Bill Gates bën dy parashikime ekzakte se kur merr fund pandemia

13 Dhjetor 2020, 14:16Bota TEMA

Miliarderi i teknologjisë Bill Gates, i cili njihet për fondacionin e dytë më të madh të botës dhe dhuron para për kura e vaksina, ka bërë një tjetër parashikim mbi ecurinë e pandemisë.

Sipas Gates, jeta mund te kthehet në normalitet diku nga gjysma e parë e vitit 2022, pasi sipas tij, vetëm atëherë mund të sigurohet shpërndarja e vaksinës në të gjithë vendet, ndërsa në 2021 në vendet e pasura.

“Unë mendoj se ne do të mbledhim para dhe se do të kemi kapacitet prodhues, në mënyrë që të mund të vaksinojmë vendet e pasura në 2021 dhe pjesën tjetër të planetit në gjysmën e parë të 2022, në mënyrë që fundi i pandemisë të mund të ndodhë”, ka thënë Gates.

Gjithashtu, ai ka thënë se vendet e pasuar mund të fillojnë më herët kthimin në jetën normale, për shkak se do sigurojnë më shpejt vaksinat.

“Vendet e pasura do të kenë më shumë mbulim vaksinimi sesa vendet e tjera. Në atë mënyrë, vendet e pasura do të kthehen në normalitet,”- ka thënë ai.

Si një njeri tejet i përfshirë në financimet gjigante të vaksinave të ndryshme, Bill Gates njihet shumë për parashikimet që ai ka bërë për pandeminë. Më herët, ai është shprehur se pandemia nuk do të përfundojë pa një vaksinë super-efektive si dhe në një parashikim tjetër tha se situata do të kthehej në normalitet vetëm verën e vitit 2021.

7 komente në “Bill Gates bën dy parashikime ekzakte se kur merr fund pandemia”

  1. Dan says:

    Vente dore Zoti mbi ty dhe mbi ne, nuk kam c’te them tjeter. Shijo milionat e tua dhe leri njerezit te jetojne.

    1. Kunadhja says:

      Nje pershkrim sjime i sakte

    2. Kunadhja says:

      Nje pershkrim shume i sakte.

  2. zani partizani says:

    Qe ka bere parashikime, mire. Po ku e dini qe parashikimet jane egzakte. Zakonisht per parashikimet thuhet se jane egzakte mbasi dalin, pra saktesia e ketyre parashikimeve do te shihet andej nga gjysma e 2022.

  3. hamallial says:

    Keto mostra hipokrite qe propogandojne socializmin dhe u dhimbsen fukarenjte, perse nuk jetojne ne kushtet normale si qytetare normal por nuk i lene vilat shume milioneshe, aeroplanet private dhe bilonat ne banka, keta jane format moderne te diktatoreve. Keta nuk kane ndryshuar nga brenda por kane kamufluar mesazhin e tyre.
    Shikoni kush propogandon socializmin, milioneret..!!!!! Kjo eshte menyra me e persosur per te manipuluar masat naive te njerezve dhe ata te sigurojne fitimet e tyre dhe pushtetin.!!!!!!
    Shikoni Obama qe I dhimbset populli hyri ne politike normal qetetar dhe perfundoji milionere me vile ose vila milioneshe, ……!!!!!!!

  4. Sulo Gradeci. says:

    Mire e ke Hamall. Te thellojme luften e kllasave. Ah ju marte muti shalet , ne dore te kujt ka rene interneti.

  5. Kunadhja says:

    Nje pershkrim shume i sakte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje