Kur Voltana Ademi luan edhe rolin e “shejtan budallait” në Shkodër

12 Dhjetor 2020, 17:42Politika TEMA

Pas sulmit të dhunshëm mbi selinë e PS në Shkodër, Kryetarja e Bashkisë së qytetit ka bërë një deklaratë, e cila rreket ti tregojë shqiptarëve një version të kundërtën me atë që ata panë. Gjithkush tashmë e di se ajo që ndodhi është vepër e liderëve të opozitës, siç është i tyri çdo gur që është hedhur këto ditë e çdo xham, pronë publike dhe biznes i thyer e i shkatërruar kudo.

Ka shumë argumenta për këtë:

E para, Voltana Ademi dëshmoi për herë të parë me zë dhe figurë, se jo vetëm protestën në Shkodër por në çdo qytet të Shqipërisë e ka organizuar Ilir Meta, Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Opozita sot i doli për zot në Shkodër, meqenëse në qytetet e tjera, nuk kanë kryetar bashkie.

E dyta, duke pohuar se “ne bëmë detyrën tonë ndaj demokracisë dhe lirisë në një marshim paqësor”, Kryetarja e Bashkisë doli në rolin e organizatores së tij. E duke qenë qytetarja Nr. 1 e Shkodër dhe organizatorja e marshimit, ajo mban përgjegjësi për gjithçka ndodh, me njerëzit që ajo udhëhoqi në të.

E treta, askush nuk mund të besojë në demokraci, përralla me diversantë të kohës së komunizimit, në versionin e ri të Voltanës. Sipas saj njerëzit që sulmuan selinë e PS, paskan qenë në një marshim me gjithë shkodranët e tjerë, por kryebashkiakja është e vetmja që nuk i paska njohur ato.

E katërta, duke sulmuar të vetmin institucion që nuk ishte nën juridiksionin e Voltana Ademit, ajo thjeshtë sa ka dëshmuar se goditja barbare dhe e paprecedentë në 30 vite pluralizëm ndaj selisë së partisë më të madhe kundërshtare, është thjeshtë një vepër qe ka edhe emër edhe mbiemër.

E fundit, është thjeshtë një provokim prej shejtan budallai, të thuash që një grup doli nga marshimi që ti udhëhiqje e se ti njoftove me vrap policinë, por ajo nuk veproi. Ky është fiks ai skenari për përplasje dhe gjakderdhje të cilin Shkodra e ka vuajtur njëherë në 2 prillin e 1991, e nuk ka për tu përsëritur më kurrë.

Një kryebashkiake mund ti lajë duart publikisht edhe kështu, sepse historia ka njohur shumë e shumë raste të tilla. Sikundër, ajo vetë mund të besojë se të tjerët e kanë besuar, në atë që thotë. Kjo është pjesa e shejtanit në këtë histori. Por budallenj janë të gjithë ata politikanë, që mendojnë se ata që i panë gurëhedhësit dhe fshehësin e vërtetë të asaj dore tinzare, janë budallenj.(Alpenews)

12 komente në “Kur Voltana Ademi luan edhe rolin e “shejtan budallait” në Shkodër”

  1. mergim tari says:

    Shkrim shume I dobet.
    Lexo mesazhin qe ka derguar Voltana Ademi dhe nuk ka nervoje qe te mjaftohesh me idene e te qenit te saj shejtan budalla.
    Lexo ate qe thote ajo ne mesazhin per proteste dhe shiko qe ai mesazh perben veper penale.

  2. Shkodrani demokrat says:

    Fiks ashtu eshte . Dojne nje 2 prill te dyte . Jane specialiste te poshtersive. Me siguri mes turmes se adoleshenteve kishte killer te paguar nga partia e Voltanes. Detyra e saj ishte te conte gjahun tek gjahtari.

  3. Nafia says:

    E cfare ndryshimi kane keta nga Hitleri qe dogji Raishtagun per te konsoliduar pushtetin e sapo mare?! Asnje mdryshim,keta nepermjet dhunes dhe vrasjeve duan te vijne ne pushtet,por harrojne se nuk jemi ne 1933 po ne 2021.

    1. Merre me ngadale moj Nafije. Ule shpejtesine e mos na bej si historiane. Edhe Nafije edhe historiane nuk kombinojne.
      Gjej ndonje emer pompoz me mire.

  4. Per ata kryetar komune injorant says:

    Ne Itali çdo Kryetar Komune perfaqeson te gjithe banuesit e komunes, nuk eksiston qe Kryetari i Komunes o simpatizantet e sai o ati te djegin zyret e partise kundershtare,
    Pse ne Shqiperi eshte e kunderta?
    Jetoj ne Itali nga marsi i 1991.
    Njoh shum mire politiken Italiane ,
    Nuk kuptoj injorancen e pseodo politikanteve Shqiptar.
    Kryetari i komuns ashte per te gjithe popullsin o INJORANT.

  5. hrushovi says:

    mu kujtua nje telekomedi me Luftar Pajen qe thoshte partizan ishte veshur si partizan qe ta mernim per gjerman apo lufte e ngateruar kjo keshtu dhe kjo Voltana

  6. Aleks Xinxo says:

    Ligjerisht, Voltana nuk ka me mandat. Rri aty pa ligj se nuk do Haxhi Xhikja të shpalle zgjedhje. Ska faj ne fakt

  7. Çimi says:

    Këtu nuk e ka fajin as Voltana, as policia. Faji i vetëm është se organet ligjvënëse e zbatuese nuk funksionojnë. Në një shtet me demokraci stabël e funksionuese të gjithë ata që kryejnë veprime kundër ligjit ndiqen penalisht. Jashtë lojërave politike. PD ka krenarinë e kësaj paprekshmërie sepse gjithmonë ka bërë si ka dashur e askush nuk ia ka treguar vëndin.

    1. Cimiiiii. ketu nuk ka faj as Voltana as policija !! Po kush e ka fajin ?! Nuk e ka fajin policija qe vret njerez te pafajshem me dy hurma ne dore ? Aha, e ka fajin demokracija stabel ? Na trego ku esht ajo demokraci se nuk po shihet.

  8. e Verteta says:

    Me mire ta kishte marre Mali i Zi Shkodren! Keta njerez te trashe nuk i hyjne ne pune askujt! Hiq muslimanet e Shjkodres qe jane te arsyeshem. Kam takuar nje katolike ne shkodrtane ne New York qe mbante anen e Serbit! Me eshte urryer vetja! Si mundet nje shqiptar te kete afeksion per SERBET?! vOLTANA ESHTE NJE ADHURUESE E sERBIT DHE SI E TILLE TE MOS KIHET MESHIRE! jO FELLIQSIRA ME EMRIN sALI, vOLTANA NE sHQIPERI

  9. halabaket says:

    Shkodrianet dihet prej motesh qe jane plehra….
    ndaj mos i trazoni se ju vjen era m…..

  10. R says:

    Prokuroria gjykata dy duar te fuqishme …te trupit “shtet”…..po nuk u pastruan….kot fjale …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje