Memorie.al/ publikon historinë e panjohur të Myrteza Bajraktarit me origjinë nga Gostivari, i cili pasi mbaroi shkollën e mesme në qytetin e Tetovës, në vitin 1952 filloi studimet e larta në Universitetin e Shkupit në degën e Filozofisë, ku krahas mësimeve ai u punësua edhe si gazetar në gazetën “Flaka e Vllaznimit” që botohej në Shkup, nga ku e largojnë shpejt pasi botoi një artikull ku dilte hapur kundër shpërnguljes së shqiptarëve të Jugosllavisë për në Turqi dhe si rezultat, u emërua si mësues në shkollën 7-vjeçare “Shaban Zeneli” të Kumanovës. Arrestimi i Myrtezait nga UDB-ja në vitin 1952, pasi ai bënte pjesë në një organizatë të fshehtë të quajtur ‘Organizata Nacional-Demokrate Shqiptare’ dhe dënimi i tij me shtatë vite burg politik, të cilat i vuajti në burgun e Nishit dhe të Idrizovës. Arratisja nga Jugosllavia dhe ardhja në Shqipëri, ku pasi qëndroi disa kohë në kampin e internimit në Seman të Fierit, i’u dha e drejta e shkollës së lartë duke u diplomuar në Universitetin e Tiranës në degën Gjuhë-Letërsi, por pasi refuzoi emërimin në qytetin e Beratit, në vitin 1971 arrestohet dhe dënohet me shtatë vite burg politik, me akuzën “agjitacion e propagandë”. Dalja nga burgu dhe lënia pa punë deri në shëmbjen e regjimit komunist dhe emërimi i tij si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Zvicër deri në vitin 1993, si dhe më pas zgjedhja e tij si Kryetar Nderi i Lidhjes Shqiptare në Botë për vëndet e Beneluksit, ku ai punoi për çështjen e Kosovës deri sa u nda nga jeta para dy ditësh, më datën 11 dhjetor 2020.
Kush ishte Myrteza Bajraktari?
Myrteza Bajraktari u lind më 15 prill 1933 në një familje atdhetare në Gostivar të Shqipërisë Lindore (siç me të drejtë ai vetë i emërton viset shqiptare të Maqedonisë perëndimore). Kreu shkollën fillore e 7-vjeçare në vendlindje, ndërsa të mesmen në Tetovë e Shkup. Në vitin 1952 regjistrohet në Universitetin e Shkupit në degën e Filozofisë, si student me korrespondencë. Krahas studimit, punësohet në gazetën “Flaka e Vllaznimit” që dilte në Shkup. Por ndërkohë shkruan një artikull kundër shpërnguljes së shqiptarëve në Turqi dhe hapjes së shkollave turke në territoret e banuara nga shqiptarët, dhe për këtë arsye e largojnë nga gazeta si të padëshiruar. Nis punën si mësues në Kumanovë, në shkollën 7-vjeçare “Shaban Zeneli”. –
Ndërkohë, në Shkup, bashkë me disa shokë, krijoi organizatën ilegale SHKËNDIJA, në thelb të programit të së cilës ishte ideja e Shqipërisë Etnike, ndërsa veprimtaria konkrete e saj u përqendrua në kundërvënien ndaj hapjes së shkollave turke dhe dëbimit me dhunë të shqiptarëve në Turqi. Në këtë grup ilegal bënin pjesë rreth 20 studentë dhe mësues, të shpërndarë në shtatë celula treshe. Treshja ishte e mbyllur dhe nuk kishte lidhje dhe njohje me celulat e tjera. Kryetar i të gjithë grupeve ishte Kreshnik Pollogu (M. Bajraktari), i cili mbante lidhje me secilin grup dhe drejtonte veprimtarinë e tyre.
Këto grupe vepronin në Gostivar, Prizren, Tetovë, Shkup, Zagreb, Dibër dhe Strugë. Këshilltari dhe udhëheqësi shpirtëror i Myrtezait ishte S. Lamçe. Mbas disa vitesh veprimtarie ilegale, këto grupe u zbërthyen. Treshen e parë e dekonspiroi Xhemal Pozharani gjatë hetuesisë në korrik të vitit 1952. Mbas tre muajsh arrestojnë Luan Sadikun, ndërsa Myrteza Bajraktari arrestohet më 12 janar të vitit 1953. Në seancën e parë të gjyqit të Myrtezait dhe të Luanit në qytetin e Shkupit, dekonspiruesi Xhemal Pozharani është paraqitur me uniformë ushtarake.
Në parantezë, është e njohur se veprimtaria e nacionalistëve shqiptarë në Kosovë e Maqedoni ka qenë e gjerë dhe e pandërprerë. Krahas grupit ilegal SHKËNDIJA, vepronin dhe bashkësi të tjera ilegale, e deri tek grupimi më i madh, ORGANIZATA NACIONAL-DEMOKRATIKE SHQIPTARE, me kryetar Azem Moranën, i cili, pas zbulimit të këtij grupimi, u pushkatua së bashku me drejtues të tjerë të saj. Pjesa më e madhe e tyre kanë vuajtur në burgun e Nishit dhe atë të Idrizovës në Shkup. Mbeten në kujtesën e shqiptarëve të atyre viseve qëndrimet burrërore të anëtarëve të tyre gjatë hetuesisë dhe shprehja kurajoze në gjyqet që zhvilloheshin kundër tyre; për ta shkruhej në shtyp dhe angazhoheshin forca të shumta qeveritare për t’i zbuluar e dënuar, gjë që bënte bujë e jehonë në opinionin shqiptar, duke u konsideruar si një investim për çështjen kombëtare, investim që i dha frytet më vonë.
Për të krijuar një përfytyrim më të gjerë mbi rrethanat në të cilat kreu veprimtarinë Myrteza Bajraktari, është e nevojshme të jepen edhe indikacione në lidhje me atë mjedis. Kështu Preng Gruda në librin “Sa kam shpirt kam shpresë” (Eurorilindja, Tiranë 1997), në lidhje me këtë, kujton: “Serbët nuk lanë gja pa ba kundra shqiptarëve për me ua mërzitë jetën, për me i detyrue me i lëshue votrat e të parëve…. Në këto vjetët e fundit ua kanë hapë shkolla turqisht dhe përdhunisht i detyrojnë shqiptarët me i çue fëmijët, ashtu sikurse me detyrim po i dëbojnë me mija familjesh nga votrat e veta dhe i përcjellin për Turqi, ku i presin mjerimet e fushave të shkreta t’Anadollit.
Populli e arsimtarët kundërshtuan edhe demostruan për mos me i hjek fëmitë prej shkollave…. Të parët mësues të burgosun në Tetovë e Gostivar kundër shkollave turqisht qenë: Myrteza Bajraktari, Murat Isaku, Myzafer Tufa etj. Ata, para gjyqit, kanë qëndrue burrnisht tue e mbrojtë çështjen kombëtare. Prokurori pati kërkue dënim me vdekje… Ata nuk janë tundë aspak dhe me guxim kanë përgjegjë: – Na jemi të lumtun me vdek për atdhe tonë! – Serbët tronditen nga qëndrimi heroik i këtyne arsimtarëve gjatë torturash e para gjyqit. Gjykimi bani bujë të madhe në Jugosllavi e, sidomos, kudo në rrethet e shqiptarëve, e kështu dënimi me vdekje qe pezullue”.
Mbas goditjes që mori në Shqipërinë Lindore, organizata SHKËNDIJA, për të mos ndërprerë veprimtarinë e saj, u detyrua përkohësisht të zhvendosë qendrën e vet në Zagreb, ku udhëhiqej tashmë nga Naxhi Purde, një nga studentët më të shkëlqyer në Universitetin e Kroacisë. Me kalimin e kohës, veprimtaria e organizatës u intensifikua, veçanërisht për ndalimin e shpërnguljeve masive për në Turqi, duke përdorur të gjitha mënyrat e mundshme, madje edhe të pamundshme. Kjo solli që kjo veprimtari të mos zgjasë shumë kohë dhe të zbulohet në vitin 1956, e si rrjedhojë shumë anëtarë të saj morën dënime të rënda. Ndërmjet të dënuarve ishte edhe Mehdi Bajraktari (17 vjeç), vëllai i vogël i Myrtezait, që edhe ai, së bashku me të tjerët, përfundoi në burgun e Idrizovës.
Karakteri i kësaj organizate zbulohet qartas në formulën e betimit që çdo anëtar i ri ishte i obliguar ta shprehte me dorën e vendosur mbi një revolver, kuran e flamurin shqiptar: “Unë si shqiptar do të jem gati kurdoherë të luftoj për bashkimin e gjithë shqiptarëve, në veçanti të atyne që janë nën robni të sllavëve, në nji Shqipni të vërtetë; do t’i mbroj interesat e popullit shqiptar dhe do të kem parasysh luftën e përhershme kundër tradhtarëve të kombit”. Siç është shprehur në një nga kapitujt e librit edhe nga vetë autori, autori maqedon Dr. Tome Batkovski, docent në fakultetin e sigurimit e të mbrojtjes së përgjithshme të Shkupit, në disertacionin e botuar në vitin 1994: Loja shqiptaromadhe në Maqedoni, kur trajton: Bashkësitë ilegale – grupe të armatosura diversioniste dhe grupe ilegale të krijuara nga pozita e nacionalizmit shqiptar në Maqedoni në periudhën 1945-1987, paraqet edhe veprimtarinë nacionaliste antimaqedone të organizatës SHKËNDIJA.
– SHKËNDIJA u zbulua dhe nismëtari e kryetari i saj Myrteza Bajraktari, u arrestua më 12 janar të vitit 1953, përpara dyerve të shkollës së Kumanovës, ku prej tre muajsh kryente detyrën e mësuesit, ende pa i mbushur të njëzetat. Në periudhën janar-tetor 1953, për nëntë muaj rrjesht, në hetuesinë serbo-maqedone në Kalanë e Shkupit, Myrtezai iu nënshtrua torturave çnjerëzore (deri në thyerje kockash, pagjumësi deri në humbje të vetëdijes, qëndrime në biruca pa dritë, me disa centimetra ujë, me tre-katër shkallë çimentoje ku mund të qëndroje në rast se zbuloje shpresa për të mbijetuar, goditje me objekte të forta deri në humbje të vetëdijes; ndërsa presionet dhe terrori psikologjik, cinizmi i egër, sharjet e ndyra etj. plotësonin torturat fizike).
Vetë Myrtezai shprehet se “Mendja ta do se këtë kala, simbol të qëndresës, shkjetë e kishin zgjedhur jo pa qëllim. Synimi i tyre ishte të përdhosnin krenarinë shqiptare dhe të thyenin qëndresën e tyre”. Myrtezain e gjymtuan fizikisht, duke i thyer parakrahun. E lanë katër muaj pa mjekuar, me qëllim që t’i gangrenizohej krahu. Por organizmi i ri bëri punën e vet: kocka u vetëngjit, veçse shtrembër, duke e lënë invalid për gjithë jetën. Nga viti 1953-1958, ai vuan pesë vjet heqje lirie në burgun famëkeq të Idrizovës.
Më 1960-1962 ridënohet edhe dy vjet të tjerë, të cilët i vuan po në Idrizovë. Për qëndrimin stoik të tij në këtë burg dëshmon në gjyqin ushtarak të zhvilluar në Tiranë në vitin 1970, ku u dënua Myrtezai, edhe bashkëvuajtësi Abdyrrahman Haxhihalili: “…Në burgun jugosllav të Idrizovës, me mbi 3.000 të burgosur – deklaron ai, – Myrtezai ka qenë simbol i qëndresës, që ka mbajtur moralisht të gjithë të burgosurit shqiptarë!”. Bashkëvuajtës të tjerë pohojnë se Myrtezai ka qenë nxitës i bojkotimit nga të burgosurit dhe i demaskimit të disa të burgosurve të cilët nuk përballonin dot vuajtjet e presionet e administratës së burgut dhe shndërroheshin në bashkëpunëtorë të tyre.
Sipas dëshmive të bashkëvuajtësve të Bajraktarit në Idrizovë, atje u bë legjendë grupi prej 40 të burgosurish “të rrezikshëm”, të cilët i kishin izoluar në katin e pestë të burgut. Në këtë grup, përveç shqiptarëve, bënin pjesë edhe anëtarë të organizatës maqedone VMRO, të cilët ishin kundër regjimit në fuqi. Këtij grupi i ndalohej çdo takim me të burgosurit e tjerë. Ata kishin të drejtë vetëm një herë në javë të bënin në oborr të 5 burgut shetitjen që quhej “mrtvashetnja” (shetitje e vdekur) me duar mbrapa dhe kokën ulur. Në rast se dikush nga të burgosurit e tjerë, gjatë hyrje-daljeve në oborr, drejtonte vështrimin ose i përshëndeste “të rrezikshmit”, dënohej me 14 ditë birucë. Këtij grupi i lejohej vetëm një takim me të afërmit prej pesë minutash, një herë në muaj.
Në këtë grup të “të rrezikshmëve” bënte pjesë edhe i riu gostivaras Myrteza Bajraktari. Kur flet për ato vite burgimi të egër, vetë Myrtezai kujton edhe një kthesë në botëkuptimin vetjak. Ndërsa më parë tek ai kishte ndikuar besimi fetar i prindërve, por edhe ateizmi i vëllait të madh (Xhemalit), jeta e vështirë e hetuesive dhe e burgimit për vite me radhë, u shoqërua edhe me ndryshime botëkuptimore, me kthesa të ndjeshme në botën shpirtërore dhe në bindje. “Për rrjedhojë, – shprehet ai – pa gjetur rrugëdalje tjetër, nisa t’i lutesha Zotit që të më jepte forcë dhe kthjellësi mendimi, vetëm që të mos i tradhëtoja shokët që ishin në shtatë grupe, të mos tradhëtoja idealin kombëtar dhe betimin e dhënë.
Kështu, dalëngadalë m’u kthye besimi tek Zoti. Ky besim më mbante gjallë, më jepte forcë, më frymëzonte për të përballuar në hetuesi torturat nga më çnjerëzoret, për nëntë muaj rresht. Kjo ka qenë dhe mbetet një nga kënaqësitë e mëdha të jetës time. Nuk është pak që, as në kushte tejet të rënda të natyrës sadiste, të mos nxjerrësh asnjë nga grupet e tua”. Edhe pse grupet dolën më vonë, pas tre vjetësh, nga burime të tjera. Në burgun e Idrizovës, Myrtezai gjeti atë elitë atdhetare shqiptare që, për fat, kishin shpëtuar nga plumbi në vitin e mbrapshtë 1945, pas ripushtimit të trojeve shqiptare nga sllavo-komunistët. Shumica dërmuese ishin me dënime të rënda, madje disa edhe me dënim të përjetshëm. Një grup tjetër më i madh ishin anëtarët e Organizatës Nacional Demokratike Shqiptare, përveç atyre që ishin ekzekutuar në vitin 1946.
Më tej vinte organizata LIRIA nga Tetova, ku më i vjetri në moshë ishte Zija Roshi, mësues nga Gjirokastra, e të tjerë, të gjithë arsimtarë nga Tetova. Kështu që Myrtezai, përveç shokëve të tij, kishte një rreth ku mund të mësonte shumë, aq më tepër që nuk mund ta çonin në punë të detyrueshme për shkak të krahut. Për shtatë vjet Myrtezai i lexoi të gjithë librat me vlerë të bibliotekës së burgut (që ishin rreth 8.000 ekzemplarë), madje edhe ata që qarkullonin në mënyrë klandestine. – Në vitin 1962, pas daljes nga burgu, së bashku me mësuesin Bektesh Ismaili, kaluan kufirin dhe u hodhën në Shqipëri.
– Në vitet 1962-1966, pas pesë muaj hetuesie në Shijak, e bashkangjisin me 240 djem kosovarë që vuanin në Kampin e Internimit në Seman në afërsi të qytetit të Fierit. Aty e mbajnë për katër vjet e katër muaj. Ky kamp ishte më i keq edhe se burgu pasi, përveç tjerash, aty nuk kishte afat të përcaktuar lirimi. Në këtë kamp shoku i tij i kufirit kaloi në depresion dhe prej andej në çmendinë. – Në vitin 1966 u bë një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë për kthimin e shtetasve jugosllavë që aktualisht gjindeshin nëpër kampe përqendrimi dhe që kërkonin me këmbëngulje të ktheheshin andej nga kishin ardhur. Brenda një muaji në kampin e Semanit mbetën vetëm 20 vetë që nuk kishin kërkuar të ktheheshin në Jugosllavi. Disave prej atyre që kishin arsimin përkatës, pa vonesë u doli e drejta e studimit.
Ky ishte një rast fatlum, nga të paktit në jetën e Myrtezait, pasi i doli e drejta për të studiuar në Fakultetin e Gjuhë-Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Gjatë viteve në kampin e Semanit, Myrtezai ka pasur rastin të njihej nga afër me këta djem të rinj që trajtoheshin si robër lufte. Shumica dërmuese vinin nga familjet më atdhetare të Kosovës, të Maqedonisë Shqiptare, me një dashuri të pakufishme për Shqipërinë e ëndërruar me vite. Ishin vërtetë të demoralizuar, por të vendosur deri në vetëmohim që, kur të kthehen në Kosovë, përsëri të luftojnë për çështjen e madhe të lirisë kombëtare. Ndërmjet këtyre ishin edhe dy të rinj nga Peja, që i kishin përjashtuar nga Shkolla Pedagogjike e Elbasanit pasi kishin kërkuar të ndiqnin një shkollë ushtarake! Këta ishin Ymer Kelmendi dhe Skënder Kabashi. I përmendim këto hollësi, pasi këta bëhen edhe shokë për kokë të Myrtezait. Në lidhje me absurdet e kampit të Semanit, vetë Myrtezai kujton: “Një ditë vjeshte me shi të vitit 1964, dy kapterët e kampit kishin sjellë katër studentë të përjashtuar nga Universiteti i Tiranës, që të katër pejanë. U them atyre: – Po këta pejanët qenkan megjithëmend kokëkrisur! Po ç’dreqin kërkonin! Mos vallë edhe këta kanë kërkuar shkollë ushtarake! – Jo, ore jo, këta edhe më keq – kishte thënë kapter Ganiu. – Kanë sharë Bajram Currin! – Është e pamundur, kosovari vetëm Bajram Beun nuk e shan! – u them unë. – Më digjo mua tinë, ata e kanë sharë, e kanë sharë ndyrë… Kanë thënë se ai na paskësh qenë një lolo, një budalla që e paskësh gënjyer ai prifti Fan Noli. Se ai i kishte premtuar se kur ta marrin pushtetin në Tiranë, atë do ta shpallte komandant të përgjithshëm të ushtrisë në Shqipëri. Por kish ndodhur e kundërta: e kishte nxjerrë në pension! – ngulmon kapter Ganiu…”.
Myrtezai u prezantua me studentët dhe bëri çmos që ata të mos humbisnin shpresën; u shoqërua me ta dhe dalëngadalë u bënë shokë për kokë. Këta ishin: Ahmet Sadiku, student i Histori-Gjeografisë; Namik Luçi, student i Inxhinierisë Kimike; Bajram Tigani, student i Bio-Kimisë; dhe Cen Stojku, student i Mjekësisë. Në lidhje me këtë grup shokësh, ai kujton: “Ahmet Sadiku dallohej në veçanti për humorin popullor shumë të këndshëm dhe për interpretimin e ëndrrave. Ishte djalë shumë i mirë dhe human, i ndershëm dhe gjithnjë i gatshëm të ndihmojë shokun. Një ditë, kur vuri re se Namikut i ishin bërë duart gjithë gjak nga puna e rëndë fizike në hapjen e kanaleve kulluese, ai mori përsipër që edhe normën e tij ta bënte vetë. Një mëngjes, sapo u bë zgjimi dhe ishte ende errët se qe dimër, fill pasi u vesh dhe rregulloi shtratin, Ahmeti na bëri zë të dëgjonim se kishte parë një ëndërr interesante. Dhe ne mbajtëm vesh me kujdes.
Ai kishte parë në qiell engjëj që vinin drejt nesh dhe dyert e Korpusit kryesor të Universitetit në Tiranë ishin hapur dhe na prisnin ne. – Në krye isha unë – tregon Ahmeti – dhe mbas vinit ju, në fund ishte Myrtezai me dy femra. Dhe unë i thashë se njëra është për mua! -. Ne qeshëm me të madhe. Dhe atëhere ai nxori përfundimin me shumë seriozitet: – Shokë, ja hodhëm, të gjithë do të kthehemi përsëri në Tiranë, dhe unë me Myrtezain do të bëhemi baxhanakë -. Namiku u hodh më atë anë: – Po ai maskarai, Ramë Buçolli, në ç’vrimë të hales do t’i fusë turinjtë atëhere?! -. Por ai i duhej Sigurimit enverist, kësaj “vrime të zezë” të universit shqiptar! Ai, më vonë, ka dalë në shumë gjyqe të sajuara, si dëshmitar i trilluar (edhe në gjyqin e Myrtezait, të Namikut, të Selim Kelmendit, të Istref Kelmendit, të Shefqet Kelmendit, etj.).
Por profecia e Ahmetit doli 100 përqind e saktë!… Ne të dy, me pak vonesë, me të vërtetë u bëmë baxhanakë dhe shokë në gëzime, por më tepër në ditë të zeza”. Gjatë kohës së qëndrimit në kampin e Semanit, ai pati fatin të gjente atje plot libra të autorëve të vjetër e të rinj, që i lexonte me shumë etje në gjuhën e vet amtare. Ndërkohë daja i vet në Lushnje, kur mori vesh se i nipi gjendej në kampin e Semanit, u trishtua fort dhe ndërkohë nuk e la të heqë keq ekonomikisht. Xha Nuriu, njeri i respektuar në qytetin e Lushnjes, nuk la derë pa trokitur për nipin e vet, duke treguar se sa shumë kishte vuajtur nëpër burgjet e shkjeve, pa mbushur as 20 vjeç. Si mund të dyshohej një njeri i cili në adoleshencën dhe rininë e vet kishte parë me sytë e tij kufomat e shqiptarëve të masakruar nga serbët që mbushnin shtratin e Vardarit, kufoma që dalloheshin nga kostumet e tyre kombëtare shqiptare?!
A mund të harrohen prej tij masakrat e brigadave maqedone ndaj shqiptarëve mbas Luftës së Dytë Botërore? – Në vitet 1966-1970 regjistrohet në fakultet dhe mbaron shkëlqyeshëm degën Gjuhë-Letërsi Shqipe të Universitetit të Tiranës, në moshën 33 vjeçare. Për diplomën e shkëlqyer, Myrtezain e emërojnë në Institutin e Histori-Gjuhësisë. Por, sapo merret vesh ky emërim nga organet e Sigurimit, menjëherë e transferojnë në rrethin e Beratit. Kundërshton transferimin dhe fundoset edhe kjo ëndërr e shkurtër intelektuale. – Me datë 12 nëntor 1970, Myrtezai arrestohet dhe nis hetuesia. Me datë 12 prill 1971 pason akt-akuza: “I pandehuri Myrteza Bajraktari, si element me pikëpamje nacionaliste dhe kundërshtar i sistemit socialist… shprehet se gjoja partia dhe pushteti popullor jo vetëm që emigracionin kosovar në Shqipëri e trajtojnë keq, por edhe nuk interesohen për të drejtat e popullit kosovar”. E tëra kjo do të thoshte se ai ka zhvilluar agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor.
Fatura tjetër e komunistëve shqiptarë pason të parën: dhe 3 vjet të tjera burg, duke provuar burgun e Spaçit, të Vlores (Skrofotinë) dhe Ballshit. Si përfundim: 14 vjet burg, prej të cilëve shtatë në ish Jugosllavinë titiste dhe shtatë të tjerë në Shqipërinë enveriste. – Pasi lirohet nga burgu, i mohohet e drejta e ushtrimit të profesionit të mësuesit për të cilën ishte diplomuar shkëlqyeshëm. E lënë pesë vjet pa punë. Detyrohet të punojë punë të rënda. – Në korrik të vitit 1990, Myrtezai bëhet protagonist i një nisme politike ilegale. Nga Zvicra vjen Hasan Kadriu, me të atin Skënder Presheva (Kadriu), me të cilin Myrtezai kish qenë bashkëvuajtës në burgun e Idrizovës.
Së bashku formojnë grupin ilegal FRONTI ANTIKOMUNIST TANSHQIPTAR, prej 20 anëtarësh, grup i cili formulon dhe shpërndan një trakt në Tiranë, Qytetin Studenti, Shkodër, Lushnje, Kavajë etj. Trakti u bën thirrje gjithë shqiptarëve për “Bashkim Antikomunist, për Plurarizëm Politik e Demokraci”. Një kopje i dërgohet “për dijeni” edhe Ramiz Alisë. Kalon në gjendje gjysëm ilegale. Nuk është vështirë të vërehet se kemi të bëjmë me vazhdimësi të mëtejshme të veprimtarisë së grupit të dikurshëm ilegal SHKËNDIJA të Shkupit, tashmë në Tiranë. (Të shihet teksti i Traktit i botuar në pjesën e dytë të këtij libri, s dhe që shoqëron shkrimin mbi F.A.T.).
– Në tetor të vitit 1990 Myrtezai arrin të largohet në mënyrë legale, së bashku me familjen, për në Zvicër, si emigrant politik. Në vitin 1992 refuzon azilin politik, pasi e thërrasin në Tiranë. Së bashku me disa shokë nga diaspora, atë e presin në Rinas Kryesia e Shoqatës së të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë, me në krye zotni Osman Kazazin. Të nesërmen në mbrëmje, ata priten nga Presidenti Sali Berisha në Vlorë, në festën madhështore të 28 Nëntorit të vitit 1992. – Në janar të vitit 1993 Qeveria demokratike e emëron Konsull të Shqipërisë në Konfederatën Zvicerane.
Angazhimi i tij atdhetar në Zvicër përbën një kapitull të veçantë të veprimtarisë së tij prej nacionalisti demokrat. Në shtator të vitit 1993, pikërisht ditën kur Myrtezai u pushua nga puna, vëllai i tij, Xhemal Bajraktari (kolonel në pension), u gjend i vrarë në apartamentin e tij në Beograd, me plumb në ballë. Vallë, një rastësi apo përkim i qëllimshëm?
Në kundërshti me këtë, Myrtezain e zgjedhin “Anëtar Nderi” të Shoqatës Kombëtare të ish të Dënuarve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë. Në motivacion shkruhej se: “Zotni Myrteza Bajraktarin e vlerësojmë si një figurë e ndritur e misionarit të lartë human dhe patriotik dhe për këtë meriton të jetë vëllai ynë i nderuar duke na përfaqësuar kurdoherë denjësisht në tërë botën. – Kryetari: Osman Kazazi”.
Në vitin 1998 Myrtezai emigron në Belgjikë, ku vazhdon veprimtarinë kombëtare. Si Kryetar Nderi i LIDHJES SHQIPTARE NË BOTË për vendet e Beneluksit, harton një peticion drejtuar Parlamentit Europian, në të cilin, midis të tjerash, thekson se: “Kosova shtet i pavarur dhe sovran është zgjidhje që premton një rajon ballkanik të qetë, stabël dhe të sigurt për një Europë pa luftëra e konflikte”. Peticioni dërgohet nga Brukseli në janar të vitit 2001.
Gjithashtu, po këtij Komsioni i drejtohet më pas për të drejtat e ish të burgosurve dhe të përndjekurve politikë në Shqipëri, duke marrë dhe përgjigjen që po e botojmë më poshtë me faksimile. Gjatë këtyre viteve, edhe pse nën trysninë e sëmundjeve fizike, ai nuk rresht veprimtarinë, duke botuar edhe disa libra: “Një vështrim tjetër i historisë” (Tiranë 2011) dhe “Artikuj e dokumente” (Bruksel 2001), “Një jetë e burgosur – Sytki Hoxha” (Tiranë 2010), “Historia pa pranga” (Tiranë 2018).
Shume intrigues dhe i turullosur ky shkrim duke u hedhur sa andej kendej per te mos kuptuar fare ngjarjet por vetem per te publikuar diçka qe desheron shkruesi i ketyre rreshtave…
Un kisha fatin ta njoh kyt burre fisnik, patriot e atdhetar, intelektual i gjithanshem, mbi te gjitha shum njerzor, sado te shkruash per Myrteza Bajraktarin prap asgje nuk ke shkruar per kyt burr te mire, paqja qofte me ty Myrteza Bajraktari.
F.Melyshi-pa dyshim se keta kane qene patriote, por ajo qe nuk arrij kurre te kuptoj eshte se si ka mundesi qe nderkohe kur behej perpjekje mbinjerezore per te ndaluar shkollat turke dhe largimin e popullsise per ne Turqi, betimi anetareve te rinj ne organizatat e shqiptareve ne ish-Jugosllavi behej duke vene doren ne KURAN.
A e kane ditur keta persona se Turqia ka qene shkaktarja kryesore per ndarjen e trojeve tona me te cilat perballemi edhe sot?
Ti do jesh krye injorant i madh se nuk ka mundesi.
Shpresoj qe nr i injoranteve si ty te ulet dhe te mos shtrohet ne Shqiperi, sidomos ne fushen ne fushen e historise dhe gjeopolitikes.
1) Kurani ne rradh te pare nuk eshte liber shteteror apo kombetar por fetar. Ata benin betimin ne Zot dhe mbi flamur o cope injoranti.
2) Ne kohen kur u ndane trojet Shqiptare nuk ekzistonte ende Turqia dhe ishte Perandoria Osmane.
Mos ngaterro Perandorine Osmane me Turqine se jane 2 entiete, shtete dhe identitete te ndryshme.
3) Nuk iehte Perandoria Osmane pergjegjese per ndarjen e trojeve Shqiptare o injorant. Midis Perandorise dhe nacionalisteve Shqiptare u be marrveshje qe ne Qershor te 1912 per autonimine e Shqiptareve.
Perpara se te arrihej marrveshja, shtetet Ballkanike shpallen lufte ne Tetor 1912 dhe e Dhjetor 1913 u be marrveshja famekeqe e Londres qe ndau trojet Shqiptare.
Kjo eshte ABC e historise.
Ti do jesh krye injorant i madh se nuk ka mundesi.
Shpresoj qe nr i injoranteve si ty te ulet dhe te mos shtrohet ne Shqiperi, sidomos ne fushen ne fushen e historise dhe gjeopolitikes.
1) Kurani ne rradh te pare nuk eshte liber shteteror apo kombetar por fetar. Ata benin betimin ne Zot dhe mbi flamur o cope injoranti.
2) Ne kohen kur u ndane trojet Shqiptare nuk ekzistonte ende Turqia dhe ishte Perandoria Osmane.
Mos ngaterro Perandorine Osmane me Turqine se jane 2 entiete, shtete dhe identitete te ndryshme.
3) Nuk iehte Perandoria Osmane pergjegjese per ndarjen e trojeve Shqiptare o injorant. Midis Perandorise dhe nacionalisteve Shqiptare u be marrveshje qe ne Qershor te 1912 per autonimine e Shqiptareve.
Perpara se te arrihej marrveshja, shtetet Ballkanike shpallen lufte ne Tetor 1912 dhe e Dhjetor 1913 u be marrveshja famekeqe e Londres qe ndau trojet Shqiptare.
Kjo eshte ABC e historise.
Per hajvanin qe del me emrin “30 Perandoret Iliro-Romake”-me vjen keq qe do me duhet te perdor nje gjuhe qe nuk kisha qejf ta perdorja, por individe te nivelit tend gjuhe tjeter nuk kuptojne. Ty, mire do te shkonte emri “sumqir turk”, prandaj do te te shkruaj me te njejtin ton.
Se kush eshte injorant ne histori, ate lerja te tjereve qe ta gjykojne.
Po bej edhe une renditjen qe ke zgjedhur ne komentin tend:
1) Kam pershtypjen se irritimi jot ka te beje pikerisht me permendjen e KURAN-it ne komentin tim. Kur thua se ky liber nuk eshte “liber shteteror apo kombetar por fetar” ke treguar se sa poshte keni rene, juve promovuesit e islamit nder shqiptaret. Meqense qotrote qenke shume i lecitur ne histori, atehere duhet te dish se si hyri islami ne trevat shqiptare. Feja islame eshte fe e pushtuesit Osman (sic ka qejf ta quaj zoteria juaj), apo Turqia, sic themi ne shqip. Eshte Turqia e sotme qe e ka mbushur vendin me minare, kur feja e shqiptareve te vertete eshte SHQIPTARIA. E ka thene nje mendje me e ndrityr se ajo e imja apo ca me teper, ajo e jotja.
Perse duhej nje levizje kombetare e shqiptareve te betohej para nje libri te shenjte te pushtuesve turq (osmane)? A nuk do mjaftonte vetem betimi mbi flamurin tone kombetar? Edhe luftetaret e ISI-t betohen mbi kuran. A ke tru ti apo ca hajvane te tjere si puna jote te kuptoni se islamizmi dhe shqiptaria jane dy gjera komplet te kunderta. Vetem injorantet nuk arrijne ta kuptojne kete gje kaq te thjeshte.
2) Une e di shume mire se cfare ka qene dhe kur eshte shnderruar Perandoria Osmane ne Turqine e sotme, bile di edhe ca me teper se kush ishte dhe ai qe krijoi Turqine moderne, nga rrenojat e Perandorise Osmane. E vetmja gje qe nuk ndryshoi kurre ishte fakti se Turqia moderne e mbas 1923-shit nuk ishte me e mire per shqiptaret se sa Perandoria Osmane e 500 viteve te meparshme. Pasojat e politikes se saj po i vuajme edhe sot e kesaj dite kur kombi yne eshte ndare ne 5 shtete te ndryshme.
3) Injorant je zotrote qe nuk e di se Traktati i Shen Stefanit ne 1878 ishte fillimi i ndarjeve te territoreve shqiptare ne favor te fqinjeve. Ishte pergjegjesi e asaj Turqie (apo Perandorise Osmane sic e do zotrote) qe beri pazar me Ruset ne kurriz te trojeve tona.
Tani, as me thua se kush eshte injorant midis nesh? Vetem per g=nje gje te jesh i sigurte, jo ti, por burra shume me te mencur se sa idjote te islamizuar te kalibrit tend, mund te maten me mua ne lemin e historise, qe ka qene per mua nje hobi qe ne femijeri.
Shko e falju allahut tend o cope gomari dhe mos na bej avokatin e islamisteve ne forumet e shqiptareve. Si ti, si ato qe bejne propogande ne favor te neo-grekeve nuk jeni shqiptare, por ca bukeshkale qe u beni temenara te huajve per ca para te qelbura.
Ben te lumte per pergjigjen per kete 30 perandoret.
Osmanet qe mbajten 500 vjet nje popull dhe nuk I lejuan shkollen gjuhen, sic bene me serbet e greket.
Osmanet qe u kthyen né Turqia sic thote ky pelivani osman nesnshkroi pakte me serbine e turqine per te shkembyer popullsine shqiptare me greket e stambollit , per te mare tokat came greqia
Paktet qe beri me serbine per te perzene shqiptaret né 1948 né Turqi per te ulur numrin e popullsise shqiptare e maqedoni.
Turqia sot investon né serbi tek shqiptaret investon xhamia. Kjo eshte Turqia sot e osmanet dje.
Vellai kolonel i ish Jugosllavise deri ne 93 dhe ky Bajraktari tjeret kundershtar i Jugosllavise ……Pak e besueshme.Siguriaht ka qene nje perplasjet Midis UDB dhe Sigurimit shqiptar.E verteta eshte ne dosjet sekrete.
Populli për ndonjë si @olimpia ka një shprehje: “Kur (nga zoti) u ndanë asaj/ atij aq (mend) i ranë (në pjesë)!”.
Siç dihet deri në vitin 1991, Ish-Jugosllavia ishte dhe shtet i shqiptarëve, kroatëve, sllovenëve, boshnjakëve etj. Ata aty jetonin, ishin në trojet dhe shtëpitë e tyre. Që të mos quheshin bashkëpuntorë, siç i quan ti, me sllavët atlhere ata çfarë duhej të bënin, të kullosnin të gjithë lopët, që ti të na i quaje sot atdhetarë? Të mos shkonin në shkolla, të mos shkëlqenin në jetë, të mos bëheshin dikushi? Po Bekim Fehmiu ishte artist me famë botërore, jetonte e perfomonte në Beograd dhe kish gruan serbe, Agim Çeku ishte gjeneral, por pas çlirimit të Kosovës, ishte dhe kryeministër dhe ministër i Mbrojtjes i saj, Fadil Vokrri ishte për kohën futbollisti më i mirë jugosllav dhe njëherazi i kombëtares së saj, pra luante me fanellën jugosllave e këndonte himinin e saj, Ibrahim Rugova ishte drejtor i Institutit të Albanologjisë, studiuar në Francë, Rexhep Qosja një erudit akademik që i ka bërë nder shqiptarisë edhe pse aktivitetin e tij e kryente në Jugosllavi, e kështu qindra e mijra të tjerë? Çfarë do me thënë ti me atë që vëllai i Myrteza Bajraktarit ishte kolonel i jugosllavisë? Që si i tillë ai nuk qe në rradhë të parë shqiptar patriot? Po nuk të paska rënë ndër sy se dhe atë e paskan vrarë serbët? Eh moj olimpi, moj olimpi, ka ca si puna jote që ngado e kudo veç zi shikojnë. Sa do doja t’i kishe vuajtur ti ato 14 vjet burg të Myrteza Bajraktarit. Në mos ti yt atë, yt vëlla, yt shoq dhe flisnim pastaj. Më shumë empati, zonjë/ zotëri, për vuajtjet e të tjerëve dhe akoma më shumë kjo kur vuajtjet i kanë pasur se donin kombin shqiptar dhe atdheun të bashkuar. Por fatkeqësisht shumë prej tyre nuk i donte atdheu i tyre mëmë. E çuditshme kjo, por fatkeqësisht e vërtetë!
Bravo
Doli fycka qe i mban mitra ere.
Mesa duket Fuga komentuesit ma pagese ketu i merr ose llume ose injorant.
Bureto ta dha pergjigjen shume te sakte dhe une nuk po humbas me shume kohe por ta dish 1 gje, qe Tito ndryshe nga Enveri nuk te persekutonte familien, fisin dhe kushurinjte.
Faji ishte individual.
Ti ishe ne burg por vellai mund te bente karriere.
Doli dhe bythqiri islamist sic te quan komentuesi “ben”.
Budallenjte nuk kane brire qe te dallohen nga te tjeret. Vec nga fjalet i dallojme.
Olimpia, ju e keni marre nji pergjigje mjaft te bukur ne lidhje me komentin tuj.
Por une qe e kam njoft nga afer z.Myrtezain nuk mund te rri pa sqaru diçka me teper.
Vete emri qe keni vu «olimpia» te len me dyshu se ky asht nji pagezim grek dhe me porosi te pagezorit ju doni te hidhni balte mbi figurat patriotike komtare.
Myrteza Bajraktari gjith jeten e tij ja kushtoj çeshtjes komtare, as burgu i egersinave sllave, as burgu e persekutimi i slavo-komunisteve shqiptare nuk e perkuli kurre qe te terhiqej nga parimet e tij si nacionalist. Masi lirohet nga burgu ne Maqedoni arratiset ne Shqipni tuj menu se po vjen ne atdhe.
Politika e asaj kohe ne atdhe e isoloj ne Internim dhe ma vone me burg ,tuj qene se ishin ma «bujare » se Sllavet ne kete drejtim ne Shqipni e ndoqi edhe persekutimi, ( siç thoshte dhe vete Myrtezai ne Maqedoni persekutimi i familjes nuk ekzistonte)
Zhgenjimi per te dyten here nga politika e qeverise se Tiranes ishte kur emerohet consull ne Svicer, braktis azilin politik qe i dhane ne Zvicer dhe merr detyren e konsullit. Myrtezai kishte nji karakter te forte dhe ishte i pa lekunun ne parimet e veta anti komuniste e komtare, une qe po ju shkruaj kam njoft nga afer edhe ambasadorin e Shqipnise te asaj kohe ne Zvicer G.Turdiu nji servil pa dinjitet. Myrtezai per te ishte nji diell verbues , kurse ai para Myrtezait veq se nji qenje e gjalle.Dihet ne keto kushte se cili ishte ma i pershtatshem per Sali Berishen: Gazmendi
Fatos Nano ne ate kohe kishte gjet nji meshtetje te forte nga komunistet kosovare ne Zvicer,Myrtezai nuk nejti duar kryq perpara kesaj situate ,
«Gjenetikisht» Saliu ishte ma i afert me Fatos Nanon se me Myrtezain dhe urdheron shkarkimin e tij nga detyra e konsullit .Edhe pas ketij zhgenjimi Myrtezai nuk demoralizohet vazhdon aktivitetin e tij patriotik deri ne ditet e funit te jetes se tij ,mes te tjerash duke lene per brezat nji veper mjaft me vlere librin e tij «HISTORIA PA PRANGA»
Ngushellime familjes dhe pushofsh ne paqe miku im i dashtun Myeteza ,
Gjovani- askush nuk e ve ne dushim se i ndjeri ne fjale i ka rezistuar pushtimit sllav dhe se ka qene nje person i nderuar. Ajo qe nuk kuptoj eshte se si behej betimi i anetareve te celulave te kesaj levizje duke u betuar para Kuranit, kur dihet se shqiptaret i perkasin 3 feve te ndryshme. Pyetja eshte ne se drejtuesit e ketyre levizjeve perfaqesonin vetem interesat e shqiptareve myslimane? Po per te tjeret qe nuk ishin myslimane a nuk mendonin keta njerez?
Me duket se me shume keta kane qene te interesuar per fene se sa per shqiptarine, pasi simboli yne kombetar eshte flamuri jone kuq e zi dhe jo libri i fese i pushtuesit osman e turk qe i konvertoi ne myslimane te paret tane me forcen e shpates. Ishin levizje te tilla me simble fetare qe i jep dore shpifjeve te serbeve per motivet e levizjeve patroitike shqiptare dhe rasti ne fjale eshte prove shume e forte per tezat e tyre. UDB-ja ka krijuar shume here grupe te tilla me agjente te tyre per ti dhene materiale per pretendimet e politikaneve te tyre/
Personalisht nuk besoj ne asnje fe dhe besimin fetar e konsideroj ceshtje personale, por nuk mund te pranoj nje patriot shqiptar qe betohet mbi Kuranin apo Biblen. Nje patriot shqiptar lind e vdes nen flamurin e Skenderbeut, qe bashkon cdo shqiptar, pamvaresisht nga feja qe ka zgjedhur. Me falin, por e verteta eshte se kush predikon te kunderten, nuk mund te jete shqiptar.
E kam njohur këtë burrë kreshnik shtatëlartë, nëpërmjet miqve të tij si Skënder Presheva dhe të birit Hasan Kadriu (Presgeva), gjatë viteve 1992-’93. Edhe pse tashmë i ndjeri, ka rrugëtuar nl një kalvar vuajtjesh, mbaj mend se nuk i ndahej një buzëqeshje e lehtë që tregonte fisnikëri. Nuk e dija se rronte ende, sepse dhe vitet na ndanë. Sot që u njoha se qenka ndarë nga jeta, më erdhi keq, sepse iku nga kjo botë dhe një patriot shqiptar i vërtetë. I qoftë dheu i lehtë! R.I.P (P.Çobani)
Sistem i kalbur sllavokuminist shqiptar.me ne sèrbèt ende sot po luajn dhe kènaqen duke krijuar lloj manovrash mbi shpatullat tona.Ekziston nè botè shtet mè tè degjeneruar se ai i E,Hoxhès ky kryen marveshje me sèrbèt pèr shkèmbimin e tè arratisurve.Lind pyetja;Cilèt arratiseshin sèrbèt dhe vinin nè shqipèri?jo!ishin shqiptarèt e varfèr nga maqedonia dhe kosova ,mali i zi qè iknin nga shtypja terroriste sèrbomaqedonse.Shtet mè lavir si ai i E,Hoxhès nè jetèn time nuk kam parè dhe lexuar ,dorèzon tek sèrbèt qytetarèt e vet,ky èshtè njè krim i monstruoz nè ditè me diell.kam parasysh vajza dhe djem kosovar nè 1981 kur erdhèn nè disa rrethe,nè qytetin tim bregdetar tè madh i shoqèronte puntori operativ dhe iknin nè rredht si rosat.Nuk e kuptova se pèrse i trajtuan nè atè mènyrè dhe kam frik se ato vajza dhe djem i kthyen nè Kosovè,uroj mos tè ket ndodhur por besoj shumè se po.Njè zotè e di se si shqipèria kontrollohej dhe kontrollohet ende nga shèrbimi sekret sèrb dhe ai grek i cili doli hapur me anèn e Kotzias duke deklaruar emra televizioni dhe gazetash,gazetar qè paguhen nga Greqia.Tè dal njè komentues kètu dhe tè mè demostroj se ekzistojn shtete “bastard”si shqipèria duke i bler greku .Nè çdo shtet tè europès tè ndodhte do tè kishin hapur dosjet magjistratura dhe prokuroria dhe fillonin hetimet menjèher.Do tè duhej njè forc e re politike tè fshihte nga faqja e dheut tè korruptuarit tè cilèt nuk e prekin njeri tjetrin.Kemi vite qè presim dhe e thanè edhe 10 vjet mè parè ambasadorèt amerikan,filloni dhe arrestoni peshqit e mèdhenj,kèshtu vonohet dhe hyrja nè BE dhe jo vetèm por edhe 60,0000 mij shqiptar nè greqi si dhe 50,0000 mij shqiptar nè itali presin tè pèrfundojn dhe nènshkruajn me kèto dy qeveri ligjin pèr pensionin sepse kèshtu shqiptarèt janè tè vdekur nè shqipèri por edhe greqi dhe itali ku pensioni do tè jet minimal nqse shqipèria nuk futet nè BE.
Dakord jam me ty ne disa pika por te keshilloj ti lesh keto konspiracionet qe servet apo greket kane ndikim ne Shqiperi…
Ne kohen e Enverit , ishte si ishte ai , ndikimi i huaj e per me teper i shteteve fqinje ishte 0.
Biles me shume kishte ndikim Shqiperia ne Jugosllavi sesa e kunderta.
Shteti Shqiptar sillej ashtu sepse ashtu donte Enveri dhe arsye tjeter nuk ka pasur plus qe gjithmone kishte dyshime per agjente jugosllave.
Te siguroj qe edhe sot.ndikimi grek eshte 0.
Nuk e rruan kush per greket ne Shqiperi.
Ne Shqiperi dhe trojet Shqiptare ka kontroll te plote Ameriqia dhe cifuteria nderkombetare.
Shqiperia eshte mut e me mut sot sepse keta bastarde qe jane ne krye te Shqiperise i ka vene Ameriqia.
Duhet te clirohemi nga zinxhiret e cifuterise nderkombetare.
Te qofte dheu i lehte, o mik i mire. Te kujtoj me respekt per tere veprimtarine tende, per kohen qe kaluam se bashku. Me vjen keq qe gjate ketyre viteve nuk u pame, pa ditur se ku jetoje. Ngushellime familjes dhe te afermve te tu, motres tende ne Stryge, grua zonje, e cila nuk e di nese jeton.
Komentuesi Olimpia. !
I bashkohem mendimitvte juaj !
Por Dosjet zbardhin cdo te vertete !
Po kush TI hapi Dosjet ,,AI Saliu apo dhe te gjithe ATA qe erdhen ne pushtet me Urdhero te Ramizit !
Dhe akoma vazhdimesia e kesaj Historie vazhdon..dhe do te vazhdojne ne breza ..
Ish Instruktiti i Gestapos Naziste thenje :
Kudo ne Bote harxhuam per te paguar Spiunat..
Ne Shqiperi shumica vullnetare nga cmira e njeri tjetrit …
Kjo fjalia e fundit per Gestapon eshte mit meqe ra fjala.
Mos e beso shume.
Po eshte therit nga saliu eshte udb o tema kthetrat udb po djegin Shqiperine nuk kuptoj pse mereni me promovimet e saliut urdher beogradit.
Jugosllavia ka dërguar me qindra njerëz në Shqipëri për të gjunjëzuar, sabotuar, duke bërë edhe krime.
Është e vërtet se disa kanë qënë edhe patriot të ndjekur nga udb, por ka pasur edhe nga ato që janë thyer, për t‘i shpëtuar burgut, po ka pasur edhe shqiptar që kanë vrarë vëllezërit e vet dhe në këmbim të burgut janë shëndruar në bashkëpuntor të Udb.
Shqipëria krejt të arratisurit i çonte në shkollë, por i u bënë mësusa inxhinierë mjekë Nike edhe ushtarakë të lartë, do shemull Kaplan Resuli, Adem Istrefi,Sulejman Krasniqi, Murtezan Bajraktari, gjeneral Shaban Braha, por i mbante nën vëzhgim.
Sa dëme i bëmë Shqipërisë pas vitit 90 :
Por para vitit 90 kishte shtet
Gabime ka patur
Murtezan Bajraktari u prehtë në paqë
Kosove prushi.sylejman krasniqi ka qene spiun I sigurimit
Ngushullimet e mija familjes se te ndjerit z.M Bajraktari.Jeta e tij ka qene nje golgotha e vertete.Por, besoj se ka lene deshmi te shkruajtura ku ka treguar dhe per dy burgjet e vuajtura ne dy shtetet.Dhe si per Ironi te dy denimet njesoj rrembullak 7-te.I pari ne vendlindje dhe i dyti ne vendpritjen,ose me shqip ne truallin e nenes atdhe.Ah sa jane mashtru kosovaret e gjore qe iknin nga nje e keqe e vogel dhe i priste e keqja e madhe e pa imagjinushem ne atdheun Meme.Dhe me e keqja gati askush nuk kishte Informacion per jetesen e keqe e te shtypur qe bente populli shqiptar nen tiranine e gjirokastritit enferr.Dhe tragjikomedia jone ishte se ,, ( kam miq kosovare ketu dhe me jane shprehur) se,,,, ,: “Ne prisnim dhe besonim se Shqiperia do te na clironte nga sundimi serb .”Propoganda mashtuese kishte bo punen e vet kudo dhe ne Kosoven ku Standati i jetes ishte shume me I mire se ai i Shqiperise se rrethuar me tela .
Jugosllavia komuniste ishte nen Titon dhe jo nen serbet, te jemi te qarte per kete gje.
Tito fuste ne burgje edhe shume nacionaliste serbe per ate pune.
Enveri kishte plot te keqija por la.mbrapa nje trashegimi uahtarake dhe industriale.
Kosova shume mire mund te ishte cliruar nese nuk do ishte shkaterruar industria dhe ushtria mbas 90s.
E kam njohur heret, qe kur ishim studente, Myrteza Bajraktarin. Ka qene nje atdhetar i vertete, njeri fisnik, familjar i mire, te cilit iu nderpre enderra e lirise dhe demokracise ne Shqiperi pasi e burgosen ne vitin 1970. Ruaj kujtimet me te mira per te, ndonese jeta na ndau. I qofte i lehte dheu.
Përse nuk thuani nga burgjet e Titos deri të Enver Hoxhës ose nga UDB te Sigurimi kështu na del sikur E.Hoxha burgje private të kishte
U prefsh ne paqe o Myrteza Bajraktari.
Zoti qofte me ty o Myertza dhe te dhente qetesine qe nuk e gjete kurr.
Ngushellime families, miqeve dhe tere Shqiptareve.
Nese do e kem ndonjehere mundesine, do krijoj nje park te madh me figurat e medha patriotike Shqiptare ku do kesh pjese edhe ti dhe Shqiptare te tjere te medhenj te historise qe ende nuk njihen per fat te keq.
Sisitemi idiotesk i Enver Hoxhes, ne vend qe te te merrte dhe te te fuste ne gjirin e vet, te shkaterroi ty dhe dhjetra ne mos qindra patriote kosovare e dibrane si ata djemte pejane.
Myrteza Bajraktari , emrin tend nuk do e harroj kurr.
Mbas 30 viteve, kur nuk kisha as nje informacion degjoj qe ka vdekur Myrteza Bajraktari. Ngushellime familjes. E kam njohur ne vitin 1982, dhe ka vazhduar miqesia deri ne vitin 1989. Punonte magazinier ne Shkollen Komenale Tirane. Na lidhte puna, ku rreth 1 muaj cdo vit beja kontroll revizionin e shkolles. Qe ne momentin e pare ishte njeri qe te bente per vete. Kam kujtime shume te bukura persa kohe rija me kete njeri shum fisnik , te cilin jeta e veshtire qe kishte kaluar si andej dhe kendej kufirit e kishte bere fjale pak. Kemi biseduar shume per jugosllavine dhe ngjarjet e vrullshme qe po ndodhnin ne ate vend. Ishte njeri shume i lexuar. Do kisha deshire te takoheshim mbas viteve 90 por nuk u be e mundur.
Duhet sqaruar edhe 1 gje ketu, qe keto vendime merreshin nga Tito dhe jo servet.
Tito ishte ne krye te Jugosllavise dhe ai i merrte vendimet.
Mbas 1948 dhe prishjes me Shqiperine, Tito mori masa qe te sllaviazonte Shqiptaret ne Plave dhe Reke te Shkupit.
Gjithashtu mori masa qe te dergonte Shqiptaret ne Turqi.
Shqiptaret duke qene te varfer dhe Duke qene se e vetmja rruge emigrimi ku mund te shkonin ishte Turqia, shkuan atje.
Disa te tjere edhe u detyruan. Mendohet qe ndermjet 1950-1960 kane ikur 100,000- 130,000 Shqiptare.
Prandaj donte te hapte edhe shkolla turke ne disa zona Shqiptare, por deshtoi sepse Shqiptaret rezistuan dhe kuadro nga Turqia nuk erdhe.
Prandaj edhe shume Shqiptare, sidomos ata nen Jugosllavi donin qe te fitonte Gjermania dhe ju bashkuan gjermaneve, sepse Rajhu III u shkerdheu nenen sllaveve, bashkoi trojet Shqiptare dhe i dha fund jugosllavise.
zoti Islamist-edhe Enveri beri pergjegjes Koci Xoxen per vrasjen e personaliteteve shqiptare, njesoj sic po justifikon ti Titon.
Si njohes shume i dhire i historise, desha te them “i mire”, ke harruar te thuash se Rankovici ishte shkopi ne doren e Titos per persekutimin e shqiptareve ne ish Jugosllavi. Shkollat turke ne trevat shqiptare u hapen ne kohen e Titos, qe kishte kontroll absolut ne ish Jugosllavi. Pyetja eshte se perse nje individ kaq i lecitur sic perpiqesh te paraqitesh ti, ben sikur i harron keto fakte qe i dine edhe kalamajte? Qe je sherbetor i islamit, ate e ke treguar ne dopio komentet tuaja me lart, por kete perpjekje mjerane per te mbrojtur nje diktator si Tito, si ta kuptojme?