Kreu i "Sigurisë": Nuk është një protestë për drejtësi, por për pushtetin e humbur nga Berisha e Meta

13 Dhjetor 2020, 22:29Politika TEMA

Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, deputetja Ermonela Felaj, ka dënuar aktet e dhunës në protestat që po zhvillohen në Tiranë.

Gjatë një interviste televizive, mbrëmjen e të dielës, Felaj tha se përfshirja e të miturve në dhunë është e papranueshme dhe kjo fakton verbërinë e udhëheqësve të protestës, që sipas saj janë Berisha, Meta, Basha e Kryemadhi, të cilët janë të tërbuar nga humbja e pushtetit.

“Nëse vërtetë do të protestohej sikurse u paralajmërua, me ato qëllime, sigurisht nuk do të kishte asgjë për të komentuar. Kjo protestë mund të vijonte me ditë të tëra, por në momentin që kjo protestë u zëvendësua me aktet e dhunës, në godina dhe objekte, që nuk kanë asnjë lidhje me qëllimin e saj, kjo mori trajta politike.

Kjo pra, nuk është më një protestë për drejtësi, por për pushtetin e humbur nga Basha, Kryemadhi, Berisha e Meta. Janë njerëz të verbër, të marrë peng, që nuk po arsyetojnë në mënyrë të ftohtë se sa keq po përdoren dhe gjëja më tragjike është ajo që po ndodh, që të miturit po përdoren për akte dhune”,- tha Felaj.

E pyetur mbi vrasjen e Klodian Rasha-s, Felaj theksoi se “veprimi efektivit ishte një veprim përtej të drejtave dhe detyrimeve që i ngarkon detyra e Policisë së Shtetit. Është përgjegjësi personale. Nuk është përgjegjësi kolektive dhe përgjegjësia penale është personale, jo kolektive.

S’mund të përgjigjen 13 000 vetë të Policisë së Shtetit për një person. Askush nuk është cenuar në protestat e zhvilluara nga Policia e Shtetit, e kundërta ka ndodhur në qeverinë e shkuar. Policia e këtyre viteve ka qenë e vetëpërmbajtur.

Policia ka për detyrë të neutralizojë dhunuesit që ushtrojnë vepra kriminale. Aq shumë janë verbuar udhëheqësit e protestës saqë detyrojnë qytetarët të kryejnë akte të tilla. Policia e Shtetit do të dijë t’i menaxhojë mjaft mirë këto situata”,- tha Felaj.

“U bëjë thirrja qytetarëve të arsyeshëm, të kujdesemi që të miturit të mos përfshihen në këto protesta. Dëmi psikologjik është tejet i madh. Këto janë rekorde që të shoqërojnë gjatë gjithë jetës, t’i mbrojmë të miturit. Kush dëshiron të dalë në protestë është i mirëpritur, por jo dhunë,- tha Felaj.

5 komente në “Kreu i “Sigurisë”: Nuk është një protestë për drejtësi, por për pushtetin e humbur nga Berisha e Meta”

  1. Duri says:

    Ermonela, mos e bëni legen policinë .
    Arrestojeni atë mut drigaxhiun dhe gjithë kriminelët dhe hajdutët .
    Minorenëve arrestojani prindërit . Nuk u bënë ata rrugeçër të më djegin stacionin e autobuzit mua dhe gjithë qyte tarëve.

  2. ERTV says:

    Po Ermonela jam shumë dakord me sa thua më sipër.
    Është 100% ashtu siç thua ti.
    Por e keqja është se ti nuk i thua të gjitha.
    Nuk thua se në realitet ky eshte shteti i juaj.
    Shteti i Rilindjes.
    Që mjafton një ngjarje dhe tronditet nga themelet.
    Ky është shteti që dinit të bënit dhe bëtë ju Rilindsit.
    Keshtu është kur shteti, pa fyer dhe përmendur njeri) shndrrohet ne një “harrem” alla modern të sulltanit.
    Me shtriga, xhade, kuçedra e vampire etj, etj.
    Mjafton një ngjarje sporadike, që normal që dhe do të ndodhte diçka diku me gjithë centralizimin që i keni dhënë ju…
    Që të dali pastër se çfarë shteti bëtë ju.
    Kuptohet që se kane fajin 12.000 policë.
    Por e ka shteti juaj kur një polic vret.
    Dhe behet fjalë për një polic të thjesht.
    (Zot na rruaj me u marr me më të mëdhenjt).
    Si perfundim që të mos zgjatem.
    Ky është shteti i juaj.
    Saliun, Ililir, Lulin dhe Monikën i mbajtët ju aty ku janë….
    Rilindje e lodhur.
    Rilindje e pjerdhur !

  3. Lili says:

    I njohfta Ketu n’ato qe keni ba me shenj berishen lulin e meten! Po po flmi pash! I pashe edhe stampistat e Rames!

  4. Kur behen 3 ,mendja iken e te le…
    1. Komisioni i Venecias rrezoi te gjitha pretendimet e Presidentit ,Ilir Meta,qe mos iu degjofte emri,
    a. Parlamenti eshte legjitim ,sepse e ploteson kurumin edhe per shumicen e cilesuar 94 vota.
    b. Kodi zgjedhor ishte emira qe te merrej konsensus,por kur nuk arrihet, eshte kopetece e parlamentit te vendosi. Pra Kodi zgjedhor eshte i pranueshem dhe zbatoni ate , Ndryshime mund te behen pas 25 prillit 2021,pra pas zgjedhjeve.
    2. Sontazhi i zhvilluar nga nje kompani serioze Italiane si PD-ne dhe aq me keq LSI -ne i nxori nje me gisht ne goje ( PD) dhe nje me gisht ne bthet ( LSI). Per te tierat dihet qe nuk egzistojne si pari ,por vetem ne listat e MInistrise se Drejtesise.
    a. PD-ja 33-39 perqind.
    b. LSI -ja 1-3 perqind .
    c. Dalja e 4 partive te reja te krahut te djathte ,te cilat duane apo s’duan Saliu e Luli elektorati i tyre shpartallohet.
    d. Populli eshte i qarte se nje tra i djegur nuk mund te vendoset per te mbajtur catine e shtepise. Pra kupola drejtuese e PD-se dhe LSI-se ,kjo njhet si parti parazitare,sepse eshte nje kerpudhe qe ushqehet me trungun e pemes, eme von thahet e behet eshke. Pra LSI eshte kthyer ne eshke qe perdoret per te ndezur zjarr,ndaj dhe ne proteste kane dale eshka LSI,dhe masati qe leshon xixa per te ndeshur eshken , Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, Dihet qe ky masat eshte Sali Berisha ,i cili godet gurin e strallit ,Lulzim Basha .
    Ja pra pse jane terbuar keto parti. Sa do qe te vonohet,drejtesia do funksionoi,sepse po deshtoi,ka deshtuar Amerika dhe BE.
    Na doli dhe nje hajdut votash,Arben Ristani, te na mbushi mendjen se protestat nuk jane politike.

  5. Konjak says:

    Z Felaj , Zoteri Berisha , Kryemadhi , Meta , Basha mund te levizin politikisht per pushtet , por , jo vetem qe jeni e pa besushme per popullin e revoltuar si dhe femijet , qe kerkojne nje jete me te mir , por nuk eshte ne nderin tuaj ti akuzoni si vandal e shkaterrimtar gjithe popullin qe kerkon te drejtat e tij , te mohuara nga ju , pushteti . Po mir a nuk i shikon gjithe nje popull qe vuan ekonomikisht , por edhe moralisht e shpirterisht , nga trajtimi mosperfilles e barbar qe ushtroni mbi ta , pa torua ?!. Ju ka mbillur syte ekonomia dhe ligesia , dhe te gjithe i trajtoni si sklleverit tuaj . Po gjith te rinjt qe u larguan , dhe largohen , dhe betohen se s’duan te kthehen kurr , sju shofin dot me sy , sepse ju keni shkaterruar jeten . Revolta tashme eshte teresisht kundra juve , uzurpatore te pushtetit , ekonomise , institucioneve dhe gjithe jetes se vendit . Nese do punonit edhe per popullin , te rrinit sa te donit ne pushtet , por ju na moret frymen , nuk ja vlenit as per 2 vjet ne pushtet . Tani , kushdo qe do vije ne pushtet , nuk do ta ket jeten me te gjat se 2 vjet , nese s’do te plotesoj kerkesat legjitime te popullit , por edhe plotesimin e premtimeve tuaja . Boll na keni mashtruar , mos kujtoni se jemi dele , tash do te jemi Arinj , do mbrojme te drejtat tona , jeten tone e te femijeve tane .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje