Edhe leopardi infektohet me koronavirus

12 Dhjetor 2020, 09:42Lifestyle TEMA

Një leopard dëbore rezultoi pozitiv për koronavirus në një kopsht zoologjik në Kentucky.

Po ashtu dhe dy leopardë të tjerë gjithashtu treguan simptoma të lehta, tha kopshti zoologjik, megjithëse rezultatet e testit të tyre janë ende në pritje.

Mendohet se leopardi mund të jetë infektuar nga një anëtar asimptomatik i stafit “megjithë masat e marra nga kopshti zoologjik”, tha Shërbimi i Inspektimit të Kafshëve dhe Bimëve.

Leopardi i borës është një nga disa kafshë që infektohen me koronavirus pas kontaktit të ngushtë me njerëzit.

Rasti i parë i njohur ishte një tigër malajas në kopshtin zoologjik Bronx, i cili doli pozitiv për koronavirus pasi tregoi vështirësi në frymëmarrje. Pas tij katër tigra dhe tre luanë të të njëjtit kopësht u infektuan, ndërsa vetëm disa ditë më parë edhe katër luanë në Kopshtin Zoologjik të Barcelonës në Spanjë kanë rezultuar pozitiv për koronavirus.

Veterinerët sqarojnë se rreziku i infektimit midis kafshëve të kopshtit zoologjik dhe vizitorëve, ndërkohë, është i ulët për shkak të mungesës së afërsisë.

2 komente në “Edhe leopardi infektohet me koronavirus”

  1. Qijbreshkeqij se te ka ardhe dita... says:

    Edhe breshkat e mija u infektuan nga virusi prandaj i lashe te lira qe te q* sherohen…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje