19, ne menyre qe te orientohen, se ku e kane qendren me te afërt.

  2. zhaku i pamposhtur says:

    Edi duhet ta kuptosh se nuk të takon ty të informosh popullin mbi ecurinë e kovidit, nuk ka një epidemiolog shqipëria që të bëjë sqarimet e rastit?
    U bëre si Kiu fiu, nuk po i lë radhë njeriu tjetër..mos vallë vuan edhe ti nga megalomania sikurse vuante mentori yt qoftëlargu enver? ?je bërë bajate mor burrë përmbahu një çikë se ke humbur çdo lloj mase. ..lëre koronavirusin se e sqarojnë mjekët shiko ti vish në ndihmë njerëzve se prandaj të kanë zgjedhur

    1. .... says:

      Po perpiqet ti ngjaj vellait (erdoganit)
      Te gjitha i di vete

  3. zhaku i pamposhtur says:

    Nuk ma merr mëndja se edi rama po mundohet të kopjoj Erdoganin ..nuk ka shanse nuk kanë asnjë pikë të përbashkët. .edi hiqet si miku i erdoganit por shalët ja ka hapur grekut, edi është mishërimi më i plotë i figurës së një sharlatani të dështuar që mundohet të mbaj pushtetin duke zbrazur Shqipërinë ..ai u shpreh hapur se ‘nuk bëhet shqipëria edhe sikur të qeverrisi një qeverri gjermane ‘ por paturpësisht e mirëpret edhe një mandat të tretë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje