Deputetja e PS: Militantët e PD dhe LSI në krye të dhunës, Policia s’është e Ramës por e shtetit

13 Dhjetor 2020, 17:58Politika TEMA

Deputetja socialiste, Klotilda Bushka, tha në rubrikën “Opinion”, në News24, se protesta kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia po përdoret nga opozita për të fituar kredite politike.

Teksa e cilësoi të pazakontë vrasjen e të riut nga efektivi i “Shqiponjave”, deputetja Bushka theksoi se ky rast nuk duhet përdorur për të sulmuar policinë, aq më tepër duke nxitur dhe ushtruar dhunë.

“Duhet t’i shprehim ngushëllim familjes, që i riu humbi jetën në mënyrë të pazakontë, i vrarë nga një polic. Por ky episod është i shkëputur dhe nuk duhet të përdoret për të sulmuar Policinë e Shtetit.

Është policia e qytetarëve, jo e qeverisë apo kryeministrit. Është e rëndësishme që të gjitha organet e drejtësisë të bëjnë punën e vet dhe të nxjerrin para drejtësisë përgjegjësit.

Zemërata e të gjithëve është e kuptueshme, e shprehur edhe në formën e protestës. Unë i mirëkuptoj të gjithë qytetarët, por edhe protesta mbart të drejta dhe detyrime. Unë shoh në këtë protestë dhunë, militantë të opozitës që bëjnë veprime që nxisin dhunë.

Protesta nisi jo vetëm nga militantë, por edhe qytetarë, por kurrë nuk bie dakord që qytetarët kërkuan që kauza të bëhej e dhunshme. Ne pamë militantë të PD, përfaqësues të LSI. Ishte dhe vetë kryetarja e Bashkisë së Shkodrës. Nuk janë të rastësishme kur goditen selitë e PS në protesta. Është një çështje, që në gjykimin tim ngatërron kthjelltësinë e kauzës së protestës me euforinë”, tha deputetja.

Pyetje: A mund të dhunohen të miturit? A mban përgjegjësi qeveria?

Bushka: Në parim, protokolli i të drejtave dhe detyrimeve për protestuesit parashikon të drejta dhe detyrime dhe për organet e rendit, që kanë për detyrë të mbrojnë pronën publike. Ka rregulla të qarta si vepron Policia e Shtetit karshi dhunës.

Sigurisht që nuk është normale ndaj të miturve, por në një turmë njerëzish organet e policisë nuk dinë moshën. Në Shqipëri ekzistojnë të gjitha mekanizmat e hetimit, edhe në rastet e dhunës ndaj të miturit. Duhen bërë hetime të pavarura dhe të paanshme dhe nëse dilet në konkluzionin se është ushtruar dhunë, patjetër që do të merren masa.

Ama nuk duhet nxitur dhunë dhe as nuk duhen nxitur të miturit, të cilët nga ana e tyre duhen ndërgjegjësuar. Unë dyshoj që ka elementë që e nxisin këtë lloj dhune, sepse gjendet sebep nga opozita e dhunës për të përdorur këtë kauzë, duke përdorur fatkeqësisht edhe të miturit, për të fituar kreditë politike për të marrë pushtetin, që në fakt nuk e fitojnë dot. Vrasja e Klodian Rashës është e pazakontë dhe na ka lënduar të gjithëve, por e rëndësishme është të dalin përgjegjësit para ligjit. Ky është modeli që duhet të marrë sot jetë dhe të mbështetet nga të gjithë.

Por, ngjarja po përdoret nga opozita, duke nxjerrë fëmijë në rrugë. Gjaknxehtësia dhe dhuna nuk zgjidhin asgjë. Gjërat zgjidhen në mënyrë të paqme. Thirrja ime është që të zbardhet sa më parë e vërteta dhe protesta të mos përdoret për kredite politike.

Qeveria ka detyrimin që të dëgjojë protestuesit, kur protesta është e drejtë dhe e paqme. Duhet të jemi të gjithë të qartë që dhuna nuk sjell asgjë të mirë.

6 komente në “Deputetja e PS: Militantët e PD dhe LSI në krye të dhunës, Policia s’është e Ramës por e shtetit”

  1. Populli katunar says:

    Qini gocen e M. MURRIZITdhe shpetoni!!

  2. Populli katunar says:

    Qini gocen e M. MURRIZITdhe shpetoni!! Ose gruan

  3. POSHTË KRERËT E INKRIMINUAR TË OPOZITËS !??⚖️ says:

    OPOZITË MJERANE !!

  4. mik says:

    Pajtohem me deputeten Bushka kur thote : Vrasja e 25 vjeçarit Klodian Rasha (rahmet past ) po perdoret nga opozita per kredite politike. Po, kjo qendron, asht ma se e vertete. Por nuk pajtohem me te kur thote qe policia eshte e shtetit e jo e Edi Rames. Per kete te dyten ajo genjen ne menyren ma te paturpeshme. I madh e i vogel e di qe kur qeverise PD-ja policet jane pothuajse te gjithe verior, dhe kur qeverise PS-ja policet jane jugore ( me te shumtit Lab ) . Rrotacjoni qeverises nuk eshte vetem rrotacjoni i saj, por asht rrotacjon i te gjithe nomenklatures shteterore. Qe nga policija, ushtria dhe deri tek jo vetem te nenpunesi me i vogel i administartes shteterore, por deri tek nje roje parkingu.
    Te gjithe e dime tashma qe policija i perket partive qe qeverisin. Kjo asht kontrata midis atyre qe qeverisin kete vend prej 30 vjetesh.
    Kjo deputete genjen ne mes te dites, pa pike turpi, pa pike dinjiteti dhe pa pike morali.
    Askush nuk mund ta dije statusin e vertete te ketyre deputeteve : A jane deputet apo .. …. ? !!

  5. ali says:

    Keto deputetet e PS a bejne vete apo jane te marre?

    Keto nuk jane protesta, por duke shfrytezuar vrasjen tragjike te nje te riu, e ashtuquajtura opozite po sillet si skuthat qe hedhin gurin e fshehin doren duke perdorur minorenet. Ne kete menyre fshihen si gjarprijte ne menyre qe te kafshojne me duart e femijve duke shkaktuar rremuja dhe deme materiale por edhe per te prishur imazhin e vendit me pamjet qe serviren nga dhuna e orkestruar prej tyre.

    Ne menyren se si po e pershkruajne dhunen fizike dhe demet materiale qe po shkaktohen nga veprimet e skalioneve te orkestruara nga opozita duket sikur po i japin nje ndihme ketyre akteve vandale. Nqs nuk jane ne gjendje qe ti denojne ashper keto vandalizma, pa perdorur fjalore plot delikatese ndaj organizatoreve te ketyre ngjarjeve qe dihen qe kane emra dhe mbiemra atehere le te japin doreheqje dhe te shkojne ne zgjedhje te parakoheshme duke u bere bashkeudhetare te kundershtareve te reformes ne drejtesi, ndoshta naten notojne ne te njenjtin lume.
    Kjo tregon dobesine e tyre, ndoshta dhe intelektuale, duke mos qene te afte qe te ngrejne akuza te bazuara ndaj organizatoreve te dhunes per ti derguar ato para gjykates sic veprohet me cdo shkeles te ligjit.

  6. Rush says:

    Ec aty Edo zgjerdhiji ne dry halabaket.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje