"Terrorizëm politik"! Frrok Çupi: Stop tiranisë së minorancës, maxhoranca t’i dalë në mbrojtje kombit

11 Dhjetor 2020, 18:24Politika TEMA

Frrok Çupi ditën e sotme i ftuar në emisionin “Top Talk “ ka folur se sa ndikim politik ka protesta që vijon prej ditësh tashmë në shumë qytete të Shqipërisë e cila nisi pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga një polic.

Pas gjithë dhunës së krijuar në protesta ai tha se mazhoranca është sjellë si minorancë duke i lënë rrugë tiranisë së minorancës, por do të shikohet në vijim se deri ku shteti do të mbrojë individin.

“Terrorizmi politik është mjeti për të ndryshuar gjërat nuk përdoret vetëm këtu por edhe në shoqëritë e dobëta në lindje, i ndryshon gjërat me mjete terroriste.

 Praktikisht të vijmë këtu, opozita tenton të ndryshojë situatën politike në Shqipëri duke djegur qytetin, duke terrorizuar, duke dhunuar. 

Keni dëgjuar që presidenti nuk pranoi të firmosë buxhetin e shtetit, një akt për të goditur jetën e njerëzve. 

Grumbullime të tilla dmth që do të sjellin vdekje pafund për shkak të infeksionit. 

Opozita nuk ka besueshmëri, nuk ka kauzë, nuk është e bashkuar, shikojmë se çfarë do të ndodhë me Ilir Metën pasi të lërë presidencën sepse do të ngrihet Gjykata Kushtetuese. 

Terrorizmi politik tregohet kur kanë humbur shpresat. Situatën e shikoj keq nis qeveria sillet kaq keq sa sot. 

Mazhoranca është sjellë si minorancë i ka lënë rrugë tiranisë së minorancës, do të shikojmë se deri ku shteti do të mbrojë individin, ndodhemi para pikëpyetjes nëse shteti do ta mbrojë individin apo jo”, tha Çupi.

6 komente në ““Terrorizëm politik”! Frrok Çupi: Stop tiranisë së minorancës, maxhoranca t’i dalë në mbrojtje kombit”

  1. remarku says:

    NJE SHKRIM SHUME I DREJTE,OPOZITA DIHET QE DO ANARKI ,PO SHTETI IM KU ESHTE??????PRSE DRITAT DHE SEMAFORET E RROGEVE SOT ISHIN TE THYERA,XHAMAT E MUZEUT DHE SHUME SHKATERIME TE TJERA ,KU ESHTE SHTETI I SHUMICES??? ESHTE I PA AFTE TE VENDOSI RENDIN ,I PAAFTE TE ME SIGUROJ MUA QETESIN??

    1. Prind says:

      Per zotin po, tegjithe shqiptaret duhet te mbushin sheshin dhe bulevardin me lule ne duar, te mos lejojme keta 200 halabake te shkaterrojne pronen e perbashket.

  2. Trotski says:

    Duhet te Gjithe te vihemi ne Mbrojtje te Shtetit.Asnje Akses Barbareve te Sali Kermes dhe Like Hajdutit.Duhet te veproje Ligji e JO Maliqi.Z.Frok Fjalet e tua jane balsam per Situaten e Renduar.

  3. ???? says:

    SHTET!
    NA MBRO JETËN, NA MBRO PRONËN !

  4. p.m.p. says:

    BRAVO FROK, S’kam cfar te them me teper.
    KOHA, MOMENTI DHE POPULLI I QYTETERUAR E ME KULTURE, KETE TITULL KERKON: “STOP TIRANISE SE MINORANCES, MAZHORANCA T’I DALE NE MBROJTJE KOMBIT”

  5. demokrati says:

    Arrestoni kedo qe ngre dore ndaj shtetit, shteti jane police.Por terrorizmi i vertete eshte ne studiot televizive.Aty vritet perdite shteti, dhunohet liria dhe vritet shqiptaria nga lubonja, buscati, shkullaku, fevzinjte e dhe lukunia qe krecenojne kete shtet e komb me lufte e gjak cdo tre muaj. A nuk vret shtetin dhe kombin shqiptar nje kriminel i lirise se fjales si arian cani?Cila eshte garancia e dhene per kete monster te gazetarise nga korrupsioni shqiptar per mosprekjen e tij? si lejohet policia ti vere para nje grup bashibozukesh?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje