TELEGRAMET/ Enver Hoxha, presion britanikëve: Mbështetët Ballin, ju pret gjyqi partizan!

13 Dhjetor 2020, 14:34Dossier TEMA

Ndryshonte nga dita në ditë marrëdhënia e Enver Hoxhës me përfaqësuesit e britanikëve që ndodheshin në Shqipëri në fund të Luftës.

Misioni Britanik dhe oficerët e tij vëzhgoheshin me kujdes prej drejtuesve komunistë sa herë ata takoheshin apo bashkëpunonin me forcat e Legalitetit apo të Ballit Kombëtar.

Korrespodenca e Luftës shënon qindra momente të përplasjeve, komunikimeve të vështira, bisedimeve, marrëveshjeve, negociatave për marrje ndihmash e armatimesh etj. Por Hoxha kërkonte me çdo kusht që aleatët të njihnin në Shqipëri vetëm Ushtrinë Nacionalçlirimtare me brigadat partizane që udhëhiqte ai, dhe jo forcat e tjera nacionaliste, si Legaliteti apo Balli Kombëtar.

Fundi i verës 1944 do të ishte pika kulmore e presioneve të Enver Hoxhës në Shtabin Aleat në Bari, përmes delegacionit që kishte dërguar atje që në muajin korrik 1944.

Bedri Spahiu që e udhëhiqte këtë delegacion shkëmben në gusht të 44, një varg telegramesh me Hoxhën, komunikimim që zbulon tentativat e qarta të tij për të synuar përmes aleatëve të merrte ekskluzivisht frerët e pushtetit në Shqipëri menjëherë pas Luftës.

Telegramet që ruhen në një dosje të veçnatë në Arkivin e Qendror të Shtetit, trajtojnë pothuajse të gjithë çështjet e ditës në të cilat angazhohej dhe kishte interes Shtabi i Përgjithshëm dhe vetë Enver Hoxha.

Më poshtë do të sjellim telegramet e këmbyera mes Enver Hoxhës dhe Bedri Spahiut, i cili ndodhej në Bari pranë Shtabit aleat, për të arritur një marrëveshje me britanikët për furnizimet me armatime e materiale të tjera, si dhe për të ndikuar që britanikët të kishin në fokusin e tyre të marrëdhënieve në Shqipëri vetëm komunistët.

Telegrami i parë i dërgohet Bedri Spahiut në Bari, nga Enver Hoxha

No. 5 d.21.VIII-44

Bedri – Konditat e Englezve nuk janë aq të favorshme sa të insistoni me këmbë ngulje. Prerja e mardhanjeve s’ësht e mirë. Duhet në radhë të parë të ruhet indipendenca e Shtabit. Duhet që të bëni të pranohen këto kondita: Një pjesë e materialit shpërndahet prej Shtabit të Përgj. atje ku e lypë strategjija dhe taktika e tij, pjesa tjetër shpërndahet prej Shtabit duke u konsultuar Palmeri. Aksionet e caktuara të cilat pasi t’i ketë studiuar Shtani i Përgjithshëm dhe t’i ketë gjetur të mundëshme do të kryhen. Këtu vendosë vetëm Shtabi Përgjithshëm.

Kërkoni në një mnyrë insistimi që ata të heqin misionet nga Bazi dhe tradhtarët e tjerë. Vetëm në kët mënyrë do të fitohet besimi në mes nesh në mnyrë komplete. Këjo s’duhet të jenë shkake i prerjeve të mardhanjeve. Mos pranoni diskutime të gjata mbi këtë pikë. Kërkoni që të vejë mision ushtarak aty: Baca ku gjendet.

Pesë telegrame dërguar nga Bedri Spahiu për Enver Hoxhën

30.VII-44

Në bisedime të gjata pranuam objektivat ushtarake që u paraqitën prej tyre dhe shtat misionet ushtarake. Dot kemë ç’do muaj 164 ton material me ajr dhe me det. Sasia e materialit ndryshohet simas situatës armikut. Bedri.

No2. 30.VIII-44

Kërkojnë që shpërndarja e materialit të bahet në konsultim me Palmerin, ose të mos përmendet fare në aktin e marrveshtjes qështja e shpërndamjes. Nuk pranuam kërkesën e tyre tue thanë se shtabi shpërndanë vetë materialin. Pezulluam bisedimet. Presim udhëzime. Bedri.

No.3 datë 18.VIII-44

Tri pikat e juaja nuk pranohen prej englezve. Ata insistojnë për konsultim Palmerin dhe ndryshimi i sasisë materialit simbas materialit disponibël dhe situatës armikut. Për ndryshe ato dot luftojnë gjermanët në Shqipëri tue u bazue n’informatat që japin oficerat anglezë te ne dhe te reaksioni dhe nuk do përkrahin kërkesën për delegasion permanent t’onin n’Itali. Ne mejtojmë kështu:

1) Nuk asht n’interesin tonë të presim mardhanjet.

2) Duhet të bajmë që forcat t’ona të marrin material sa ma tepër pamvarsisht me vendin ku hidhet. 3) Dërgimi materialit lidhet ngusht me besimin që kan ata tek na.

4) Këjo mosmarrveshtje e ka dëmtuar besimin reciprok.

5) Ata praktikisht kan mundësi ta pengojnë dërgimin e materialit dhe sikur të pranojnë gjith konditat t’ona. Për këto dhe arsyena tjera na ngulim këmbë që të na autorizoni të përfundojnë marrveshtjen me konditat e anglezve. Këjo nuk damton luftën t’onë. Përndryshe bashkëfjalimet priten dhe na kthehemi pa përfunduar, përsërisim, këjo nuk kishte me qenë në favorin t’onë. Të gjitha gjanat nuk mund t’i shpjegojmë me radiogram. Presim përgjigje urgjent dhe konkrete.

No.4 datë 19.VIII-44

Englezët ankohen se kan dërguar material dhe ju nuk keni goditur Qafë Thanën Barmashin.

No.5 d. 29.VIII

Gjeneralit Hoxha –

Aleatët komunikuan radiogramin e poshtëshënuar marrun nga Kap. Shijen:

Sonte u takova me Hoxhën. Aj tha se Maklean Smily dhe Seymoure ishin tue punuar kundër partizanve me kolaborasionistat Hoxha kërkon që ata të largohen nga Shqipërija ose t’i dorzohen partizanvet për me u dërgue në Itali brenda pes ditve prej sonte. Për ndryshe patrulla partizane po dërgohen me i zanë dhe me i prumun për t’u gjykuar nga nji gjygjë ushtarak partizan. Hoxha deklaroj se nuk i konsideronte këta ma si oficera aleat nga qëndrimi që mbajnë dhe se i konsideronte si axhent të reaksionarvet të huaj tue organizuar luftën kundër partizanvet. Besojmë se ky radiogram asht rezultati i nji keqkuptimi. Aleatët na porositën t’ju komunikojmë sa vijon.

          1) S’pari dhe kryesisht duhet të bëhet e kartë në mndyrë absolute dhe pa ekuivoke Gjeneralit Hoxha se nuk mund të shtrohesh çështja në asnjë mënyrë që ne të tolerojshim një kërkesë nga ana e tij për tërheqjen e oficerave ndërlidhës aleat dhe ca më pak që aj t’i zinte këto me forcë dhe t’i gjykonte nga një gjykatore partizane.

          2) Në dritë të marrveshtjes të posa firmuar, Gjeneral Kolonel Hoxhës i kërkohesh që të hiqte me nji herë si akuzat dhe kërcnimin e tij dhe i kërkohesh që t’u jepte një sigurim të plotë se aj nuk kishte me veprue kursesi kundër personelit Britanik në Shqipëri. Ju nuk jeni në korent të marrëveshjes të përzemërt që kemi konkluduar këtu.

Prandaj në qoftë se përmbajtja e radiogramit të kapitenit Shijen asht identike ju quajeni të pa paraqitur kërkesën tuaj deri sa të vimë ne aty për të biseduar gjatë e gjanë ne nisemi me nji herë.

Na jemi të bindur se me paraqitjen e marrveshtjes që kemi konkluduar këtu çështja do të zgjidhet në mënyrën më të drejtë për kauzën e përbashkët. Bedri /tesheshi.com

11 komente në “TELEGRAMET/ Enver Hoxha, presion britanikëve: Mbështetët Ballin, ju pret gjyqi partizan!”

  1. Klosi says:

    Teater. Ky Envnver injoranti qe as shkollen e mesme nuk e mbaroi, do studionte planet e shtabit ushtarak?!?!?!? HAHAHAHAHA

    1. Mik says:

      O Klos,
      Me mire mos fol, se sa ta marrin vesh te gjithe që je kungull. Per te miren tende e kam.

      1. Mandravellua says:

        Kshille prej miku i ke dhene or Mik.
        Klos degjo me shume njerzit e mencur dhe fol me pak….ose mos fol fare…

  2. Krahasoni kulturen e inteligjencen e gjuhes se Enver Hoxhes ,
    me nivelin e Funderinave te Lalzit sot !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Krahasoni ,
    me cfar Dinjiteti E.H komunikon me Anglezet dhe si i imponon atyre rrespekte ,
    (ndihmat e ushtrise Angleze per UCSh )
    Po sot ?
    Si sillen Pederastet e dale nga Shpellat dhe ardhur nga fshatrat e skraparit ,
    te Huajve ,Anglezit qe i pallon c’i permban Vila etj etj etj .
    —-
    Dilni pra ju Pederastet e Demokracise dhe plasini syt mire .
    Ju s’Ngriheni dot ne Nivelin e EH nga cdo pikepamje as per 200-vjete !
    E kuptoni se cfar mesjetaresh jeni ju zhurmuesit ,qe pellisni si gomaret e stanit ,
    si njerez primitive gjate gjithe kohes ?
    Shikoni o putanat e Kombit se kush ishte Enver Hoxha ,qe ju la te gjalle ,
    per te vuajtur kjo Shqiperi sot e kujturar ate si Perendi – ky ishte egoizmi tij .

  3. Tarrasi says:

    Po kush ka fytyre nga keta plehra sot te diskutoje per Malin Enver Hoxha,Enver Hoxha ketyre plehrave qe vodhen dhe dogjen kete vend,i hoqi trungun nga koka,se nuk e njihnin jastekun,i shpetoje nga malarja dhe tuberkulozi,i mesoi te flisnin dhe shkruanin shqip,se ishin 9o% analfabet,iberi shkolla e spitale,i beri rruge dhe hekurrudha,qe sot nuk e beson 40 vjecari se ka pasur,ndertoi uzina e fabrika,modernizoi bujqesine,zhduku krimin,forcoi shtetin dhe ushtrine,i doli per zot vendit ne forumet me te larta nderkombetare,ndeshkoi armiqte dhe bashkepuntoret e fashizmit,emancipoi shoqerine dhe gruan,e shume e shume te tjera qe historia i ka te rregjistrume,i hoqi ketyre shkerdhatave te sotme opingat e llastikut dhe i beri njerez,keta BQ ne rrace sot kane harru nga vijne dhe normalisht se kane idene ku shkojne,po nje gje duhet ta dine mire,se ky popull ka patur dhe ka shume halle,po gjithmone ka dite qe parllekun tja leje njerzve me mend dhe me zemer,delirantet dhe sociopatet koha do ti coje atje ku mund te kurohen ose izolohen,qe mos te jene shqetesim per njerzit,o ne burg,o ne spital neurologjik

    1. Rexha says:

      Të gjitha të mirat që iu bëri Shqiprisë aferim pos kunfërsharët politik që i persekutoj me familjet e tyre nuk i falen.Këto i kemi parë në inqizimet e kohes.Pasi ishte në rrugë të drejt pse nuk bëri nfryshime apo zbutje të lixheve ose tërheqje taktike.Populli nu mund të ec nëse i thyen kurrizin me lopatë dha kazmë! .

      1. Idealisti says:

        Ee di kush ishin kundershtaret politike te Enver Hoxhes:

        Ilir Metat, Sali Berishat, Fatos Nanot e Edi Ramat e aast kohe bashke me kulket si Saimir Mane e Sallillari me shoke qe donin te fitonin ne kurriz te popullit Dhe tokes shqiptare.

        Ne djall vafshin ata que pushkatoi dhe pasardhsit shqipertor te tyre.

  4. Mandravellua says:

    Enveri ishte politikan i lindur dhe nuk ja hante qeni shkopin kollaj. Pavaresisht aneve te errta qe mund te kete pasur figura e tij… nuhatja dhe dinakeria ishin brujtur tek ai ne shkallen superiore.
    Imagjinoni nje djale 35 vjecar, qe kishte marre ne dore fatet e popullit me te vogel dhe me te prapqmbetur te Evropes, te perballet me dinosauret e politikes si Churchilli, Stalini, Venizellosi, Titua… etj. Tani eshte kollaj te gjykojme mbrapa tastieres se kompjuterit, po atehere ishte ndryshe…shume me ndryshe..
    Misioni anglez ne Shqiperi ka patur dy detyra:
    1. Te pengonte sa te mundej nderhyrjen e Ushtrise se kuqe ne Shqiperi (dhe kesaj ja arriti)
    2. Te ndihmonte te gjitha forcat e tjera, pervec komunisteve te organizoheshin ne lufte kunder nazisteve (Ballin dhe mbeturinat e Zogisteve). Kesaj nuk ja arriti dot per vete faktin se keto grupime ne me te shumten e rasteve ju bashkuan okupatorit
    Nga ana tjeter, Churchilli i kishte premtuar grekeve Jugun e Shqiperise (lexo me poshte) si shpreblim per rezistencen kunder fashizmit.
    Enveri keto i mesoi shume shpejt dhe mori distancen duke i denoncuar…

    Lexoni me poshte. Kush nuk e kupton, mund edhe t’ja perkthej…Per me teper ndiqni linkun…

    https://link.springer.com/chapter/10.1007%2F978-1-349-02196-3_14

    The British decision early in 1942 to negotiate a treaty with the Soviet Union recognising its 1941 frontiers had repercussions on the Albanian question. At the end of March Dixon of the Southern Department wrote a minute on the assumption that such a treaty would make it necessary for the British government to make some statement on Albanian independence, partly to stimulate resistance, partly because ‘after the establishment of peace it will undoubtedly be to our advantage to have a friendly population in Albania’; at the same time there would be some advantage in recognizing Greek claims in southern Albania. Dixon’s conclusion was that Britain should make a statement on Albania as soon as a treaty recognizing Soviet 194 I frontiers was concluded; at the same time S.O.E. should be asked to look into the chances of stimulating Albanian resistance. 1 Eden agreed, but since the eventual Anglo-Soviet treaty made no mention of frontiers, the need for a statement on Albania did not arise.

    1. Benevent says:

      Eshte shume e sakte ajo qe thua. E kam lexuar dhe une kete dokument i cili permbledh me pak fjale rendesine kolosale te LANC-it ne historine e shtetit dhe kombit shqiptar. Linku yt ka vetem hyrjen se thote qe duhet ta blesh. Ketu mund te lexohet i plote:

      https://www.academia.edu/1638366/Great_Britain_and_resistance_in_Albania_1943_1944

  5. olsi says:

    ndoshta te vetmin gabim qe beri ishte qe u prish me kinen, dhe pastaj nuk kishim me lidhje me shtete qe kishin rendesi ushtarake dhe ekonomike . sistemi nuk na bezdiste fare, por mbas prishjes me kinen, u kuptua qe nuk i kishim me shpatullat te mbuluara,sidomos ne aspektin ekonomik.

  6. Enver H. sa ishte gjalle, rrojti e beri palle. Kur vdiq, dolen njerezit e ligj! says:

    Lavdi strategut!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje