Bledi Çuçi, ministri i ri i Brendshëm në vend të Sandër Lleshajt. Milva Ekonomi tek Bujqësia

16 Dhjetor 2020, 14:11Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka dërguar emrin e Bledi Çuçit tek presidenti Ilir Meta për ta dekretuar si ministrin e ri të Brendshëm në vend të Sandër Lleshaj që dha dorëheqjen nga detyra pas vrasjes nga një efektiv policie të 25 vjeçarit Klodian Rasha.

Ne vend te tij ne Ministrinë e Bujqësisë, Rama ka emëruar ish-ministren Milva Ikonomi.

“Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të brendshëm dhe Milva Ekonomin si ministre bujqësie;

dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë”- shkruan Rama në Twitter.

CV-ja E ministrit Bledi Çuçi:

Z. Bledi Çuçi ka lindur në Tiranë, më 14 nëntor 1970. Ai ka një djalë, Endi Çuçi.

Në vitin 1995, z. Çuçi përfundoi studimet e larta për Drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe në vitin 1998, studimet pasuniversitare (Master) për Menaxhim në Universitetin Hasselt në Belgjikë.

Gjatë viteve 1999 – 2005, Z. Çuçi ka shërbyer në disa funksione drejtuese, si kancelar i Gjykatës së Rrethit Tiranë, si dhe këshilltar i Ministrit, drejtor i Drejtorisë Juridike dhe Integrimit dhe Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Pushtetit Vendor.

Gjatë kësaj periudhe, z. Çuçi ka shërbyer si: përfaqësues i qeverisë shqiptare në Komitetin për Demokracinë Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, Strasburg, anëtar i Grupit Negociator të Shqipërisë lidhur me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim – Asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian (BE) dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve të Institutit për Trajnimin e Administratës Publike (ITAP) në Shqipëri.

Gjatë viteve 2006 – 2010, z. Çuçi shërbeu si këshilltar dhe ekspert për disa programe ndërkombëtare në Kosovë dhe Shqipëri, programe të mbështetura nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Departamenti për Zhvillim Ndërkombëtar i Mbretërisë së Bashkuar (DflD), Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe BE.

Z. Çuçi u bë pjesë e strukturave drejtuese të Partisë Socialiste (PS) në vitin 2007, kur u zgjodh anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste dhe kryetar i Komisionit të Asamblesë për Çështjet e Pushtetit Vendor.

Gjatë periudhës prill 2010 – nëntor 2011, z. Çuçi ka qenë Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës për Autonominë Vendore në Shqipëri, ndërsa nga dhjetori 2010 deri në gusht 2013, ai ka shërbyer si ekspert ligjor pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore në Shqipëri e, më pas, si Nën-sekretar për Çështjet Zgjedhore në PS.

Prej shtatorit të vitit 2013 e deri në mars 2017, z. Çuçi ushtroi detyrën si Ministër Shteti për Çështjet Vendore dhe Koordinator Kombëtar kundër Korrupsionit. Në këtë detyrë, ai udhëhoqi punën për përgatitjen dhe zbatimin e Reformës Administrative Territoriale, një nga reformat më të suksesshme të mandatit të parë të qeverisë Rama.

Prej tetorit të vitit 2016, z. Çuçi është i deleguari politik i PS për qarkun Gjirokastër; prej janarit 2018 shërben si Sekretar për Çështjet Zgjedhore dhe anëtar i Kryesisë së PS, ndërsa në korrik 2018, u zgjodh anëtar i Kuvendit të Shqipërisë, duke kryesuar listën e anëtarëve të Kuvendit që përfaqësojnë qarkun Gjirokastër për PS. Në Kuvendin e Shqipërisë, z. Çuçi shërbeu si bashkë-kryetar i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, nën-kryetar i Komisionit për Integrimin Europian dhe anëtar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Z. Çuçi mori detyrën e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në janar 2019.

17 komente në “Bledi Çuçi, ministri i ri i Brendshëm në vend të Sandër Lleshajt. Milva Ekonomi tek Bujqësia”

  1. Presheva says:

    Brravo z.Rama?, njeri me dinjitet i përkushtuar n’maksimum për punën që ka bërë .
    Punë të mbarë z.Çuçi.

    1. RAMA. says:

      Po ç’fare bravo e nxorri bujqesin ne drite, apo bravo qe nuk mban meri se i mori gruan i gjati, apo bravo se e terheq nga hunda si te doj i gjati.

      1. paloqja i pd says:

        @Rama po ju mbush mndja akoma eshte i foret
        dhe kalon nga oborri jot

    2. Operacioni Zjarri says:

      Bravo Rama. E bere dhenderrin minister te brendeshem, bravo qerrata

  2. MacG says:

    Degjo Saliu tani te filloje nga absurditetete tij sic fliste per kunaten e Cucit ne KOMISIONET PER COVIT.

  3. sandri says:

    edhe ky ska per ta mbushur vitin!

    1. joel shkodra says:

      Dihet qe s’ka per te mbushur vitin sepse me 25 prill 2021 jane zgjedhjet dhe pastaj do te vije nje qeveri e re. Por ka detyre te veshtire per menaxhimin e zgjedhjeve.

  4. Rama ne burg says:

    Iku dhe Cuci per lesh.

  5. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Kur u bë ministër Noka
    Budallai i PëDësë
    pse t’mos bëhet edhe Çuçi
    Kanakari i PëSësë?!
    .
    Jam i bindur ShTaZë Meta
    nuk ka për t’a dekretuar
    se me UDëBëtë fqinje
    asnjë ditë s’ka punuar.

  6. Buda says:

    Te dy kandidaturat jane figura te perkushtuara ne pune, modeste
    dhe te palekundshem ne parimet demokratike perendimore te ndertimit e Shqiperise se Re.

  7. Tropojani says:

    Pune e mbare o vlla

  8. aleks says:

    s’kam asgje kundra Blendit, por do me behej qejfi qe minister i brendshem te behej Plaeznt Ndrecaj, nje jurist mjaft i pergatitur

  9. Shefkiu says:

    Normalisht, vetem nen drejtimin e Fatos Nanos kryeminister ka funksionuar roli i ministrit. Gjate sundimit kryeministror te Berishes, Metes dhe Ramas, ministrat kane qene formalisht si te tille, roli i tyre ne fakt ka qene ai i Zv.Ministrit. Ne kohen e Berishes president, normalisht nuk ka funksionuar ne menyre te plote as dhe roli i Kryeministrit. Vete Meksi, ne biseda private thoshte hapur, se ai nuk kishte asnje kontroll mbi ministrine e Jashtme, te Brendeshme, te Mbrojtjes, te drejtesise dhe ministrine e Financave. Keto ministri urdherat dhe udhezimet i merrnin direkt nga Presidenti. Te mos flasim pastaj per Sherbimin Informativ Shteteror, i cili ishte vegla me e bindur ne sherbim e Presidentit. Kur Meksi shfaqi shenjat me te vogla per marrjen e kontrollit te plote te qeverise, atehere Berisha per te ruajtur kontrollin mbi qeverisjen e vendit, krijoi pozicionin e Sekretareve te Shtetit, duke vendosur ne cdo ministri njerzit e tij me te besuar.
    Ndaj them, kot ti biesh ne qafe Cucit. Me kete rast Cuci kalon ne vijen e pare te atyre qe ne rastin me te pare, flaken pa me te voglen meshire jashte qeverie. Per Cucin tani mund te thuash se i ka muajt dhe ditet te numeruara.

  10. Berti says:

    Nuk di ndonje qeveri, me aq sa njoh, qe e fillon mandatin dhe e mbyll me te njejtet ministra e zevendes. Jeta nxjerr probleme dhe ato perballohen me perkushtim e dije, qofte edhe pa patur perballe sic ngjet me qeverine qe drejton zoti Rama, nje opozite destruktive si kjo qe i ra per risk ta kete Shqiperia e ketyre viteve te fundit. Tre ministrat e brendshem te qeverise Rama te larguar nga nen presionin e opozites destruktive e jo sepse nuk dijten te bejne punen, kane bere aq shume per te ndertuar nje polici funksionale ne sherbim te qytetarit sa s’ka te krahasuar me Ndoka e kompani. Koha e ka provuar kete. Zotit Cuci e zonjes Konomi i uroj suksese, sepse te dy kane perkushtimin e nevojshem te jene ne krye te puneve qe u ngarkohen. Qeveria Rama, instrumenti drejtues i shtetit shqiptar nga Partia Socialiste, forca me progresive dhe europiane ne vend, po shkon drejt mandatit te trete pavaresisht sterkembcave e pengesave gjithefareshe qe i ve opozita e coroditur sot me shume se asnjehere me perpara.

  11. ERTV says:

    Rrethi vicioz I Ramës…
    S’ka lidhje fare me profesionalizmin por nqs je pjesë e Klanit apo jo.
    Ky është klani i Ramës pjesë e rrethit nga i cili nuk dilet.
    Mos prisni emra të tjerë .
    Nuk i rruhet njeriu për punën por vetem të jetë “I joni”
    Se nga doli Blend Çuçi në maja një zot dhe Edi Rama e di.
    Me këtë nuk dua të them se Edi është zoti.
    Por se këta janë pjesë e harremit dhe Tutti fruti.
    Dhe mqs këta nuk janë femra i bie eunukë.
    Edi Rama nuk ka çfarë i jep më big brotherit.
    Me keto figura të lodhura, të konsumuara rrotullohet.
    Nuk bën dot me risi e hop dhe hov pasi s’del dot nga bataku i tij…
    Asgje e re nga Ballkani jug-perëndimor !!

  12. Ard says:

    Minister me kot nuk ka patur asnjehere ne Shqiperi, e dhjeve fare Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje