Nga Myslym Murrizi
I ndjeri Klodian Rasha, një sebep që ndërkombëtarët të “pajtojnë” 5 palaçot e politikës shqiptare.
Një pyetje për kryeministrin që ka kohë që fluturon me perime nga deliri i mender – lëpirjes së 3-4 enukëve rreth tij ,dhe i verbuar e i marrë peng ,nga 3-4 biznese, ku të gjithë palaçot e politikës kanë investuar milionat e eurove të vjedhura.
Nga i gjejnë paratë këta “palaçot” e opozitës që paguajnë “minorenë” për ti vënë zjarrin palaçove të pushtetit?!
Këta janë të gjithë pa punë.
Madje me letra marrin të gjithë pension nga qeveria juaj.
Po vajza e Niko Peleshit, sa është paguar dhe nga kush palaço i opozitës është paguar?!
A mos ju japin para, palaçot e pushtetit nëpërmjet tenderave, këtyre palaçove të opozitës, që këta të paguajnë “ viktimat” minorene që të rrezojnë pushtetin e palaçove “zemer gjerë”?!
Apo palaçot e opozitës i paguajnë nën dorë 3-4 bizneset që mbajnë “kursimet” e të gjithë palaçove të politikës dhe kanë të lidhur me zinxhir në qafë si kone zonjash, pushtetin tënd dhe palaçot e pushtetit?!
Dëngla dhe dokrra të tilla, mund t’ja shisni vetëm një grushti fatkeqësh që ju besojnë ju dhe sivëllezërit tuaj në verbëri.
Hipokrizinë se gjoja po bëni “ sherr” të “madh” për viktimën dhe viktimat, që ju palaçot e politikës keni krijuar prej 30 vitesh, duke thyer xhama e djegur kazanë që mbajne brenda ekuivalencën tuaj, mund t’ja hidhni vetëm mender-lepirësve tuaj dhe miopëve burokratë të ambasadave që, jo se nuk e dinë, por jua do puna ta pranojnë si “sherr”, që të dalin si pajtues të mëdhenj të 5 palaçove që prej 30 vitesh nuk kanë lënë palaçollëk pa bërë në kurriz të shqiptarëve.
Prej 30 vitesh që përseritet e njëjta hipokrizi, ku pothuajse ka të njëjtat fytyra si regjisorë, të njëjtët palaço si aktorë, të njëjtët palë “ndërluftuese”, i njëjti avaz naiv ose formal e burokratik i ndërkombëtarëve dhe fatkeqesisht, viktima janë vetëm qytetarët e thjeshtë, fukarenj dhe hallexhinj. Ndërsa përfitues nga viktimat janë vetëm 5 fytyra të pështira të politikës palaço të Shqipërisë.
Sa herë që në pushtet janë një palë palaço dhe ndodh një ngjarje, pala tjetër e palaçove “qan” për viktimat.
Jo vetëm që “qan”, por përbetohet në pafytyrësi për drejtësi të munguar, që sa të marrë pushtetin do të denojë palaçot që jane në pushtet.
Dhe sa vjen në pushtet, jo vetëm që harron viktimat e shkaktuara nga palaçot paraardhës, por nuk i rrihet kurrë pa shkaktuar viktima të tjera që tu japë mundësi palaçove të tjerë të bëjnë të njëjtin ritual.
Palaçot bëjnë sikur luftojnë me njëri-tjetrin dhe sikur vajtojnë për viktimat
“Viktimat” e gjalla të palaçove ju shërbejnë paloçove që shkaktojnë viktima në çdo pushtet duke shkuar si turmë qorrazi pas palaçove të radhës që jane ne opozitë.
A nuk ndodhi kështu me 2 prillin 1991 në Shkodër me 4 viktimat që u vranë nga palaçot e pushtetit (Arben Broci me shokë)?!
Po me të ndjerin Arben Vogli të vrarë nga palaçot e pushtetit para zgjedhjeve të 22 marsit 1992?!
Dhe kur në pushtet erdhën palaçot që “qanë”, harruan drejtësinë e premtuar.
Po në shkurt të vitit 1997 me të ndjerin Artur Rustemi në Vlorë, a nuk ndodhi i njëjti skenar palaçosh?!
Po me viktimat e 9 marsit 1997?!
Po me viktimat e mbytur me anije të nisur drejt brigjeve të Italisë në mars 1997 nga të njëjtët palaço që “qanin” për Nënat shamizeza?!
Po me viktimat e 1 korrikut 1997 kur u vranë në protestën pro referendiumit të Monarkisë?!
Po me të ndjerin Avdyl Matoshi të vrarë më datë 6 janar 1998, a nuk do të ishin të njëjtët palaço vrasës dhe palaçot e tjerë që “qanin” e betoheshin për drejtësi?!
Po më 12 shtator 1998 me të ndjerin Azem Hajdari, a nuk ishin po të njëjtët palaço vrasës dhe po të njëjtët palaço që betoheshin për drejtesi e që “qanin”?!
Po më datë 13 shtator 1998 kur u vra nga një palë palaço i ndjeri Skënder Kalenja, a nuk ishin palaçot e tjerë që “qanin”?!
Po për të ndjerin Syl Lusha të vrarë në ditën e flamurit 28 nëntor 2000 nga palaçot e pushtetit, a nuk beënë të njëjtin teatër palaçot e opozitës?!
Po me 23 viktimat e Gërdecit më 15 mars 2008, a nuk ishin palaçot e opozitës që “qanin” dhe betoheshin se palaçot e pushtetit do jepnin llogari prapa hekurave?!
Po me të ndjerin deputet Fatmir Xhindi, të vrarë në 2 maj 2009, a nuk ishte pothuajse e njëjta retorikë nën rrogoz mes palaçove pushta, të pushtet-opozitës?!
Po me 4 viktimat e 21 janarit 2011, a nuk ishin palaçot e opozitës që “qanin” dhe ju betoheshin familjarëve të viktimave me lot e qurre se sa të vinin në pushtet do u tregonin vendin palaçove të pushtetit?!
E njëjta histori prej 4 ditësh me viktimen Klodjan Rasha, mes të njëjtëve palaço por me “stil” perëndimor ku palaçot vetë nuk dalin në skenë por përdorin “viktima” që duan të shfryjnë mllefin ndaj arrogancës së palaçove të pushtetit të stimuluar pak me disa “viktima” nga palaçot e opozitës.
Por faktet e 30 viteve nxjerrin zbuluar fytyrat e urryera dhe palaço të dy palëve, sepse prej 30 vitesh asnjë palaço nuk është ndëshkuar kur ka ikur nga pushteti për të gjitha palaçolliqet që ka bërë në pushtet, dhe asnje palaçoje të opozitës nuk i është kërkuar llogari nga viktimat dhe familjarët e tyre për mos mbajtje fjale kur kanë ardhur ne pushtet
Prej 30 vitesh që palaçot tallen me viktimat, dhe “viktimat” e gjalla ju shërbejnë palaçove si mish për top vetëm për karriket e tyre.
Prej 30 vitesh që palaçot kanë qeverisur bashkë në vitin 1991 me qeveri teknike, kanë qeverisur bashkë në vitin 1997 me qeverinë e pajtimit kombëtar kur kombi nuk ishte i zemëruar mes vetes por, me një palë palaço dhe i mashtruar nga palaçot e tjerë.
Kanë qeverisur bashkë me qeveri teknike në vitin 2017 ku palaçot i dhanë dorën njëri-tjetrit për ti “futur” krahun viktimave popull.
Prej 30 vitesh, kanë bërë pakt bashkë ne vitin 2002, kur zgjodhën bashkë presidentin, prokurorin dhe kryetarin e SHIK-ut.
Kanë bërë pakt bashkë në vitin 2007 kur zgjodhen presidentin.
Kanë bërë pakt bashkë në 21 prill 2008, kur iu hoqën shqiptarëve me Kushtetutë të drejtën e zgjedhjes.
Kanë bërë pakt bashkë në vitin 2009 kur u krijua qeveria PD-LSI.
Pastaj palaçot bënë pakt bashkë më 1 prill 2013, kur palaçot e tjerë i pagëzuan me emrin aleancë e qelbësirave.
Pastaj një pakt tjetër më 17 maj mes palaçove të medhenj kundër palaços së vogël.
Pastaj ne shtator 2017 njeri nga palaçot e medhenj beri pakt me palaçon e vogel qe 3 muaj rresh nuk kishte lene gje pa i thene
Pastaj më 14 janar 2020, të gjithe palaçot u ulën bashkë me emërtimin e ri ‘këshilli politik i palaçove’ për të ruajtur të njëjtët palaçollëqe për të cilat gjoja kishin bërë sherr mes palaçosh.
30 vjet që shohim të njëjtin teatër të pështirë nga të njëjtët palaço politikë.
30 vjet që kemi të njëjtat viktima, qytetarët pa shpresë dhe të mashtruar nga të njëjtët palace.
30 vjet që ndërkombëtarët mashtrohen nga sherri fallco i të njëjtëve palaço, dhe brohorasin kur palaçot e “zemeruar” mes veti, “pajtohen”me ndermjetës.
Palaçot duhet të jenë viktima të votes së qytetarëve, për të mos patur viktima nga qytetarët për pushtetin e palaçove.
Dhe në fund, kam një pyetje për zonjën Kim dhe të gjithë nderkombëtarët:
Si ka mundësi që prej 30 vitesh, viktima ka vetëm nga qytetarët dhe asnjë viktimë palaço?!
Tani po pres “viktimat” e gjalla të palaçove, të më bëjnë gjyqin se i kam sharë padrino-palaçot.
Je i sakte Z.Murrizi!
Nga te gjitha me duket cudi vajza e Niko Peleshit.Edi Rama te hengert tenja se te keqen e ke brenda,thone nga anet tona
Ooouuuu, e paska harru ky? Kur u cvirgjerua KY që bo si I fortë gjithandej? Ky ka qen pjesë e bandës së PD, tani na hiqet I pastër. Po hakmarrjet në Lushnjë kush I nxiti
Edhe ti Muhrriz nuk je hiç ma burre i mire se keta.
Me kete fjalor te ndyre tendin as ne qenef nuk te pranon kush jo ma me te votu per Kuvend. Nji fjale te gabueme tha Jozefina dhe po e paguen gjith jeten.
Sa per kshtu ma mire te futet ne politike STRESİ.
Ik mor pjerdhu kush te voton ty ti je goje prishur me keq se saliu
ti je nje verdhaca qe ske shok
do e peshurrja ate vot dhe ty nuk ta jape,arsyeja se nuk ndryshon nga gjuha e saliut
Si ke fytyre more pordhac dhe i thua kryeministrit me nje milion vota te shqipetarve palaqo
Je thjesht nje karderr qe mundohesh te lartesohesh neper mes fjalorit tuaj vulgar
turp qi ti je pjese e parlamentit por meqe vjen nga WC e PD te pranohet
Ne te gjithe Shqiperine vetem ky Murrizi nuk eshte palaco,kerkon te vej shenjen e barazimit midis kriminelit Sali Berisha dhe Edi Rames!
MYSLIM, MOS BO SI I NDERSHËM. DERI DJE TI ISHE PJESË E KËTYRE PALAÇOVE, TANI DEL SIKUR JE 2 VJEÇ, VETËM SE U TREGOVE OPORTUNIST, DHE MEGALLOMAN. PATI TË DREJTË “MALËSORI” QË TË THA POLIC KE NGEL NGA MENJA.
Jami dakorte me ty por po te thuashe se te gjitha ato vrasje me prjashtim te disa vrasjeve individual ose aksidente tragjike shtetrore I Ka ber partijna e jote qe ke mbeshtetur deri Pak kohe me pare per nje karrike edhe ti je nje palaqo si ata vrasje shtetrore me dashje qe pase Rennes komunizmit Ka ber veq Sali berisha dhe Lulzim Basha! Per te vjedhur Ka vejdhur 99/? e pushtetareve ne shqipri
O LUM.LYMI CUDI. QE JE LODHUR SE NUK KE KUPTUAR SE DREJTESINE E BEN DREJTESIA DHE JO QEVERIA O LUM LYMI. DHE ATY TEK DREJTESIA QE VAZHDON SHTREMBER. KE DORE EDHE TI TEK AKADEMIA E PLEPAVE QE E KRIJUAT KUR ISHIT NE PUSHTET
Oooooooo Murriz!
Babës së asaj mener gocës i thërresin Niko Palesh dhe jo niko papare, a more vesh o palesh!
100 % Dakord me MYSLIM MURRIZIN e NDERUAR !! Ke PLOTÈSISHT tè DREJTÉ i Dashur MYSLIM MURRIZI !!! JANÈ edhe BANDA KRIMINALE , dhe ORGANIZATA MAFIOZE PD , LSI , PS , PDBNJ , PAA PAD , PR dhe PDIU
100 % Dakord me MYSLIM MURRIZIN e NDERUAR !! Ke PLOTÈSISHT tè DREJTÉ i Dashur MYSLIM MURRIZI !!! JANÈ edhe BANDA KRIMINALE , dhe ORGANIZATA MAFIOZE PD , LSI , PS , PDBNJ , PAA PAD , PR dhe PDIU ⚖⚖??⚖⚖?
Mos u merzitni, digjeni Shqiperine se populli do t’ua tregoje vendin me 25 prill!
O MUrrizooooo : Degjo ketu se ti fut ne nje thes te mire dhe te keq siç ke bere ne kete shkrim je super PALAcO mbi keta .
Do dhe kamuflohesh me shprese se do te perkrahi dikush ,JO mor JO nuk ke brume te vertete per te menduare dhe ndihmuare njerin apo tjetrin karah per te forcuare shtetin.Ti i ben keto palaçolleqe per te dale sado pak si krimbi mbi pleh(s” mund te kahasoj me gjelin se nuk ke fytyre per gjel”).
Ne stiven e madhe te ketij shteti ka dru te shterember qe vete populli i ka sterthene se kush jane dhe ti ne se nuk i di po ti themi dhe veri vath ne veshe ne se ke veshe.(Sali Floriri manika Lulushi)
Se ju behet dermani ketyre shqiperia shpeton nga keta edhe nga ti qe je nje njeri shume medioker qe flet se elbete 20 vjete qe ju ngjitur si kerpusha atyre qe thone dy fjale. Murizi jo me ofendime dhe urrejtje por me vizion dhe mençuri mund te beshe diçka a te mire per vendin tend edhe per Lushjen qe aq shume te do.
Pacavurja Mislim Drriza, kerme e kamufuluar ordinere, me zerrin si sorre e neveritshme qe vlen vetem per filmat vizatimore te SouthPark dhe simpsons!
Nuk e mbaroi shkollen per polic tatimor por partia e gerdecit ja besoi detyren e larte shokut drriza!
Pse nuk qerohesh o mislim driza bashke me halete dhe interesat ekonomike te nendheshme!
Ti ke ngrene ne nje sahan, dhe ke kohe qe je pjese e ujerave te ndotur!
Pae nuk qerohesh bashke me legenat e tjere qofte te gjirit te lalezit, qofte te bunkart it te surrelit, te cilin shpresoj ta menaxhoj me bileta ne te ardhmen, shoku karla bolja bashke me oppzitaren alba!
Ne Shqiperi asnje ish gjyqtar nuk duhet te punoje me as vetting as pa vetting por duhen te rinj juriste te sapodale nga bankat e shkolles qe te punojne ne drjetimin e gjykatave me te ndershme nderkombetare!
Do ishin parate me te mireshpenzuara ndonjehere! Ndryshe genjejme veten me llafe te bukura dhe te paverteta!
Cdo jurist i ri duhet perpara se te futet ne pune te nenshkruaje kontraten e mosHajduterise ose ndryshe le te shesi domate ose te behet avokat!
A ju kujtohet sulmi i mislim drrizes per nipin femije te hysni kapos per ti mbyllur gojen per tenderat dhe milardat qe andi bushati i ka vjedhur shqiperise!
Zhduku nga politika mislim driza bashke me saliun dhe ramziun, mos puno me as ne policine e partise qe ta permendi lleshi!