Fatos Lubonja i zhgënjyer: Revolucioni dështoi, po përgatitet një gjeneratë tjetër skllevërish

15 Dhjetor 2020, 09:11Politika TEMA

Duke komentuar protestat pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha, analisti Fatos Lubonja thotë se revolta qytetare nuk fitoi. Ai u shpreh se në Shqipëri, fatkeqësisht po përgatitet një gjeneratë tjetër skllevërish.

“Mendoj se protesta nuk ka arritur sukses. Unë e shikoj rënien e protestës si fitore të kulturës së dhunës shtetërore ndaj qytetarëve në Shqipëri. 

Përveç protestës të armëve kimike, ne nuk kemi asnjë protestë të fituar dhe ky është problem. Astiri, Teatri dhe protesta të tjera qytetare për ndryshim nuk i fituan. As dialog nuk kishte, por kultura që kemi ne është kush është më i forti.

E shoh situatën dramatike. Po përgatitet gjeneratë tjetër skllevërish në Shqipëri. Ne jemi rritur me idenë që e rrahim adoleshentin, që ai të mësojë. 

Edhe në shtëpi kur i kemi, në botë mundohen që të komunikojnë me adoleshentin dhe jo të ushtrojë dhunë mbi të, sepse nesër e pasnesër do rritësh një qenie të nënshtruar ndaj çdo autoriteti”, – tha Lubonja në emisionin “Real Story”.

Lubonja theksoi se shteti po përcjell në këtë rast kulturën e fitores të dhunës.

“Shteti përcjell kulturën e fitores të dhunës. Me këta njerëz që edhe shkatërruan edhe ca gjëra, duhen kuptuar. Duhet që me adoleshentin të flasësh e jo ta rrahësh. 

Kultura që përcjell maxhoranca është që unë shkatërroj çdo protestë. Kultura që përcjell shteti është se unë i mposht. Çfarë ndodh? Njeriu ose do të nënshtrohet, ose do të ikë ose nuk do të dalë më. 

Rezulton se protestat janë pakësuar. Kjo kulturë do të na çojë tek një Edi Rama tjetër, që njësoj do të veprojë”, deklaroi Lubonja.

2 komente në “Fatos Lubonja i zhgënjyer: Revolucioni dështoi, po përgatitet një gjeneratë tjetër skllevërish”

  1. Per bundren e tallavase... says:

    Adoleshentet te varfer, te rrembyer dhe te padjallezuar edhe genjehen nga 2 eurot qe dy familjet hajdute Berisha-Meta ju japin per ti perdorur per te ven ndonje zjarr, por laviret si ty dhe kermat e tjere te tallavase jane me te poshtrit, pasi nuk ju plas as per Shqiperine, as per opoziten, as per te mbeshtetur ndryshimin brenda saj, si e vetmja menyre demokratike per te luftuar qeverine dhe per te ofruar nje alternative qeverisese, por beheni qener, bundra dhe terroriste per ata qe ju paguajne me shtrenjte, prandaj mbeshtesni te njejten llum tribal dhe kriminal ne opozite, sepse leket e Shkerdhenit, Shlerdhites dhe Mones ju paguajne shtrenjte lavirllekun.

    1. vang says:

      O FATOS,JEnje njeri i mjere.Perse e mbane vehten per analist e filozof,Cili brez skllevrish po pregatitet kur ka mundesi te zgjedhi dhe te votoje,mjafton te respektoje daten e votimeve.Ti cfare doje te ndodhte???? ”gavroshet” te digjnin shqiperine dhe te dorhiqej VELIU E RAMA??Pastaj prap do votonin. Si e do ti revolucionin,ndryshim sistemi??? Kjo nuk ndodh me keto lloj revolucionesh dhe me analiste deshtake.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje