Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu zhvilloi një takim me strukturat e kësaj të partie në Shkozë të Tiranës.
Duke marrë shkak edhe nga zhvillimet e fundit, kreu i PR deklaroi se jemi në një kërcënim të vazhdueshëm për jetën. Sipas tij, kjo vjen nga mungesa e rendit dhe perdorimi politik i policisë.
“Kjo është situata që ka sot Shqipëria. Jemi në mungesën e shtetit sepse Rama shkatërroi konceptin e shtetit. Jemi në mungesën e pushtetit gjyqësor dhe të Parlamentit.
Jemi në një varfëri dhe papunësi të madhe, në një pasiguri juridike. Jemi po ashtu edhe në një kërcënim të vazhdueshëm të jetës për shkak të pasigurisë në rend, por edhe problemeve që vijnë për shkak të trafiqeve të ndryshme, sidomos të trafikut të drogës, i cili tashmëështë bërë dominant jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Rajon.”
Ai deklaroi se një ndër problemet më të mëdha është largimi i të rinjve nga Shqipëria, ndërsa shprehu nevojën e pjesëmarrjes së qytetarëve në debatin dhe jetën politike.
“Në këto vite janë mbi gjysëm milion shqiptarë, të rinj dhe të reja, profesionistë që i janë larguar Shqipërisë. Kjo do të thotë që ne kemi një problem shumë të madh socialnë vend.
Kemi problem shumë të madh politik dhe një problem shumë të madh ekonomik, sepse është larguar pjesa më aktive e shoqërisë sonë; profesionistë, të rinj dhe të reja.
Nga ana tjetër kemi një qeverisje qëështë krejtësisht indiferente, përballë këtij fakti. Ne kemi në dorëtë ndryshojmë politikën. Ne kemi në dorë të ndryshojmë ekonominë.
Ne kemi në dorë të ndërtojmë shtetin. Pjesëmarrja aktive në debatin dhe në jetën politike, në konkurrimin politikdhe pastaj nëqeverisje dhe administrim ështëzgjedhja më e mirë e situatës qëka vendi”, tha ai.
Duke rikujtuar anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, Mediu u shpreh i bindur se edhe brenda 4 viteve të ardhshme, Shqipëria do të bëhet vend anëtar i BE-së.
“Duke vendosur si prioritet disa çështje, të cilat janë thelbësore dhe në interesin tonë, në radhë të parë kombëtar, pastaj për të vazhduar në mundësinë për ta bërë Shqipërinë Europiane dhe kam bindjen që në qoftë se do bëjmë reformat e duhura në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, reformat ekonomike, mbështetjen e biznesit, punësimin, zhvillimin e infrastrukturës, sektorët arsimorë, sektorin e shëndetësisë, të energjitikës, ne kemi shanset dhe mundësitë që brenda 4 viteve të bëhemi vend anëtar i Bashkimit Europian, ashtu siç u bëmë në 2005-ën brenda 4 viteve, vend anëtar i NATO-s.”
Cfare do ti Mediu.Rrogen e deputetit e merr edhe pse nuk je atje.MOS do gje demontim armesh si GERDECIN?
Ore ky Fatja kujtohet nje here ne 4 vjet te na tregoje se jeton edhe ky. Pasi behet deputet me votat e PD nuk ndjehet, sa hapet fushata elektorale zgjohet edhe ky.
Kur e ndjen varferine edhe ti vajmedet per popullin e thjesht.
Medi .Po qenke keq ne Shqiperi shko te jetosh ne Texas ku ke investuar me parat e Gerdecit .
Duhet të kesh bërë ndonjë mëkat mor bukurosh, prandaj ndjehesh i kërcënuar. Por do të vijë dita e gjyqit edhe për ty.
medi i mbarove leket egerdecit dhe dote behesh prap minister qe te besh nje gerdec tjeter de mos jesh me i varfer
Ky eshte miza ne byth t’kalit opozitar
Na keput shpirtin o Mediiiii, aman te keqen nena!
T’u mbaruan edhe parate e Gerdecit?!
Po c’i bere gjithe ato para, po ishin shume more djale!
Mos m’u ligeshto se do te te ndihmoje, te pakten te kesh per te ngrene, o bir.
Do kerkojme ndihmen e Zenit se atij nuk i kane mbaruar, po i shtohen dita dites, shpresojme ta leshoj doren per ty se… Nderi lahet me nder.