Ambasada amerikane ka reaguar për vrasjen e Klodian Rashën nga efektivi i policisë, si dhe për protestat e mbajtura këto 2 ditët e fundit.
Në një deklaratë për median ambasada shprehet se ata që kanë qenë në pushtet më parë s’duhet të bëjnë gabimet e së kaluarës, duke sugjeruar se dhuna është e pranueshme.
“Vdekja e Klodian Rashës është një tragjedi dhe ne i shprehim ngushëllimet më të thella familjes dhe miqve të tij.
Ambasadorja Kim bisedoi sot me Kryeministrin Rama, Drejtorin e Policisë Veliu, Kryetarin e Partisë Demokratike Basha dhe Kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim Kryemadhi, për të diskutuar mbi të drejtat e qytetarëve dhe përgjegjësitë e udhëheqësve.
Ajo nënvizoi se ata që janë në pushtet kanë përgjegjësinë të sigurojnë një hetim të plotë dhe transparent të incidentit, të ushtrojnë përmbajtje në mbrojtjen e sigurisë dhe pronës publike, si dhe të sigurojnë përgjegjësi në të gjitha rastet.
Në këtë drejtim, ne vërejmë se autoritetet kanë kapur oficerin në fjalë dhe kanë nisur hetimet. Ata që kërkojnë të jenë në pushtet duhet të shfaqin aftësinë e tyre për të udhëhequr në një mënyrë të përgjegjshme, përfshirë edhe duke refuzuar dhunën.
Ata që kanë qenë në pushtet më parë nuk duhet të bëjnë gabimet e së kaluarës, duke sugjeruar se dhuna është e pranueshme.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara u bën thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje, në përputhje me përgjegjësitë e tyre, në mënyrë që të drejtat e të gjithë qytetarëve shqiptarë të mbrohen, dhe që zërat e tyre, përfshirë atyre në protestë, të kenë mundësi të shprehen dhe të dëgjohen pa dhunë.”- thuhet në njoftimin e ambasadës. (TemA)
Mbaje zoti Basha qe nuk del ne shesh. Jane organi rinor i PD qe po udheheq dhunen e shkatrimin ne rruge.
Amerika te ndaloje Antifen
Faleminderit Ambasadores se ShBA, faleminderit DASH per ndihmen e pakursyer ne keto momente shume te veshtira qe po kalon Shqiperia dhe per shpresen qe ka lindur tek SHQIPTARET se ShBA eshte garancia e vetme per ekzistencen e Kombit Shqiptar dhe prosperitetin e ketij vendi, ku forca te erreta nga brenda te sponsorizuara nga qarqe terroriste nga jashte po bejne cmos per te shkeputur Shqiperine nga koalicioni i madh euro-atlantik.
Prandaj po ben si i forte Rama sot? Turpi i zotit edhe pas 30 vjeteve na duhet nje njoftimi i ambasades amerikane qe disa te ulin veshet e te tjere te bejne te fortin.. Si perfundim ashtu sic u parashikua nga shume njerez policat u bene mish per top per politiken tone, njeri ne burg se kreu detyren e te tjere u lane te hanin tullat kokes per te bere show.
Jojo znj Ambasadoresh, jo me gjuhe dipllomatike por fol hapur dhe qarte, ky popull e do troc llafen, a nuk e shikon se cbejne vandalet e sali udbashit e lulu gjumashit, shkaterruan pronen e perbashket, eshte prona jone qe paguhet nga taksat tona. Si mund te llogjikohet te thuesh e te shkaterrosh Zjarrfiksen, semaforet e rugeve, kazanet e plerave etj. Atehere znj Ambasadoresh, dhuroi Zjarrfikseve nje makine tjeter te re, ate qe shkaterruan ishte me e reja qe kishte stacioni i zjarrfikseve.
Amerika mike e popullit shqiptar, duhet te izoloje Ilir Meten dhe Sali Berishen, dy kriminelet e ketij vendi.
Une mendoje qe ne, pjesa qe e duam atdheun, kombin, demokracine te dalim e te mbrojme muzeun kombetar, bibloteken, bizneset, e cdo prone te perbashket te popullit, te mos lejojme drogaxhinjte. kriminelet si “Stresi” shpellari te na marre qetsin, buzeqeshjeb, jeten, kulturen, krenarine tone. Ne jemi shumica dhe mund ti shtypim si krimba keta kriminela te lindur nga familje kriminale si ajo e Sali Lushes.
Ben, Hallall për komentin!