Ulen shifrat dhe tamponët, por Italia rikthehet vendi me më shumë viktima në Europë

14 Dhjetor 2020, 21:22Bota TEMA

Janë në ulje të dukshme shifrat e koronavirusit në Itali. Autoritetet kanë deklaruar 12 mijë raste të reja infeksioni, ndërkohë që 24 orë më parë ishin 17938.  Duhet theksuar se si çdo fundjavë në Itali, tamponët e kryer janë më të paktë, sot rreth 50 mijë se dita e mëparshme.

Viktimat e deklaruara, 491, janë të një niveli të përafërt me ditën e djeshme, 484.  Me bilancin e fundit, Italia kalon 65 mijë viktimat dhe kthehet sërish në krye të klasifikimit të trishtë të vendit europian me më shumë viktima nga fillimi i pandemisë.

Si prej disa ditësh, është Veneto rajoni më i goditur, me 2829, dhe Emilja Romanja me më shumë se 1500 të tilla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje