Rama: Edhe sikur të ishin 500 mijë protestues nuk ikën Ardi Veliu me protesta në rrugë, ata që janë pas tyre janë kriminelë

15 Dhjetor 2020, 12:40Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama deklaroi se edhe nëse mblidhen 500 mijë persona në rrugë të kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, ajo nuk do të ndodhë.

Ai thotë se protesta është një e drejtë qytetare por jo të kthehet në dhunë. Rama shprehet se do të dilte vetë në protestë në këtë rast nëse nuk do të ishte kryeministër.

“Por ata që janë pas tyre, janë kriminel. Ata që e teorizojnë nëpër televizorë e debate, e komente, këtë konvluzion të stimuluar me fëmijët, bëjnë një akt kriminal. Moralisht kriminal.

Si mundet? Çfarë i thonë këta të rinjve të Shqipërisë? Dilni dhe bëni kështu sepse kjo është rruga për të përmbysur këtë regjim. Qeveria jonë mund të ketë 1000 arsye për tu kontestuar por kjo mund të bëhet vetëm me protestë paqësore dhe votë.

Asnjë qeveri nuk e ka gjithmonë të drejtën me vete. E drejta e protestës është e padiskutueshme por kjo nuk do të thotë që ata kanë gjithmonë të drejtë. Aty ndahen qeveritë demokratike dhe me ato që mund të jenë zgjedhur demokratikisht.

Aty ndahet qeveria jonë me atë të mëparshme. Si mundet të vihet në diskutim, nga rruga, jo këta, sikur të ishin 500 mijë persona të iki drejtori i Policisë. Nuk vendoset në rrugë se kush ikën dhe kush rri, vendoset në bazë të çfarë është e drejtë. 

Nuk vendoset në rrugë kjo, por në bazë të asaj se çfarë është e drejtë. Ishte e drejtë që qeveria të kërkonte ndjesë, jo se kishte gisht në atë që ndodhi por sepse djalin 25-vjeçar e vrau arma e shtetit.

Edhe unë të mos isha kryeministër do kisha dalë në protestë, por jo për tju hedhur në fyt policëve por për të dëshmuar indinjatën qytetarisht. Për të dëshmuar vendosmërinë qytetare për të kërkuar drejtësi.

Qysh në momentin e parë ndaj ngjarjes është mbajtur qëndrim korrekt. Ngjarja dhe qëndrimi ndaj saj nuk do ishin ndotur nga lloj-lloj marrëzish të shkruara. SHÇBA ka marrë menjëherë masa të hetojë pasi Policia e Shtetit nuk mundi”, tha Rama.

3 komente në “Rama: Edhe sikur të ishin 500 mijë protestues nuk ikën Ardi Veliu me protesta në rrugë, ata që janë pas tyre janë kriminelë”

  1. ???????????????????? says:

    Opozitë mjerane!
    Krerë të inkriminuar të opozitës , ZHDUKUNI, IKNI!!
    Popull opozitarë, jeni marrë peng!
    Mos lejoni Sali Lush Berishën dhe Ilir Stres Metën tju qorrollisin .
    Ndëshkim krimit .
    SHTET MBRO PRONËN TIME DHE PRONËN E PËRBASHKËT !!
    DREJTËSI !!!!! KU JE !!! SPAKKK ! !!!!!

  2. Kozmo says:

    Berisha Don te bej te fortin ne kete vend. Opozita Mendon se Ministerin LLESHAJ e hoqen fundrrinat analfabete, qe nxori opozita ne rruge dhe tani Mendon se me nje te NGRITUR gishti do ti largoj te gjithe?. Me nje te NGRITUR gishti do te formoj Qeveri teknike.?
    RRUGACET ANALFABETE, VANDALET, OPOZITA I NXORRI NE PROTESTE, VETEM TI NXIJE FAQEN SHQIPERISE, TI TREGOJE EUROPES SE KUSH JANE TE RINJTE SHQIPETARE.

  3. Xhezua? says:

    Ah mor Rame, të kishe ti një bodigard si Sali Lusha i Berishës dhe nji kamikaz si Stres SaliBerishLusha i Metës,
    le të dilnin kalamajtë e Monës dhe ta digjnin Tiranën .
    Mendoje plako !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje