Akuza për spiunazh, Holanda dëbon dy diplomat rusë

10 Dhjetor 2020, 19:14Bota TEMA

Autoritetet holandeze vendosën të dëbojnë nga vendi dy diplomatë rusë, nën akuzën e spiunazhit në sektorin e teknologjisë së lartë, pas informacioneve të mbledhura nga shërbimet sekrete.

Në njoftimin e AIVD, mësohet se një nga diplomatët rus, që punonte për agjencinë e inteligjencës SVR, ishte angazhuar për spiunazh në fushën e teknologjisë dhe shkencës.

“Diplomati kishte vendosur kontakte me njerëz që ishin në dijeni të informacioneve shumë me vlerë në sektorin e teknologjisë”, thuhet në njoftim.

Kjo nuk është hera e parë që Holanda merr masa ndaj diplomatëve rus. Në vitin 2018 autoritetet parandaluan një sulm kibernetik të agjentëve rus në Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike në Hagë.

1 komente në “Akuza për spiunazh, Holanda dëbon dy diplomat rusë”

  1. Nje qytetar neutral says:

    E kane bere miqt e Lulit se diplomatet ruse ishin miq te Edvin Kristaqit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje