Vandalët që dhunuan Tiranën, e kanë me ne të gjithë

11 Dhjetor 2020, 18:24Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Reagimi i dhunshëm ndaj vrasjes së Klodianit 25 vjeçar, ka ndarë më dysh pjesën e sipërme të shoqërisë duke krijuar një debat fallc, që nuk lë të perceptosh atë që po ndodh realisht.

Si gjithmonë, ndeshja proverbiale mes atyre që janë në pushtet dhe të tjerëve që tentojnë t’ua rrëmbejnë atë, beteja mes lakejve të qeverisë dhe kandidatëve për shërbëtor të ardhshëm, kacafytja në rrjete sociale ndërmjet njërës palë, që çmon jetën njerëzore dhe të tjerëve që derdhin lot për dekorin e festës, i ngjan një debati për seksin e ëngjëjve, në krahasim me atë që po ndodh realisht në rrugët e Shqipërisë.

Fatkeqësisht ne ende nuk po kuptojmë asgjë.

Ata që ushtrojnë dhunë, ata që godasin policët, ata që përmbysin karron vezulluese të babagjyshit, nuk janë militantë partie. Një pjesë e madhe e tyre janë adoleshentë, apo të rinj të frustruar, që me siguri nuk e kanë dëgjuar kurrë emrin e ministrit të dorëhequr Sandër Lleshaj. Ata ndoshta mund t’i ngatërrojnë Lulzim Bashën me Edi Ramën me të njëjtën padituri që mund këmbenin Sali Berishën me Ramiz Alinë.

Dhuna e tyre nuk është thjeshtë goditje ndaj qeverisë. Vërtetë kanë krisur grilat e ministrisë së rendit, vërtet tentuan të hyjnë në kryeministri, vërtet kanë thyer xhamat e selisë së PS-së, por jam i sigurtë që me të njëjtën lehtësi të padurueshme do kishin përdhosur dhe zyrat e PD-së, apartamentin ku ndodhet Lapsi.al apo godinën e TV Klan.

Targetet e tyre, po t’i shohësh me kujdes, nuk janë vetëm politike.

Me forcën e rebelimit të errët, që nuk njeh autoritet, ata godasin mbi semaforët në rrugë, zbukurimet si simbol i normalitetit, ndonjë biznes privat apo seli banke, që mund të marrin flakë me të njëjtën lehtësi si kazanët e plehrave të Erion Veliajt.

Nëse u dalin përpara, po ashtu si policët me uniformë, mund ta pësonin njësoj edhe Edi Rama, edhe ndonjë nga opinionistët e debateve teatrale të mbrëmjes; edhe ndonjë OJF-ist që shqetësohet më shumë për dhunën verbale ndaj grave deputete, sesa për gjakun e derdhur në rrugë; edhe ndonjë gjyqtar apo prokuror që rastësisht e kanë parë në TV.

Ata ndoshta nuk e dinë dhe nuk janë në gjendje të perceptojnë se jetojnë në një vend ku kryeministri me dhjetë oligarkë ndajnë gjithçka, se ata janë të paprekshëm, të padënueshëm dhe gjithmonë mirë. Ata ndoshta nuk e kanë kthjelltësinë për të vërejtur se këta oligarkë do të jenë të njëjtët edhe nëse ndodh rotacioni i pushtetit, që me siguri nuk pjell dot një ndryshim esencial.

Por, ata kanë instiktin të kuptojnë gjëra më të thjeshta. Kur ndonjë TV arrin t’u drejtojë mikrofonin, ata përgjigjen se kërkojnë drejtësi, ngrenë maskën dhe nxitojnë të thyejnë xhamin e radhës. Secili nga ne do të pyeste: po ç’drejtësi duan më shumë, kur vrasësi është prangosur dhe ministri po largohet?

Por, ndryshe nga spektakli i ekraneve ku ne marrim pjesë, herë si aktorë dhe herë si spektatorë, ata nuk duan ta dinë për këto pikpyetje. Në paditurinë e tyre ata arrijnë të perceptojnë se me gjithë premtimet për drejtësi, vrasja e Ardit Gjoklajt nuk u zbardh kurrë. Se me gjithë përgjërimet për lotët e Ana Veizit, që dikur u kthye në ikonë, rilindja i rikthehet asaj vetëm kur i duhet të bëjë qokën në përkujtimet e 21 janarëve.

Ata e dinë se janë të pashpresë. Këtë e kanë parë në sytë e prindërve të tyre, që u kthehen në shtëpi pa arritur të sigurojnë pagën ditore. E kanë ndjerë në gjendjen e tyre, që nuk ka shance të ndryshojë çfarëdo që të ndodhë. E kanë perceptuar tek bashkëmoshatarët që çfarëdo aftësish që të kenë, nuk do të kenë kurrë një punë dhe një të ardhme, po nuk u antarësuan një ditë në FRESH, LRI, apo FRPD.

Ata e dinë se në shumicën e rasteve janë të destinuar të kenë fatin e Klodian Rashës edhe nëse nuk mbeten të vrarë pas shpine nga plumbat e shtetit. Sepse ata janë të projektuar për të qenë viktima, në një shoqëri që ka zhdukur çdo shanc për ta, që ka shkatërruar ashensorin social, duke i parë vetëm si skllevër apo si konsumatorë.

Me siguri që ata nuk kanë instrumentat e duhur për të interpretuar debatin sqimtar mes mbrojtësve të jetës dhe atyre të bredhit, ata e shpërfillin merakun e atyre velinave që pranojnë dajakun e dashnorëve të fortë që u dhurojnë bizhu marramendëse por nuk pranojnë dot anarkinë në rrugë.

Ata janë krenarë kur i etiketojnë si “barbarë”, edhe pse e ndjejnë se të tillë nuk i quan vetëm politika.

Ata arrijnë ta kapin se si të tillë i sheh një pjesë më e gjerë e shoqërisë. Se si të tillë perceptohen prej asaj shtresës të mesme gri, që ndoshta nuk është e implikuar në vjedhjet dhe krimet e pushtetit, por që përfiton minimalisht nga avantazhet që pikojnë prej tyre, duke u shndërruar në indiferente.

Ata e nuhasin që për shumëkënd janë vandalë dhe pengmarrës, po aq u bën se shihen si të tillë nga “të vjetër e të konsumuar” që kanë fikur brenda tyre çdo ideal, pasion e aspiratë.

Në këtë kuptim, revolta e tyre e errët, zemërimi i tyre i pashpresë shkon përtej një polici, një ministri apo një politikani.

Ajo adresohet kundër të gjithëve ne, shtresës së sipërme të shoqërisë, kush më të ndershëm e kush më pak të tillë, kush më të drejtë e kush më manipulator, sepse të gjithë së bashku ne kemi krijuar tavanin e xhamtë të një bote, të cilin ata nuk e kapërcejnë dot pa e thyer dhe bërë copë e çikë.

Atyre aq u bën për debatet e holla për mbrojtjen e vlerave dhe parimeve të një shoqërie, për zbatimin e normave dhe ligjeve demokratike. Ata nuk jetojnë në një sistem të tillë, për ta nuk ka drejtësi, shanse të barabarta dhe oportunitet për të bërë përpara.

Prandaj ata janë njëkohësisht edhe kundër atij grupi mes nesh që i quajnë barbarë edhe kundër atyre që përpiqen t’i mbrojnë, me një stil që për ta është i neveritshëm.

Prandaj kjo përplasje ndërmjet atyre që qurraviten për bredhin dhe atyre që mbrojnë jetën, duhet të ndalë sa më parë. Edhe më e rrezikshme është propaganda e Edi Ramës për t’i paraqitur ata si kamikazë të një opozite që po përdor adoleshentët e dhunshëm ngaqë nuk merr dot pushtetin me zgjedhje.

Çdo manipulim pervers i këtij lloji, çdo përpjekje për të krahasuar vrasjen e Klodianit me ato të 21 janarit, çdo tentativë për ta përdorur këtë sinjal të rëndë për nevojat politike të ditës, do të thotë të hedhësh në det kyçin për të kuptuar këtë konflikt e më pas për ta zgjidhur atë.

Protestat e këtyre ditëve janë një shkarkim mllefi e dufi, jo për një vdekje, por për një gjendje të mbartur prej vitesh e vitesh.

Dhuna e atyre të rinjve e adoleshentëve, nuk është barbarizmi i vandalëve që na thyen zbukurimet e festës, por paralajmërimi i fundit për të ndryshuar një shoqëri që funksionon si godinë e shembur, katet e së cilës nuk komunikojnë me njëra- tjetrën.

Vetëm duke e parë në sy dhe duke e kuptuar si duhet këtë klithmë “vandalizmi”, ne mund t’i qetësojmë edhe indiferentët që shqetësohen nga “barbarët”. Ndërsa duke ngritur alibi të shtrembërta dhe duke dhënë përgjigje të gabuara, vetëm do ta shumojmë virusin e mllefit që tashmë na është futur në trup.

E nëse nuk do dimë t’i lexojmë mesazhet e këtyre ditëve, që verbëria e dhunës dhe përçartja e urrejtjes i bën vështirë të dekriptueshme, ajo që kemi parë deri më tani do të na duket lule. Nëse nuk i themi ndal dhunës sistemike të programuar nga lart, sado që të ankohemi, do ta kemi të pamundur të neutralizojmë kundërefektin e saj. E nëse vazhdojmë kështu, përmbysja e karros së babagjyshit do të na duket një shaka, ndërsa nxjerrja për bythësh e Edi Ramës nga kryeministria, s’do na ngushëllojë aspak, se atëherë do kenë marrë flakë edhe zyrat, rezidencat, butikët dhe qendrat tona tregtare.

58 komente në “Vandalët që dhunuan Tiranën, e kanë me ne të gjithë”

  1. Trotski says:

    Po si nuk shkruajte nje gje te mençur. Legen Blloku.Gjithe Mllefin e ke me Ramen. Sojsez i Paskrupullte.E Gjithe veprimtaria jote i sherben Armiqve te Shqiperise. Mbylle sqepin Zagar i Kapove

    1. Ilirjan says:

      Atehere Andush, le te turren drejt Lalezit meqe s’bekerkan diference! Apo udhezimet jane yrysh mbi cdo gje te “armikut”?! Shko mer Pirdhu ti me gjithe ata qe te hedhin kockat!

      1. Shefqet Cela says:

        Ky SOJSËZ është një zvarranik i sistemit të politikës së moralit.
        Na prrallisi tyrli llojesh se çfarë bëjnë ata anarshistë, ME TË VETMIN QËLLIM QË TË FSHEHË DORËN EZEZË QË I ORGANIZON KËTA RREBELË TË PA PËRGJEGJSHËM.
        Lëreni të lehtë se vetëm atë di të bëjë për të fituar “BUKËN E GOJËS”.

  2. pjeter says:

    O idiot, o cingija e Nard Kokes, ata jane adoleshente qe marrim dozen nga LSI, kujt ja hedh keto o kerme

  3. pjeter says:

    Nuk kam me nerva te te lexoj ty o pusht.Ti para evidences,perseri kerkon te terheqesh uje ne mullirin e urrejtjes personale qe po te helmon melçine.Nuk jane te ndara ne dysh o pusht e shkuar pushtit,kriminelet dihen kush jane,dhe jane pakice absolute,edhe ju qe nxitni urrejtje,jeni felliqesira .Andi Bushati, ti sillesh tamam si bushter,te uroj me gjith zemer,qe nje dite te shperblehesh, nga te njejtet shtaza qe po dhunojne nje qytet te tere,te uroj te ta bejne sumen pus.,Kelysh gjakataresh.

    1. A n says:

      Pthu! Qelbesire, çorbe! Pthuh!

  4. GJINI says:

    Zotni vertet ju (ti)paguhesh per gazetar ?
    Vete ti a mundesh ta lexosh dot shkrimin tend deri ne fund ?
    Kesaj i thua paçavure ,shkrim pa lidhje logjike !
    Megjith kembegiljen time nuk munda te te lexoj !
    Shum i farfer ne ide ,çudi si te pagujn !

    1. Student says:

      Bushat je vrases

  5. nord.al says:

    Gjarper komunist. E kupton mire te verteten por ben sikur nuk e kupton.

  6. Arditi says:

    Po cmendeni ju kermat e Bllokut, po vdisni te shihni njerez te vrare, gjak neper kalldremet e qyteteve tone, pasi vetem me gjak e mbajtet pushtetin per 45 vjet dhe ne krye te tryezes se gjaksoreve, qendronte familja famekeqe e Husni gjakatarit, te cilin Enveri e besonte shume por, si njeri pa principe, nje horr i vertete, nje hipokrit i rralle si ai dhe i gjith rrethi familjar i tij, arriti te likuidonte te gjith shoketr e Enverit, duke u mngritur kurthe, thurur intriga, duke shpifut, duke krijuar situata te llahtareshme, vetem e vetem qe ti zinte vendin Enver Hoxhes.
    Prandaj nuk je pjelle e rastit ti terrorist i vogel, pjese e nje grupi te strukturuar kriminal qe po beni cmos te likuidoni demikracine qe po nderetohet me shume veshtiresi ne Shqiperi per shkakun tuaj, dhe qe po beni te pamunduren qe Shqiperia te largohet nga koalicioni me vemdet e demokracive perendimore me ne krye ShBA dhe ti degdisni Shqiperine ne krahet e Rusise e te Kines, te dy qendrave te erreta ku frymonte familja gjakatare e juaja more pis i ndyre.

  7. Ndroqi says:

    O na hengsh mutin o I nipi i vegles qorre te Enverit,Hysni Kapos,edhe ti si gjyshi yt je kthyer ne veglen qorre te kriminelit Sali Berisha,qenkeni rrace lepirsish.

    1. Hysniu says:

      Ne fakt Hysniu krijoj Saliun dhe Andin.Jane te dy peshqesh i komunistit Hysni.I la si nje si gozhden e Nastradinit dhe tjetrin si litarin mbi varr.

  8. vlora says:

    Vertet nuk e kupton ti anal-ist se keta alabaket jane spontan dhe u dhemb Klodjani?Ata paguhen per kete pune flas per prapaskenen,kurse kamikazet e kane si loje.Vertet ti beson se META,SALIU nuk kane dore?Sipas teje STRESI ngrihet se i dhemb Klodiani? Turp per ty qe i del ne krah alabakeve

  9. Gimi says:

    Nuk e lexoje kete bythqirin e Hysni Kapos, bene moral per dhune ky race kriminelash.

  10. Lik says:

    Or Bushat , kur thua qe kjo proteste me shume se politike eshte shkarkim I mllefit te rinise te ciles I ka humbur shpresa,jam shume dakort.Por tregohu I moralshem se mllefi me shume se kundra qeverise eshte kundra te gjithe politikes shqiptare edhe kundra sojit tend dhe medias qe kane kohe qe ushqejne dhe ushqehen nga pjesa me e zeze e qenieve njerezore ku ben pjese edhe ti letyre me gjysem te vertetat e tua.

  11. romi says:

    Ata ndoshta, ndoshta nuk dine gjë e nuk njohin njeri por dëgjojnë idioter si puna jote gjithë ditën (edhe jeni shumë, ju po jeni shumë)….

  12. Arbërori says:

    Bythati, nip komunisti, sado që i bie larg e larg dhe përpiqesh të hiqesh si i paanshëm, artikulli jot bie era Sali. Je një bajgë saliste dhe pikë, kot përpiqesh ta fshehësh.

  13. emilio says:

    Perfundimisht je nje plehre Bushat, nga ato qe nuk riciklohen. Rama do ta fitoje mandatin e 3-te me lehte se kurre, dhe ju plasni nga inati. Kujdes me inatet personale o klloun se jane burim semundjesh te liga.

  14. Lumi says:

    O Andi sumq..ri. Per cfare duhet te protestojne adoleshentet se nuk e kuptoj? Ata jane akoma student ne shkolla te ciklit te ulte. Pra nuk jane kategori ne pritje te nje pune? Une kete frustrim do e kuptoje sikur prinderit e ketyre banditve te dilnin ne protest pasi kane 1001 arsy te protestojne per shtypjen ekonomike dhe politike qe po perjetojne prej me shum se 30 viteve. Prinderit e tyre duhej te protestonin dhe ti shtypenin qe te gjithe: te djathte dhe te majte. Por keta jane ata tru-shperlaret e cifit famekeq Berisha-Meta. Bushati, Ti je njeri i neveritshem o klysh komunist. Aman o Baze pse i jep hapsire kesaj kerme ne forme njerzore?

  15. am says:

    E lexova deri tek fjalia e dyte… Bajat dhe monoton si motopompa ne hyrje te pallatit. Motopompa te pakten con ujin siper.

  16. cris says:

    Gjyshin e ke pasur plehre, dhe vete kuptohet nuk ke si te dalesh me i mire. Gjyshi jot i i perket asaj gjenerates te partizanit Mete. Ti vetem analist nuk je.
    Rrace e ndyre.

  17. Bredhi says:

    O Andi halja. Kur je edhe analist.Analist Muti!Kur thuaj qe jeta demonstrus Jane femije pa parti,mor felliqesire ata Jane te oeganizuara dhe dirigjuare as bukura dhe mire sa ti felliqesire nuk i shef.Mor plèhre kush te paguan or kelysh i keq komunisti.Kush te perdor or hale.Ti je me i keq se Likja dhe sala o laro

  18. 1234567 says:

    Analize e sakte.
    Pak e stergjatur.
    Shume prej atyre te rinjve e kane shpirtin bosh por ndoshta edhe frigoriferin.

  19. Beni says:

    Nje njeri i peshtire , nje individ qe i pelqejne meshkujt,Per kete pederast ka dhe nje vidio ne wc e nje restoranti.Ptu ….qelbesire.

  20. Niku says:

    Mero, te keqen, mire qe e kemi cdo nate peshqesh ke Topi dhe e ndryshojme kanalin, por ti pse i ben vend ketij zagari?
    Ky eshte kokrra b…qirit qe do vetem gjak.

  21. Dash Pacja says:

    Te gjithe ju me siper duhet te kuptoni dicka qe Andi trashegon genet e gjyshit dhe kjo eshte mese normale po te kesh njohuri per trashegimine gjenetike, pra gjithkush trashegon genet e gjysherve me shume se te prinderve.
    Pra ajo qe shihet qarte Andi trashegon genet e Hysniut me “pseudonimin” Besniku I Partise.
    Pse a nuk eshte edhe Andi nje nje besnik i devotshem per te pasur zili i Ilir Metes?

  22. Merati says:

    Po more idjot blloku o mut muti katerqind brezash ata jane adoleshent o palle edhe mundet te jene adoleshente por per prinder kane partiaket e Sali shpellar kriminelit se po te ishin adoleshente do kudo kur te ketheshin ne shtepi prindrit e tyre do benin gjemen pse dalin rrugve ne kete pike ti o palaco fallssifikon realitetin se ajo fytyre je dua te te them dicka pse mbron te djathten dhe kryesisht Salen sepse Sala ishte doktor i gjysh Hysni kapos dhe ju kini nje marveshje te fshehte me Salen prandaj je me vila dhe pasuri te pa justifikuar o plere

  23. Besniku says:

    Njeri i poshter, qe per para genjen, mashtron dhe gjithmone anashkalon te verteten. Injektin helm te njerezit e pa ditur.

  24. shkumbini says:

    O pushti i Hysni Kapos, o pederast muti.
    Ti do ka…. ne goje o bure me ze te holle.
    Ptu o rrace muti.

  25. Yyyypppp xhixhi says:

    Te lumte trapi Mero. Boton shkerdhatlleqet e ketij bythqiri se e ke shok e keshtu e mban mire me te, e nga ana tjerer na qi nervat neve qe te lexojme e turremi me vrap te gjithe duke klikuar per te share kete Gjysem burre legen, e keshtu ti ngelesh prape me i lexuar si gazete, helbete edhe fiton nga pak. Ate qe e ke e ke, je shume i zgjuar, si i thone nga anet e tua e te miat, tamam dobic.

  26. Viola says:

    Z Mero nuk e kuptoj pse i jepni ze ne gazeten tuaj ketij shurraqi si e theriste Saliu.Kush e ka per zemer le ta ndjeki ne portalin e tij.

  27. Hahahahahaha says:

    Ketij zoterise. Andi Bushstit do tju lutesha te te na Tregoje ndonje Histori per Gjyshin e tije Krimineli Hysni Kapo !
    Gojedhenat thojne qe Krimineli Hysni pjerdhte sa Here qe nipi i tije Andi Bushati i afrohej atij !
    Ose ndonje Histori tjeter me te kendshme ,,

  28. @ says:

    Mire o Anda mire , po ate videon ku kerceje si cingi do na e shfaqesh apo jo. Se mezi po presim.

  29. Loni says:

    Ku kemi arritur mbas 30 vjetesh demokraci? Nipi i shokut hysni analist dhe jep mend per demokracine dhe policine,??? Si ka mundesi qe e pranoni ne studio nje idiot qe duhet te kuptoje qe se paku edhe nje brez sojit te tij nuk i takon te flasi e japi mend ne publik. Per ate far analisti demokracia eshte ajo e para vitit 90 sic thoshte i gjyshi demokracia me e gjere eshte diktatura e proletariatit’, per kete polici e vertete ishte ajo e gjyshit qe i perkedhelte faqkat dhe e merte ne krah kete kolopuc. Si ka mundesi qe e lejoni ate te thote polici politike e mungese demokracie, te thote qe demostrusit kane te drejte shkaterrojne se jane te indinjuar? Duke degjuar keto nga goja e tij i bie qe dikushi i denuar apo dhunuar ne kohen e gjyshit ka te drejte ti thyej kafken atij meqe eshte i mbushur me mllef…. Turp per te qe flet, por nuk eshte vendim i drejt edhe i televizioneve qe e pranojne.

  30. pa vlere says:

    ANDI Bushati, sado te perpiqesh dhe te shkruash prape Medioker do mbetesh!
    Si I thone fjales “je djegur qe kelysh ti” dmth ke ngelur I paafte qe I ri, keshtu qe s’ke shance te behesh I zgjuar tani ne kete moshe!
    Te rrosh vete, se truri te ka lene shendene o Bushato!

  31. Deti Jon says:

    Nga artikulli jot “Ato qe ushtrojne dhune nuk jane militante partie!!!! ”
    Ti nuk je kaq naiv ta besosh kete por mos na bej dhe ne kaq budallenj.
    I peshtire , i shpifur

  32. cunat e lagjes says:

    Bushat, nese do te mberrinte ky zemerimi i ligjshem i disa prej ketyre cunave te pashprese tek shtepia jote, ndoshta do te na e shpjegoje me mire si mund t’i etiketonim cunat e lagjeve, qe u zgjuan papritur. Si mund te jesh kaq i paskrupullt qe te shkruash brockulla te tilla?

    1. 19 says:

      mos u cudisni me kte se ca nuk pret nga bythqimat .dhe do ju tregoj nje sekret per andin .e ka nxjer femra me inicialet B.S .QE E KA bibilushin 6 cm .{ tengrefur eeeee}.

  33. shqip says:

    “Ata mund të sulmojnë edhe zyrat e PD, edhe te Lsi” . Po mire, pse nuk i sulmojnë. Mqs këta nuk marrin vesh nga politika, nuk njohin ministrin e brendshëm, pse nuk rrahin Stresin këta, po i nxjerrin sytë policëve. Ore karagjoz, je një pështirësi e pa shoq. Nuk munda ta lexoj artikullin e këtij bastardi. Shpellaret që po thyejnë dhe djegin Tiranën janë togat e gatshme të Shqupit dhe grupet ultra anarkiste të LSI. Çfarë s’po kuptojmë ne o Bushat mendje antikapat ? Nuk fole një fjalë mor pis për policin që u vra para ca kohesh. As per te tjerë policë që janë vrarë nga kjo masë amorfe e shëmtuar dhe katile. Ke kërkon të justifikosh o njeri I vogël, shumë i vogël ? Që pas kësaj nuk është dora e Monikes dhe Saliut . Këtë nuk e mbulon dot o pervers . Janë po të njëjtët që dogjën bunkerin, km, parl, etj. Do ta merrni përgjigjen o kufomë e gazetarisë. Po tu dhimbsen këta huliganë, çoju cigare në burg. Paguaj edhe ndonjë avokat për ti nxjerrë. Asgjë nuk do kalojë pa ndëshkim.

  34. gipa says:

    He bre bushat analisti i leshit qe dy koqe mend nuk i ke dhe je nje ahmak i vertet po ti si ke fajet jan ato Tv qe te marrin ty dhe tregon idiotsira qe as vete ne anderr do te quditeshe me i pa pra tv lypin me ju kajt nanen qe ti del dhe mbron anrkin dhe nxit urrejtje sepse te paguajne prandaj ti je me i rrrezikshem se ata vandalet>

  35. Andi Suma says:

    ti je qelbesire si gjyshi jot o bythlepires

  36. Turp says:

    Ishalla te behen ty kalamaj e niper po kaq vandale, barbare e te pacivilizuar. Se keta jane te tille qe vrason dhe baben e vet!

  37. Qinani says:

    Esht mentaliteti pordhnor shqiptar i “t fortit”..
    Te shqiptaret ,t jesh “i fort” esht absolutja,esht si ai ideali qe kan p sh njerzit ne elitat n perendim per çmimin nobel,apo,ideali n kishen katolike ,per tu bo shenjt,apo si ideali mysliman i martirit qe hedh veten n er per me shku n parajs..
    Shqiptari,si primitiv qe ka mbet,don veç me qen “i fort”.
    Shifni se ça bohet me ate boksjerin shqiptar .n londer !!!
    Ulerijn hungrijn shqiptaret prej ngadhnjije…me keq sesa ujqrit kur sigurojn ushqimin e rradhes n pyjet nordike me bor dhe yje t ftoft ..larg..lart…

  38. Anila says:

    Ti ndyresire, ti kafshe me fytyre njeriu, burrac, mashtrues, genjeshtar, tradhetar ti i nxit keto protesta te dhunshme me gojen tende te qelbur qe nxjerr vetem jashteqitje.
    Mbylle ate hale dhe shko tek SPAK u dhe tregoj ku i gjete vilat dhe lluksin ku jeton ? Ku i gjete o vemje e neveritshme qe ve mos i gezofsh. Eshte djersa e ketij populli qe te urren dhe te poshteron.
    Halabak rrugesht, yyyyyyyy race e poshter, u shofte kjo fare e mallkuar.

  39. Besniku partise says:

    I peshtire, i pafytyre, bastard, i neveritshem miu i haleve e gjirizeve qe s’ke goje te flasesh o rrac kriminelash qe nuk fole njehere te verteten por gjithmone ne mbeshtetje te Saleh monstres Sali kafsha qe dikur te mbante shishen e shurres ne bllok dhe sot je ne sinkroni te plote me kriminelin Sali Qeni., Kto jane demokratet e sotem qe duan ta fusin Shqiperine ne flake bashke me Bashukun Lulzime, Like floriri dhe rrugacja kokmadhja Moniqa. Zoti pafte e marrte hak per ju kriminelat e Shqiperise bashke me plehrat e medias qe i hedhin benzine zjarrit sa here qe ka dhune me Anduqin ne krie.

  40. Sorkadhja says:

    Ti pasardhesi kriminel i Bllokut ke disa vjet qe vjedh vrer dhe ben thirrje, diku drejtperdrejt dhe diku ” me marifetr ” per dhune, kaos e shkaterrim. Ty nuk te dhimbset fare Shqiperia dhe shqiptaret por ke hallin e xhepave tu, edhe keshtu te fryre me parate e boseve te droges qe krijuan TV per te na propaganduar ” demokracine ” dhe te paguan ty e shoket e tu per trushplarjen tone. Tani te njohim te gjithe. Ti meriton nje dru qe ta mbash mend gjithe jeten, bandit e bir banditi.

  41. Nick says:

    …dhe duke vazhduar rrjedhen tende logjike, kemi neper rruget e gjithe Shqiperise, banda guerrilase qe do te kthehen ne çeta te vogla, e me pas ne formacione me te medha per te çliruar vendin (?!), nga Rama, 10 oligarket e tij e shtresen gri te shoqerise, per ti bere vend vetes se tyre aty ku nuk po ka vend as per ata qe mundohen e luftojne çdo dite per tu arsimuar apo per te marre nje zanat, po gjithsesi ja dalin njefaresoj pa djegur e shkaterruar!
    Pse nuk te shkon mendja te thuash qe keta jane pasoje e frikshme e nje levizje pa kriter tash e 30 vjet te popullsise, pa marre parasysh burimet qe mund te shfrytezohen e te mbajne gjalle e ne levizje nje shoqeri, burime qe mund te japin nje pozicion te caktuar ne hallkat e hierarkise shoqerore, se te pelqen apo nuk te pelqen ty dhe ketyre, ka nevoje dhe vend per te gjithe po te duash, nga hamalli e hidrauliku e deri tek oligarku! Po me sa duket, per keta edhe ty eshte me kollaj te marresh sot nje 5 leksh, per nje xhiro me makine deri ne Durres, apo nje xhiro nepr studio televizive e faqe gazetash per te bere pak rremuje, se sa te mundohesh te gjesh vendin tend ne kete bote!

  42. Tironsi says:

    Ky eshte anal-thithesi me i mire,tani i ja ngelur vec ti beje gojore Bashes.O monster ata qe dolen kalamaj ne 13 vjec ishin te gjithe 2000 e Mones,me orintimin e sakte te shkatronin se si kap ligji.Por harroje se do behesh ambasador me Lulin,duhen edhe 8 bjet te tjera me prit.

  43. Moderni says:

    Ata jan zagar te paguar, mercenar protestash. Boll me dhunen e ketyre huliganve

  44. Po ti o palaco vertet beson se ata nuk dine se c’bejne , nuk e di ti se ata jane mercenare te paguar ?!!
    Nuk e ke kaluar ti ate moshe , apo s’e mban mend se s’ke jetuar ne Shqiperi , kaq kollaj e paske ngrene SAPUNIN per djathe ?!!!
    Vertet kjo moshe nuk eshte e barabarte para ligjit me te riturit, po jo e pa pergjegjeshme , pa guxo o MENDJELLI , t’i thuash ndonjerit prej tyre ik ore kalama , ose ik o ipa pergjegjeshem , dhe e shikon se c’pergjigje do maresh !
    Po ti o i pafytyre , nuk justifikon veprimet e ketyre qe ti i quan te MLLEFOSUR jo , ti justifikon ata qe paguajne per te prishur e shkateruar , e natyrisht edhe ty per te shkruar , medemek po na the ti , bythe e zgjuar , ne do na mbushet mendja !

  45. melhemi says:

    ANDI BUSHATI: Po te keshe pak durim dhe te lexoshe keto te verteta qe thone shkrusit ketu ti DUHET TE LESHE PENEN DHE TE GJESHE NJE PUNE TJTER SE NUK TE LENE ME YNDYRE NJERIU POR muti. Tung o bblokist i pa pjekur akoma.

  46. Pacavurja e Partise says:

    Ah mor Andi qe na e vodhe dhe na e rrope Shqiperine!
    Aq pa vlere dhe i pakthjellet dhe pa ndikim je…sa te jane sulur te gjitha sufllaqet e nipit te Barba Pilos, pjella e barba takut dhe ilir beqirit qe ha havjar dhe lexon komentet e ushtareve te sufllaqeve!
    Pse nuk behesh si ymer abazi dhe karlo bolja ?
    Paske qene budalla fare o andi?
    Shitja shpirtin edhe ti sektit 666!
    Kur Ymer Abazi dhe Karlo Bolja, degjojne qe nipo i barba pilos ka marre borxh milliarda ne kurrizin e shqiptareve, me shume sesa te gjitha qeverite se bashku.. ushkon goja leng edhe jarge nga gezimi…!
    Na e shkaterrove shiperine more Bushat, e rrenove shiperine!
    Po pse mor budalla nuk ha havjar dhe ti dhe te shkosh te pish vere cilesore me kunatin e mimit te partise!
    Te kujtohet Mimi?
    Eshte ajo qe mbronte ben keshin dhe tan agon qe e blinin me 40 mije leke kilen e votes!
    Ndrysho bushat sa nuk eshte vone, po u hoqe shqiptareve buken nga tavolina maksimumi be ferr do vesh po te pakten jeten do e shijosh sic po e shijojne pjella dhe trimat e barba pillos!

  47. Kur kerkon te flasesh me b...e says:

    Pse lodheni te kundershtoni kete mercenar te mirepaguar.Ai shkruan per llogarine bankare,nuk shkruan per ta vleresuar shkrimin opinioni publik.E vetmja gje eshte qe te injorohet,por per fati i keq,atij i botohet shkrimi qellimisht, qe te mare me shume klikime,sepse publiku nuk mund te rri indiferent ndaj ketyre “analizave” jo vetem nonsens, por edhe irrituese.

  48. Xhejms says:

    Ajo qe me cudit eshte se Bushati shkruan e flet ne medie, por nuk i kupton as vete ato qe thote. Me vjen keq qe nuk gjej asnhe ide te tij, qofte edhe negative. Shkrime mishmash qe nuk sherbejne. Po, nje here burri behet burre, flet ballazi, pa hile. Jane te drejtperdrejte, ne nje fare mase, Ngjela e Lubonja. Dhe ketyre edhe u mirekuptohet pozicionimi i tyre. Ju flm.

  49. Mocal i qelbue qe ne veze
    Gjynah qe emrin ke Bushat
    Trap ke qene me semer te zéze,
    Dhe perseri do ngelesh Trap.

  50. Gazeta e Partise says:

    Bushat ajo qeshje me lot qe kishe kur fliste mislim drriza, kuadro i akademise bujqesore dhe shkencetar i policise tatimore ishte priceless…!!!
    Te demaskoi Mislim Drrizza Bushat, se ti bashke me : te nderuarin tao balla dhe bego ke bere shume tendera dhe kompani me fame boterore…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje