Ilir Meta shprehet se raportimet e mediave gjatë ditëve të fundit të protestave për Klodian Rashën kanë qenë profesionale.
Në një postim në mediat sociale, Meta shkruan se është themelore për demokracinë që secili gazetar të jetë në gjendje të raportojë pa u frikësuar dhe ndaluar.
“Respekt dhe mirënjohje të thellë për gazetarët e terrenit, operatorët dhe stafet e tyre mbështetëse!
Në këto ditë të vështira për të gjithë, keni shkëlqyer me profesionalizëm dhe kurajë, në shërbim të informimit publik dhe transparencës.
Është themelore për demokracinë, që secili prej jush, të jetë në gjendje të vijojë misionin, pa u dhunuar, ndaluar, kërcënuar dhe frikësuar”, shkruan Meta.
Në fund, Meta thotë se do jetë gjithë në krah të medias, që ajo të jetë e lirë dhe e pavarur.
“Do të jem përherë në krahun tuaj, në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë së medias”, shkruan Ilir Meta, që javë më parë kërcënonte mediet dhe gazetarët, pas zbulimit të skandalit me shitjen e nënshtetësive nga presidenti.
Propozimin president, kandidatin e gjykates Kushtetuese! Keshtu behet funksionale operative. Leri gazetaret, ata e dine vete punen e tyre.