Ekzekutohet gazetari disident iranian Ruhollah Zam, i cili u dënua për nxitje të dhunës gjatë protestave anti-qeveritare të vitit 2017. Duke iu referuar televizionit shtetëror të Iranit, Reuters shkruan se gazetari Ruhollah Zam u ekzekutua të shtunën.
Gjykata e Lartë e Iranit të martën la në fuqi dënimin me vdekje të Zam, i cili u kap në vitin 2019 pas dy viteve në internim. Por Franca dhe grupet e të drejtave të njeriut e kishin dënuar vendimin e Gjykatës së Lartë.
Transmetuesi shtetëror raportoi se “drejtori i rrjetit kundërrevolucionar Amadnews, u var këtë mëngjes”. Por nuk jepen detaje të tjera.
Protestat që kishin nisur në fund të vitit 2017 ishin sfida më e madhe për pushtetin në Iran që nga protestat e Lëvizjes së Gjelbër të vitit 2009 dhe e përgatitën terrenin për kryengritje të ngjashme masive në nëntor të vitit të kaluar.
Media e drejtuar nga Zam shpërndante video ku dëgjoheshin thirrje kundër presidentit Hassan Rouhani dhe kundër liderit suprem, Ayatollah Ali Khamenei.
Zam i cili është djali i një kleriku shi’it pro-reformues, iku nga Irani dhe iu dha azil në Francë.
Në tetor të vitit 2019, Trupat e Gardës Revolucionare të Iranit thanë se e kishin bllokuar Zam në një “operacion kompleks të inteligjencës”.
Ky shtet ka cofur. Si mund te denohet me vdekje dhe ekzekutohet nje njeri ne kete shekull!
Ka shume nxites te dhunes ne Shqiperi , dhe akoma me keq nxites te percarjes kombetare . Ligjet e Iranit duhen vene ne zbatim te pakten per 5 vjet . Te qerohet vendi nga koktrashet qe interesin e partise e vendosin mbi interesin e Atdheut .