Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat e dhumshme të mbajtura pas vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv policie.
“Unë mendoj që është fatkeqësi e madhe që njerëz me eksperiencë, me prani publike, me përgjegjësi publike, si ata që quhen analist apo opinionist që shfaqen në ekrane apo shprehin opinionet e tyre në portale të jenë kaq të mbushur me një ndjenjë, saqë të mos e ngrenë zërin për një fakt tmerrësisht të trishtueshëm që është shfaqur këto ditë në Shqipëri, për abuzimin me të miturit dhe ta interpretosh këtë shfaqje si shpërthim i një zemërate popullore. si shëmbëlltyrë e një revolte gjenuine që vjen nga fustrim i brendshëm i shoqërisë, si një shembull për t’u marrë sa i përket vandalizmave, do të thotë që vërtetë duhet të ndihemi të alarmuar, jo unë si kryeministër, s’flas këtu për qeverinë se këto shkojnë e vijnë.
Përtej skandalozes, është një turp i pashoq, të shikosh njerëz që mund të kenë të gjithë arsye për të pasur angazhimin me mish e me shpirt kundër qeverisë, por që të arrijnë deri në këtë pikë dhe të riabuzojnë me të miturit duke i përdorur si argument për të vazhduar të pikturojnë një panoramë të një revolucioni që kanë kohë ta nxisin dhe e presin është rënie në një nivel që nga pikëpamja humane është katastrofë. Nuk gjej fjalët, për të arritur të arsyetojë analistë që predikojnë dhunë, opinionistë që argumentojnë dobinë që ka për shoqërinë djegia.
Nuk e kam gjetur as te filozofët apo teoricienët e ekstremit të majtë në Francë, që në protestat dembabadem të Francës të nxjerrin një fjalë për të amnistuar dhunë. Ca janë këta, kush është shqetësimi im sot, dhe po flas i zhveshur nga pozicioni, shqetësimi është si mund të arrihet këtu.
Boko Haram është një organizatë terroriste që ka marrë stafetën e të tjera forcave që në histori kanë shfrytëzuar të miturit, si mund të ndodh kjo në Shqipëri, nuk janë ata fëmijët të vëtedijshëm për atë që bëjnë, nuk janë ata të motivuar nga politika në qenien e tyre apo ideja e një drejtësie, janë të abuzuar.
Ata që vandalizuan PS në Shkodër, s’janë fajtor apo të vetëdijshëm, janë fëmijë që nga familja kanë problematika të tyre, por ato që janë pas tyre janë kriminel”, tha Rama. (TemA)
Ti Edi Rama qe sot je kritik per dhunen e adoleshenteve ne rruge dhe mbrojtesit e dhunes ne studio,duhet te te kujtohet qe inspiruesi I dhunes prej vitesh ne memorien tone je ti , kur more sopaten dhe si nje druvar i cekuilibruar mendor preve pemen ne trotuar
Zoteri Rama , populli qeverine e do te mirqeveriset ,per nje jete te sigurt dhe me ekonomi ne rritie . Nuk eshte nevoja ti riperseritim pa fund , gjendien ekonomike social dhe shoqerore te popullit te thjesht , prej diku 3 milione . Juve , sigura e dini me mire se kushdo , gjendien ekonomike , sigurine shoqerise , dhe ekonomise se tij , sherbimet sociale ; Mungese e vendeve te punes , mungese e zhvillimit te bujqesise , blektorise , industrise se leht dhe ushqimore , zejtarise , pa bere fjale per industrise nxlerrese , perpunuse , fabrikave dhe uzinave . Juve e dini mire rrogat e punetoreve – nese jane ne pune — , pa sigurime shoqerore , sidomos , ne tregun privat te punes ; Pensionistet , me nje pension qesharak ; Per shkak te mungeses se punes , ka krijuar , familiet ne nevoje , me nje shume lekesh qe nukse siguron as buken . Pra s’ka asgje per tu habitur per leviziet e popullit kundra qeverisies —pamvaresisht se ne nuk ndodhemi atje , por na perfaqesojne ata qe kan dale — dhe askush nuk e ka te drejten morale te perbuze e ofendoje askend qe mbron te drejtat e tij , e te gjithe popullit . Nuk jemi ketu tu tregojme te tjereve se kush jane , por tju kujtojme , te beni detyren , per te cilen ju ka votuar populli .