VIDEO/ I rindërtoi shtëpinë, anëtari i kryesisë së PD në Farkë-Ramës: Ai që të do të sha

16 Dhjetor 2020, 12:34Politika TEMA

Kthimi në shtëpi i familjeve të prekura nga tragjedia e 26 nëntorit të shkuar vazhdon. Një prej katër familjeve që morën sot çelësat e banesës së re nga kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj është dhe ajo e Indrit Plakut në Farkë, i cili është eksponent i lartë i Partisë Demokratike në zonë  dhe njëherësh edhe kushëri me Fatbardh Plakun, ish-funksionar i lartë në qeverisjen e djathtë.

Indrit Plaku falënderoi Veliajn dhe Ramën që iu gjendën pranë në momentet e tij më të vështira, duke ndihmuar gjithëkënd pa bërë asnjë dallim politik.

Pjesë nga bashkëbisedimi:

Indrit Plaku: Shkëlqyeshëm, shkëlqyeshëm ju lumshin duart. Shumë faleminderit në gëzime, inshallah o Zot! Zoti mbarë ju priftë gjithandej nga të gjitha anët!

Veliaj: Kemi pasur shumë bashkëpunim me gjithë familjen.

Gruaja e Indrit Plakut: Shumë faleminderit, rrofshit edhe të ecni gjithmonë kështu siç keni ecur tek ne. Jemi shumë të kënaqur. Për Zotin jemi shumë të kënaqur se ne vet nuk do e arrinim kurrë.

Indrit Plaku: Keni një drejtues shumë të mirë. Për Zotin i mrekullueshëm nuk mund  të shaj asnjë. Kudo ka ardhur ka punuar natë e ditë vetë personalisht në këmbë, janë disa gjëra që robi duhet t’i shohë.

Veliaj: E kemi për detyrë, ti rrofsh për fjalën e mirë.

Indrit Plaku: Realiteti ka punuar natë e ditë, të betohem. Plus me stafin drejtues keni një staf shumë të mirë. Nuk e di çfarë të them.

Veliaj: Kur kemi kryeministrin natë e ditë.

Rama-Indrit Plakut: Hajde se na grive, kaq shumë na ke sharë sa të vret ndërgjegjja. Hajde të bëjmë një fotografi bashkë.

Indrit Plaku: Kam qenë me Dinamon

Rama: E di që ke qenë me dinamon po pastaj ndryshoi koha dhe fillove me të shame

Indrit Plaku: Ai që të do të sha

Rama: E di që ai që të do të sha. Mua më vendos aty që mos na hedhësh, që mos të marrim në sysh. S’ke çfarë bën tani, sa herë që të vish këtu, unë do të kujtohem nuk ke ku shkon, rrotullohu si të duash.

7 komente në “VIDEO/ I rindërtoi shtëpinë, anëtari i kryesisë së PD në Farkë-Ramës: Ai që të do të sha”

  1. Xhejms says:

    Nga nje popull maskara dalin shtetare te tille. Sejcili i ben sherbim b… se vet
    Ju flm

  2. Grand says:

    Po, pra! Bukur shume!
    Prape Plaku! Fusha! Tarallaku!
    Propagande hesapi!
    Keni gjete njerin ne Farke dhe beni gallate e histori! Dhe vota natyrishte!
    Por… eshte nje familje ne Vishaj, 4 kurora, shtepia e care e shkateruar nga termeti. Dy familje jeton ne shtepin e demtuar, njera ne cader, dhe i zoti i shtepine mbi 80 vjec fle me bagtit!
    Jane vleresuar per rindertim! Shume mjafte e mire! Per ndershmeri i’u kane thene qe jeni 4 kurora. Dhe duhen 4 ambiente per kater familjet! Vete ata nga biseda duken se duan te rrine aty!
    Duam riparim te shtepise egzistuese dhe ndoshta po te shtohet 1 kat dhe ata jane ne rregull. Por…
    Shkon Rama 100 m …larg, po ashtu Veliaj, ata duan ti flaisin dhe ti ftojne te shohin shtepine e vleresuar, por persona te vegjel te PS dhe persona Komunes se Vaqarrit i shmagin! Keta persona i quajne… budallenj!
    Ne fakt jane fshatar, te durueshem dhe me c’ka vene re nuk duan te ndjehen te zhgenjyer! E quajne Qeverine aktuale si te tyren! Eshte mirakell ti degjosh.
    Nuk kerkojne! Kane mbi 20 vjet qe votojne kete qeveri dhe parti! I pyet po tani! Prape po ata do votojme thone! Kane 12 vota! Votat ne 25 prill po prape per ER! Kjo eshte ironia! Plaku i shtepise e done shume Er! Fle me bagtit, por ca ti beje e do…!!! Dhe ai beson dhe dikton….. moss e tradhtoni ER! Eshte burre i mire! S’ka bo keq! Pune katundaresh tirons!
    Me te ardhe keq!

  3. Arbërori says:

    “…në të mira e gëzime, inshallah o Zot..”

    Punë arabësh me pak fjalë..

  4. Grand says:

    Publikoje Z.Mero nje postim Eshte njerezore! Nese mundesh coja z. ER dhe EV. Ata jsne ne hall! Dhe prape … e duan ER dhe EV! Jo per hipokizi! Besojne! Pavresishte se i quajne “bud”! Jane te miret e botes! Pijne, besojne dhe maiv! Cdo dite thone: Rrofte… ER!
    Edhe ne nje dite do kemi shtepi! Plaku i shtepise fle …me bagetit!
    Ishall keto postime i lexon Rama, Veliaj pot edhe…. LB.

  5. Nik says:

    Nuk ka mè njeri puntor si Lali Eri,i hidhni njè sy shqipèris,i vetmi K/Bashkie qè nuk pushon njè minut.Kontrollon situatèn e Tiranès dhe èsht prezent nè shtèpt e dèmtuarve nga tèrmeti.

  6. Qyterar i zakonshem says:

    Shtepia , edime te gjithe , eshte investimi i jetes. Keta jane me fat qe iu ndertua nga shteti. I PD apo i PS apo LSI-se ne darke te duhet te kthehesh ne shtepi. Une besoj se nuk do te kenaqen tegjithe njerezit . 1

  7. Farka says:

    Kto qe kan ndertu ne farke Kane vila 3 kateshe she ndertojne shpiat e vjetra pa pas demtime thjesht per vota edhe para rrepartit te helikopterave ne farke ai qe ka lokalin kishte 1 barake dhe ja prishen dhe ja kan bo shpine ke rrethi kur ky ka shpi dhe lokal para rrepartit kurse ka pleq ne farke qe ju demtu shpia dhe rrine ke femijet ne pallat se nuk ja nderton njeri thjesht militantet po ndertojne shpia qyl

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje