Ligji përcakton që të 50 shtetet individualisht çertifikojnë rezultatet gjashtë ditë përpara votimit të Kolegjit Zgjedhor më 14 dhjetor, i cili zyrtarizon fituesin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Vetëm shteti i Uiskonsinit nuk e përmbushi këtë afat për të çertifikuar rezultatin deri më 8 dhjetor, por mund ta bëjë këtë deri në fund të javës.
Tetë dhjetori është po ashtu data, kur të gjitha sfidat që lidhen me zgjedhjet në nivel shtetëror, të tilla si rishikimi apo rinumërimi i votave, supozohet të kenë përfunduar.
Zoti Biden pritet të fitojë 306 vota të Kolegjit Zgjedhor, të njëjtin total me të cilin zoti Trump fitoi garën presidencaile më 2016, duke e quajtur atë një fitore “të madhe” ndaj demokrates Hillary Clinton. Më pas më 6 janar Kongresi do të rishikojë dhe çertifikojë rezultatin e Kolegjit Zgjedhor, dy javë para inaugurimit të zotit Biden si presidenti i 46-të i vendit.
Por avokatët e fushatës së zotit Trump, Rudy Giuliani, i cili ndodhet i shtruar në spital me COVID-19 dhe Jenna Ellis, e cila gjithashtu ka rezultuar pozitive me koronavirus, përmes një deklarate u shprehën se “megjithatë, nuk është e pashembullt që garat zgjedhore të zgjasin përtej 8 dhjetorit”.
Më tej ata shtojnë se “pavarësisht mediave që përpiqen të deklarojnë me dëshpërim se beteja mes zotit Trump dhe zotit Biden ka përfunduar, ne do të vazhdojmë të mbrojmë integritetin e zgjedhjeve derisa çdo votë ligjore të llogaritet në mënyrë të drejtë e të saktë”.
Presidenti Trump ka refuzuar të pranojë humbjen, apo të thotë nëse ka në plan të marrë pjesë në inaugurimin e zotit Biden më 20 janar.
Zoti Trump ka pretenduar vazhdimisht, por pa ofruar asnjë provë, se procesi i votimit dhe numërimi i votave u manipuluan. Avokatët e tij kanë humbur me dhjetëra padi në shtetet kyçe të betejës elektorale.
Zoti Trump është përpjekur gjithashtu të bindë ligjvënësit e disa shteteve që të injorojnë rezultatin e votimit e të zgjedhin anëtarë të Kolegjit Zgjedhor në favor të tij, por asnjë nuk ka pranuar ta bëjë këtë.
Të hënën në mbrëmje Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit të Teksasit Ken Paxton ngriti padi në Gjykatën e Lartë amerikane duke kërkuar që votat pro zotit Biden në Xhorxhia, Miçigan, Pensilvani dhe Uiskonsin të mos merren në konsideratë për shkak të parregullsive.
Zoti Trump e ka mbështetur padinë duke e cilësuar si veprim të “shkëlqyer e të guximshëm”.
Prokurorët e përgjithshëm në katër shtetet, ndaj të cilave zoti Paxton ka ngritur padi, e quajtën veprimin një “marifet për publicitet”, “cirk” dhe akt “vërtet të turpshëm”.
Jo per te permbysur fitoren e Biden, sepse Biden nuk ka fituar.Me 75 miliona vota te numeruara dhe te pakten 5 milione te hedhua koshave te plehrave, djegur dhe bere tewpablefshme nga Dominion,Trump eshte konfirmuar si Presidenti i Zgjedhur nga populli amerikan.Krimit elektoral dhe krimit ndaj simbolit te demokracise boterore qytetaret amerikane, pjesa e pakorruptuar e drejtesise amerikane dhe nje pjese e sherbimiimeve te sigurise qe kane bere betimin per mbrojtjen e kushtetutes do te gjejne forcen morale dhe me te drejten e Zotit dhe te se vertetes do ti thone ndal kesaj maskarade.Presidenti Trump do te betohet ne 20 Janar 2021 ne Zyren Ovale.Djemte apo me mire banditet e Cikagos nje dite kur e verteta e plote ti behet publikut do te pergjigjen para drejtesise.mashtrimit te Fix News, jo me fox ne te ardhmen, cnn dhe media dhe sharlataneve gebelsiane po i vjen fundi nga bojkoti i opinionit publik.
Te ka marre muti shalet o Alfred Cako i dyte. Ne 14 Dhjetor i jepet pergjigje zyrtare kllufit Tramp dhe katundarve shqiptare qe vitojne per kokenoshin Tramp. Juve vazhdoni e hani mut se vetem ate pune dini te beni me perfeksion.