Futbolli në zi, vdes në moshën 64-vjeçare Paolo Rossi, heroi i Italisë në Kupën e Botës 1982

10 Dhjetor 2020, 09:07Sport TEMA

Ish-futbollisti italian Paolo Rossi, i cili udhëhoqi ekipin kombëtar drejt fitores në Kupën e Botës në 1982, ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e dha gruaja Federica Cappelletti, e cila postoi në Instagram një fotografi të tyre së bashku me fjalët në italisht “Per sempre” (Përgjithmonë).

Mediat italiane po raportojnë se kampioni i botës vuante nga kanceri i mushkërive.

Rossi ishte golashënuesi më i mirë dhe lojtari më i mirë i turneut 1982, në Spanjë. Tregolëshi i tij i paharrueshëm eliminoi Brazilin favorit, në një ndeshje që shumë tifozë e shohin si një nga më të mirat në historinë e Kupës së Botës.

Ish-sulmuesi i Juventusit, një nga kampionët më të mëdhenj në historinë e futbollit italian, fitoi Topin e Artë në ’82.

Në 2004, ai u emërua nga legjenda braziliane Pelé si një nga 125 futbollistët më të mirë.

Pasi u tërhoq nga futbolli në fund të viteve 1980, Rossi punoi si ekspert për Sky, Mediaset dhe Rai.

3 komente në “Futbolli në zi, vdes në moshën 64-vjeçare Paolo Rossi, heroi i Italisë në Kupën e Botës 1982”

  1. Tuk Tuk says:

    U prehte ne paqe se u rritem me futbollin e tij kur nuk kishim asgje tjeter….Lojtar i madh ne kamionatin me te mire boteror te 82….

  2. Riposa in Pace Grande
    Paolo Rossi … ?

  3. perulje me respekt per kohen e bukur qe na dhuroi!! says:

    ahhhh… gjithmone thoja togfjaleshin tim per ekipin e atehershem te Italise. Dhe e nisja me Paulo Rosi, Shireja, Antonjoni, Graziani, Kolovati, Xhentile…. ahhhh cfare emrash te ARTE!!! Rest In Peace inderuar Rossi!! Ngelesh gjithmone ne zemrat tona!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje