Dhuna ndaj 15-vjeçarit, Rama: Ardi Veliu nuk e dinte që po filmohej! Imagjinoni të kishim kamera nga çfarë thotë Meta me Saliun kur takohen në Lalëz

15 Dhjetor 2020, 13:14Politika TEMA

Gjatë konferencës për media, gazetarët i kanë kthyer në vëmendje kryeministrit Rama një episod me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili në rastin e dhunës ndaj një 15-vjeçari, nuk kërkoi falje sipas tyre, por bëri biografinë e nënës së tij aktore.

Kryeministri u shpreh se Ardi Veliu gjatë asaj deklarate nuk e dinte që po filmohej.Ai shkoi më tej, kur tha se duhet imagjinuar çfarë mund të thonë Berisha e Meta në Lalëz në një kohë që nuk e dinë se filmohen.

“Gënjeve kur the Ardi Veliu nuk kërkoi falje, ai është shprehur gabim në një bisedë në komision parlamentar duke shkëmbyer aty me deputetët një bisedë, pa qenë i vetëdijshëm që ishte duke u filmuar, imagjino çfarë thotë Meta e Saliu kur takohen në Lalëz për minorenët që duhen hedhur në zjarr, imagjino të filmohen”,- tha Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje