Kur SHBA sulmon korrupsionin, del në dritë “sovraniteti”/ Sjellja njësoj nga Tirana në Bishkekun e Donald Lu
Më 9 dhjetor ishte Dita ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. Në Shqipëri, ministrja e Drejtësisë foli për sfidën e luftës ndaj korrupsionit, të cilat vështirësohet në kohë pandemie.
Mijëra kilometra larg, në Uashington, sekretari i Shtetit, Mike Pompeo shpalli futjen në “listën e zezë” të SHBA të një drejtuesi të Doganave të Kirgizstanit.
E njëjta listë ku Shqipëria “përfaqësohet denjësisht” nga Adriatik Llalla. Mijëra kilometra larg prej aty e prej këtu, zyrtarët kirgizë protestuan për “ndërhyrje në punët e brendshme” ndaj ambasadorit të SHBA në Bishkek, Donald Lu.
Eshtë një botë e vogël.
Kufijtë po zhduken, teknologjia i sjell njerëzit më afër, pandemia i largon. Por, sfida për vende si Shqipëria dhe Kirgizstani mbetet e njëjtë. Luftë ndaj korrupsionit, zbatim i ligjit, drejtësi. Për të ecur përpara.
Donald Lu u largua nga Shqipëria në vitin 2018, për të marrë detyrën e re në Kirgizstan, një vend me 6 milionë banorë, pjesë e Bashkimit Sovjetik të dikurshëm. Diplomati amerikan iku larg, për të gjetur probleme të njëjta me ato që la në Tiranë.
Dikush mund të thotë se Lu la në Tiranë shijen jo të mirë të “peshqve të mëdhenj” të krimit e korrupsionit të cilët vazhduan notin të lirë. E megjithatë, merita e tij ështe se ndihmoi në shtrimin e rrugës së një reforme e cila po jep frytet e saj. E rrjedhimisht, ka dhe armiqtë e saj.
Ambasadori amerikan në kryeqytetin e Kirgizstanit është vënë se fundmi në shënjestër të një pjesë të politikës lokale për “ndërhyrje në punët e brendshme”. Nënkryetari i parlamentit, Mirlan Bakirov por dhe ministrja e Jashtme bënë deklarata publike duke e akuzuar se “po bën presion mbi hetimin”. Në fakt, zyrtari i korruptuar i Doganave që po hetohet, dyshohet se ka zhdukur 700 milionë USD.
Kjo retorikë sovraniste nuk është e panjohur në Shqipëri.
Jo pak herë, përfaqësuesit e opozitës kanë artikuluar një gjuhë anti-amerikane duke folur në mënyrë banale për “ambasada që nxisin sherre” dhe për “komplote ndërkombëtare” kundër Shqipërisë. Jo pak herë, kanë penguar rrjedhshmërinë e reformës në drejtësi, duke u kapur pas degëve të kalbura që reforma po i thyente një nga një.
Ambasada e SHBA në Tiranë u detyrua të mbante qëndrime publike, kundër idesë që qarkulloi nga opozita për kandidimin e një ish-gjyqtari të përfolur për korrupsion. E më tej, u detyrua të mbajë qëndrim publik kundër tentativë për bllokim e përbaltje ndaj drejtoreshës së Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Rasti i sulmit politik ndaj ambasadorit Donald Lu në Bishkek, na tregon 3 gjëra të rëndësishme.
E para, dëshmon se krimi e korrupsioni nuk kanë kufi dhe se sfidat dhe problemet janë të njëjta në vende në tranzicion si i yni.
E dyta, faktori amerikan është i impenjuar njësoj për të targetuar krim-korrupsionin si një nga faktorët kryesorë që mban peng demokracinë dhe zhvillimin e një vendi.
Dhe e treta, politika e vjetër e korruptuar ngjan shumë me njëra-tjetrën, nga Tirana në Bishkek. Tenton të bllokojë drejtësinë, të ruajë pasuritë e grabitura, të mbajë peng vendin dhe të flasë për “sovranitetin e vendit”, duke nënkuptuar në fakt “sovranitetin mbi korrupsionin”./Javanews
Like Floriri ca cfare suratI bandit origjinal .
Like floriri
Ka ikur koha e te Fortit para drejtesis te barabart
Ngjela Minister i duhuri per kete koh
Ben Drejtesi
Kush jan te Koruptuarit kjo Dihet
Vini Spartak NGJELEN
Minister te Brendshem
Ti thot Emrar PERPARA cdo Shqipetari
TakU BURE SHTETI
Nga sa duket Lu vazhdon politiken negative te nderhyrjes ,
sic bente ne Shqiperi kur nderhynte tek Prokurori i Pergjitheshem per te mos penalizuar kompanine Kanadeze Bankers , kompani e cila perdote metoda kriminale ne nxjerjen e naftes , duke ju shkateruar shtepite fshatareve ngaqe krijonte termete artificiale,
dhe ne ndotjen qe i bente ambjentit,
..
Po ashtu kjo kompani mashtronte shtetin shqiptar
duke mos paguar taksat mbi bazen e prodhimit te naftes qe nxirte
Ka dy gjera, ne kemi sovranist presidentin, dhe e dyta ne te dy shtetet ka nderhyrje te ruseve….
Shembull i shkelqyer i nje institucioni diplomatik amerikan ne lufte kunder korrupsionit.
Por ky shembull nuk vlen per Kuvendin e Shqiperise qe duhet urgjentisht te shkarkoje
Presidentin e zgjedhur prej tij dhe jo prej Komisionit te Venecias, i cili vazhdon
te shkele Kushtetuten e Shqiperise, duke mos qendruar mbi palet politike,
por duke u bere faktori kryesor i percarjes dhe shkaterrimit te unitetit te popullit.
Like floriri
Ka ikur koha e te Fortit para drejtesis te barabart
Ngjela Minister i duhuri per kete koh
Ben Drejtesi ,,,,,,,,, ,
Ku eshte Spak
Likja, ne pozicionin e zyrtarit me te larte ne Shqiperi, ende mbetet mbrojtesi i hapur i ish prokurorit llalla, kur nga selia e Presidences deklaronte se cfare ka bere Adriatik Llalla? Ai ka zbatuar vetem ligjin. Ka kohe, qe nuk shprehet, por qendron ne heshtje edhe pse llalla eshte shpallur ne listen e te ndaluareve, per te hyre ne SHBA, u muarr i pandehur dhe i jane sekuestruar disa pasuri te pajustifikuara.
Ky eshte preshi-denti i shqiptareve, qe pati fatin ne dore, te sillej ndryshe, por per shkak te pangopesise dhe aferave me korrupsionin perfundoi ne nje lolo, qe shqiptaret tallin menderen.